E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Të rikthehet Nano në krye të partisë

Deklarata

Një nga përfaqësuesit e grupit kundërshtar të Ramës kërkoi rikthimin e Fatos Nanos në krye të PS-së. Anëtari i Asamblesë, Ylli Manjani, deklaroi dje për mediat, se pas debateve në Asamblenë Kombëtare, Partia Socialiste duhet të drejtohet nga ish-kreu i saj, Fatos Nano. Manjani ka thënë se rikthimi i tij, do të ishte zgjidhja më e mirë për Partinë Socialiste, “sepse standardet që ai vendosi në këtë parti ishin më të mirat, si në statut dhe në drejtimin e partisë”. Manjani braktisi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke kundërshtuar strategjinë e prezantuar nga kryetari Rama. Manjani u shpreh se kreu aktual i partisë, Rama, nuk përfaqëson interesat e PS-së. Ai gjithashtu ka deklaruar se PS-ja duhet t’u kërkojë falje komisionerëve, pasi ka hedhur prej 6 muajsh vrer kundër tyre për humbjen e zgjedhjeve.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›