Shumë qytete pa energjie elektrike

Shkak janë bërë remontet që po bëhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).
“OST do të stakojë linjën 220 kilovolt Tiranë-Rrashbull dhe linjën 110 kilovolt Ballsh-Memaliaj, duke ndikuar në furnizimin me energji elektrike disa zona të vendit, si pasojë e këtij remonti”, bën me dije CEZ-i.
Nga kjo ndërprerje do të mbeten pa energji rrethinat e Durrësit, Kavajës, Rrogozhina, Fieri, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Tepelena dhe Memaliaj.
Sipas CEZ shpërndarje, energjia do të mungojë për 9 orë gjatë kësaj të enjteje. Gjithashtu pritet ndërhyrje edhe në nënstacionin e ri 400 kilovolt, me anë të të cilit synohet përmirësimi i furnizimit me energji elektrike për qytetarët.
2010-12-16 10:53
[