E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumi sulmon Ferrarin: Alonso më pengoi

Polemika Piloti i Mercedes GP pretendon se spanjolli i preu rrugën gjatë xhiros së shpejtë kualifikuese

Në fund të provave zyrtare të çmimit të Madh të Australisë, Mikael Shumaker është shfaqur mjaft i acaruar me Fernando Alonson. Shtatë herë kampioni i botës ka dalë nga njëvendëshja e tij dhe është vërsulur drejt spanjollit të Ferrarit, i cili ndodhej ende në makinë me kaskën në kokë: “çfarë janë këto që bën?”. Më pas, dy pilotët kanë ndaluar dhe biseduan. Në këtë mënyrë, regjistrohet zyrtarisht shkëndija e parë ndërmjet ish-kampionit të “kokëkuqes” dhe skuadrës së tij të vjetër. Arsyeja përse Shumaker është shfaqur kaq i bezdisur ishte se sipas gjermanit, Alonso e ka penguar gjatë xhiros së shpejtë. Megjithatë, komisarët e pistës i analizuan me kujdes pamjet filmike dhe vendosën që Fernando nuk kishte bërë asnjë parregullsi.

Më pas, për gazetarët, Shumi ka shpjeguar ngjarjen: “E pyeta nëse nuk e kishin lajmëruar nëpërmjet radios që unë po i afrohesha me shpejtësi. Në mbledhjen e djeshme me pilotët, u diskutua që në raste të tilla skuadrat duhej t’i lajmëronin pilotët gjatë momenteve të tilla”. Më parë, Shumaker kishte protestuar edhe te delegati teknik, çarli Uajting, për të analizuar rregulloren dhe ta sinjalizonte se edhe gjatë seksionit të dytë kualifikues, ishte penguar nga Luis Hemilton. Por, drejtuesit e garës nuk morën asnjë masë ndëshkimore për Hemilton dhe Masën.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›