Shumë sirianë po kërkojnë një zonë Ndalim-Fluturimi. A duhet t’i marrim seriozisht?
Arritjet dhe dështimet e një misioni perëndimor në “rrugë ajrore”, mund të jenë të vështira për tu parashikuar, por ajo çka ndjell një lloj çudie është interesi në rritje i disa prej protestuesve sirianë.
Javën e kaluar, aktivistët e opozitës siriane ranë dakord për “temën” e tyre të zakonshme, protestat e fundjavës: “NO-Fly Zone”, përsa i përket të premtes. Megjithatë, protestat në të gjithë rrugët e Sirisë ishin të prerë, përsa i përket kërkesave të tyre. Protestuesit në Homs-i “bërtitën” komunitetit ndërkombëtar, “O Allah, O Siri, ne duam një zonë ndalim fluturimi”, ndërsa të tjerët në Damask thërrisnin, “njerëzit duan ndalimin me ligj për fluturimet”. Disa “simbole” e “gjeste” në qytetin Homs linin të kuptohej se: “Një zonë ndalim-fluturimi është një kërkesë legjitime për Homs”, ose thjesht e përshkruanin këtë kërkesë duke përdorur një simbol universal të një avioni të rrethuar nga një rreth dhe i “goditur” nga një shigjetë e kuqe. Pikërisht të premten e ndalim fluturimit, forcat qeveritare të sigurisë vranë rreth dyzet e katër protestues të anti-regjimit, pjesën më të madhe në një ditë të vetme, që nga 6 Maji i 2011. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, mbi 3.000 vetë janë vrarë që nga fillimet e kryengritjes, rreth gjysmës së dytë të muajit mars. Ajo që vihet re është se: asnjë nga protestuesit paqësorë nuk është vrarë apo plagosur nga forcat ajrore. Kërkesat për një zonë ndalim fluturimi në rang ndërkombëtar (NFZ) mbi Sirinë kanë rezultuar të mistershme dhe pa një rrugëdalje, të paktën për momentin, sepse, siç kam theksuar edhe më parë, nuk po arrihet asgjë për të mbrojtur civilët që vdesin nëpër qytete, nga ushtarët në terren, tanket, artileritë e vogla dhe snajperët.
Megjithatë, deklaratat e fundit nga grupet anti-regjim kanë pasqyruar më tej në atë që ata besojnë; se një NFZ mund t’i “sjellë” Sirisë lirinë. Sidomos, këto përfshijnë efekte dytësore, pa patur lidhje me misionin specifik ushtarake të një NFZ: ndalimin e avionëve mbi një zonë të caktuar gjeografike. Grupi opozitar i Revolucionit Sirian i vitit 2011, deklaroi në faqen e tij të Facebook-ut se: “Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të imponuar një zonë ndalim fluturimi mbi Siri”.
Malik al-Abdeh, një “figurë” e opozitës me qendër në Londër shtoi se, “Njerëzit duan të paktën një lloj zone ndalim-fluturimit që legjitimon një kryengritje të armatosur kundër Bashar-it, ose ndoshta ndonjë lloj tjetër ndërhyrjeje që do të inkurajojë njerëzit” të hidhen në sulm”. Salih al-Hamawi i Komisionit të Përgjithshëm për Revolucionit sirian, i tha Al Jazeera-ës: “Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar të përmbushë të drejtën tonë për të zbatuar ligjin që u implimentua në Libi dy javë pas shpërthimit të revolucionit dhe ne ngremë zërin në zbatimin e së drejtës ndërkombëtare. Nëse ligji ndërkombëtar parashikon një zonë ndalim fluturimi,atëherë ne kërkojmë d atë me domosdoshmëri”. Muhamedi Sarmini i Këshillit Kombëtar sirian, i tha Al-Sharq al-Awsat, se “qëllimi kryesor i thirrjes për një zonë ndalim fluturimi, është për të siguruar mbrojtje për civilët, pasi është vërtetuar me se miri se regjimi po përdor avionë luftarakë për të shtypur demonstruesit”. (.. Duke e përsëritur, se nuk ka prova që aeroplanët e Sirisë janë përdorur në këtë mënyrë.
Kanë ekzistuar shumë pak raste kur helikopterë janë përdorur kundër protestuesve civilë), tha Sarmini duke shtuar: “imponimi i një zonë të tillë do të sjellë përfitimet e veta, në drejtim të bllokimit të regjimit dhe kufizimin e lëvizjeve të tij ... Ajo do të japë një mundësi për dezertimet në degët e ndryshme të ushtrisë, veçanërisht duke marrë parasysh informatat se shumë anëtarë dëshirojnë të dezertojnë, por kanë frikë se për shkak të këtyre qëndrimeve do të bombardohen nga avionët ushtarake”. Në një përmbledhje të shkurtër dhe sipas thënieve të aktivistëve anti-regjim, një NFZ mbi Siri do të mbrojë grupet e armatosura opozitare; do të japë legjitimitet ndërkombëtar për një kryengritje të armatosur duke inkurajuar kështu dezertimet nga forcat e sigurisë të regjimit dhe duke rezultuar në përmbushjen e përgjegjësive të komunitetit ndërkombëtar, që nga momenti kur Libisë së anti - regjimit i është plotësuar kërkesa për NFZ. Ka shumë gjasa që të gjithë, ose disa prej objektivave, do të përmbushen nga një NFZ e mandatuar ndërkombëtarisht mbi Siri. Në të vërtetë, këto objektiva me siguri do të kërkojnë një angazhim shumë më të madh të forcës ushtarake, duke përfshirë këtu jo vetëm sulmet ajrore, por edhe përgjegjësit që kontrollojnë bombat e komanduara ajrore. Përveç Sirisë, grupet e anti-regjimit në Darfur, Sudanin e Jugut, Somali dhe Libi kanë kërkuar NFZ nga bashkësia ndërkombëtare, sepse ata apelojnë në drejtim të audiencave të shumta.
Forca e ndërhyrjes e “ faturuar fillimisht me kosto të ulët” mund të përpiqet të detyrojë” një regjim në shënjestër” për të ndryshuar sjelljen e tij, duke u bazuar në kërcënimin e shkallëzimit.
Ndërkohë, grupet e opozitës mund të mbajë pronësinë e rezistencës duke pohuar se ata i kundërshtojnë ndërhyrjet e huaja ushtarake. Pavarësisht nga numri në rritje i të vdekurve, nuk ka gjasa që bashkësia ndërkombëtare të kryeje një ndërhyje ushtarake në Siri. Sot, në orët e para të mëngjesit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen po udhëtonte në Tripoli; u pyet nëse aleanca do të ushtrojë një NFZ mbi Siri. Ai u përgjigj: “Kjo është një mundësi e përjashtuar tërësisht nga ne dhe ne nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë në Siri”. Kështu që, tani për tani kërkesat e protestuesve do të injorohen. Por, duke marrë parasysh se sa shpejt gjërat mund të ndryshojë, bashkësia ndërkombëtare duhet ti analizojë më thellë kërkesat operacionale dhe objektivat reale të një NFZ-je mbi Siri.