Shumë të vërteta për shqiptarët
Romani “BALKAN CAESAR” nga Peter Lucas
Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë luftës së ftohtë deri më 1990, shumë shqiptaro-amerikanë, kryesisht ish-emigrantë ekonomikë të fillim shek. XX, kishin një mendim ndryshe nga ai i të arratisurve nga regjimi i Hoxhës. Këta shqiptarë besonin se popujt nën komunizëm vuanin, sepse kishin aq shumë vite në Amerikë, sa të ishin në gjendje ta bënin dallimin. Por ishte mungesa e empathisë (pasi shumë prej tyre kurrë nuk kishin përjetuar përndjekje politike), çka i bënte të dyshonin se shqiptari mund ta trajtonte shqiptarin shtazërisht vetëm pse mendonte ndryshe. Ata, po ashtu, ishin të bindur se E. Hoxha ishte një çlirimtar dhe se krime, si ato që dëgjonin, mund të ndodhnin vetëm në Bashkimin Sovjetik, Bullgari, Rumani apo në çdo vend tjetër komunist, por jo në Shqipëri. Vetëm kur komunizmi ra dhe Shqiperia u hap, shumë prej tyre u njohën me të vërtetën e së vërtetës, ose filluan ta pranonin atë dhe u kthyen për t’u dhënë të drejtë të ikurve, atyre që i kishin cilësuar “tradhëtarë”. Një përforcues i kësaj të vërtete është edhe libri “Balkan Caesar” i shkrimtarit Peter Lukas, i cili gjithashtu ndihmon për ndarjen e atdhetarizmit nga ideologjia, zhveshjen nga romantizmi, por edhe nga ngjyrat bardhezi. Peter Lukas është një figurë e njohur e gazetarisë amerikane, gjithashtu shkrimtar. Ai është bir emigrantësh shqiptarë, që u vendosën në shtetin Masachusets, aty nga fillimi i shekullit XX.
Astrit LULUSHI (SHBA)
Peter Lukas është një figurë e njohur e gazetarisë amerikane, gjithashtu shkrimtar. Në shumë dekada ka punuar për gazeta me emër, si Boston Globe e Boston Herald. Ai është bir emigrantësh shqiptarë, që u vendosën në shtetin Masachusets, aty nga fillimi i shekullit XX.
Sulmi japonez në Pearl Harbor, dhjetor 1941, e detyroi SHBA-në të hynte në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë kësaj lufte, në radhët e ushtrisë amerikane shërbyen edhe shumë shqiptarë. Karakterin e njërit prej tyre sjell Peter Lukas në romanin e shkruar në anglish “Balkan Caesar”. Nëpërmjet tij, lexuesi njihet me protagonistë të tjerë, me jetën, ngjarjet dhe rrethanat që i bënë ata të tillë.
Më 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, ndërsa më 1941 filluan të ndjeheshin krismat e para të organizuara kundër këtij pushtimi; ky është trajtimi që komunistët i bënë historisë për periudhën ’41 - 44. Kuptohet se, nën një diktaturë, kjo histori u sfidua vetëm nga heshtja dhe mendja e mbyllur; kusht për mbijetesë, gënjeshtër e tirani.
"Balkan Caesar", padyshim, është një roman historik, megjithëse që në hapje të librit, Lukas thotë se “çdo ngjarje, person a emër që ndeshet në libër përkon vetëm rastësisht”. Kjo thënie standarte përdoret shpesh, sepse kështu shkrimtari i lejon vetes të shprehet lirshëm, për hir të formës artistike dhe, në disa raste, për hir të së vërtetës. Në këtë mënyrë libri bëhet tërheqës, por edhe autori u shmanget sulmeve nga rrethe të ndryshme, ose nga persona apo të afërmit e atyre që “rastësisht” mund të “njëtësohen”.
* * *
Që në kapitullin e parë, Lukas krijon skenën, ku do të zhvillohen ngjarjet e romanit dhe ku lufta vëllavrasëse e intrigat zënë vend:
“…. një nga personat e armatosur, më shtatlart se të tjerët, doli nga vendi ku ishte fshehur, iu afrua trupit të të vrarit dhe hodhi mbi të një letër ku ishte shkruar vetëm një fjalë: HOXHA”.(Fq. 17)
I vrari ishte ushtar italian, arbëresh, ndërsa komandanti i grupit të armatosur ishte Enver Hoxha. Lukas e vendos këtë ngjarje në gusht 1941, në Pezë, si për të paralajmëruar, nga një tjetër kënd, fillimin e luftës së shqiptarëve kundër njëri-tjetrit, një luftë plot viktima jo vetëm fizike, por edhe shpirtërore.
Pastaj, Lukas kalon në një ngjarje krejt ndryshe, por njësoj domethënëse. Më 1941, një djalë i ri paraqitet vullnetarisht në zyrën e rekrutimit ushtarak në Boston. Ky ishte 22 vjeçari Tom Stevens, një tjetër shqiptar nga përtej oqeanit, bir i një familjeje emigrantësh nga Korça. Lindur në Amerikë, ai kurrë nuk kishte qenë në Shqipëri, por shqipen e fliste mjaft mirë; prindërit ishin kujdesur për këtë.
Fakti që ai fliste dialektin tosk, tërhoqi vemendjen e Zyrës së Shërbimeve Startegjike – OSS, organizatë elitë kundërzbulimi, paraardhëse e CIA-s. Në planet e kësaj zyre ishte edhe dërgimi i agjentëve përtej vijave të frontit, për mbledhje informatash dhe për të nxitur luftën kundër nazizmit. Për këtë arsye, Tom Stevens i nënshtrohet një stërvitjeje intensive, veçanërisht psikolgjike.
Gjatë këtij kursi, nëpërmjet fotografive e imazheve filmike, ai njihet me personat që do t’i duhet të shoqërohet për disa vite, përfshi Hoxhën, Shehun, Pezën, Fajën, Kapon, Xoxin e shumë të tjerë. OSS e dinte se dërgimi i agjentëve në radhët e partizanëve i ngjante "marrëveshjes me djallin", por veprimi shihej i domosdoshëm, pasi komunistët ua kishin mbyllur rrugën misioneve britanike, me pretekstin se ata ndihmonin Legalitetin e Ballin Kombetar. Detyra e Stevensit ishte që të arrinte për t´u vendosur pranë Shtabit të përgjithëm të nacional-çlirimtares, për të fituar besimin e Hoxhës, si dhe për të dërguar informata rreth gjendjes së forcave naziste në Shqipëri dhe rolit që luanin sovjetikët.
Më 1943, bashkë me grupin e tij, Stevens zbarkon fshehurazi në Sarandë. Prej këndej, autori Peter Lukas përshkruan veprimtarinë e këtij “ushtaraku të parë amerikan në tokën shqiptare”. Por krahas, e njeh gjithashtu lexuesin me figura, karaktere e ngjarje të njohura, të fshehura, të panjohura, të mira, të këqia, të shëmtuara, tronditëse, zhgënjyese, të hidhura, por më pranë të vërtetës historike, si kurrë ndonjëherë.
* * *
Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë luftës së ftohtë deri më 1990, shumë shqiptaro-amerikanë, kryesisht ish-emigrantë ekonomikë të fillim shek. XX, kishin një mendim ndryshe nga ai i të arratisurve nga regjimi i Hoxhës. Këta shqiptarë besonin se popujt nën komunizëm vuanin, sepse kishin aq shumë vite në Amerikë, sa të ishin në gjendje ta bënin dallimin. Por ishte mungesa e empathisë (pasi shumë prej tyre kurrë nuk kishin përjetuar përndjekje politike), çka i bënte të dyshonin se shqiptari mund ta trajtonte shqiptarin shtazërisht vetëm pse mendonte ndryshe. Ata, po ashtu, ishin të bindur se E. Hoxha ishte një çlirimtar dhe se krime, si ato që dëgjonin, mund të ndodhnin vetëm në Bashkimin Sovjetik, Bullgari, Rumani apo në çdo vend tjetër komunist, por jo në Shqipëri.
Vetëm kur komunizmi ra dhe Shqiperia u hap, shumë prej tyre u njohën me të vërtetën e së vërtetës, ose filluan ta pranonin atë dhe u kthyen për t’u dhënë të drejtë të ikurve, atyre që i kishin cilësuar “tradhëtarë”.
Një përforcues i kësaj të vërtete është edhe libri “Balkan Caesar” i shkrimtarit Peter Lukas, i cili gjithashtu ndihmon për ndarjen e atdhetarizmit nga ideologjia, zhveshjen nga romantizmi, por edhe nga ngjyrat bardhezi.
4 Maj 2009