E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau bashkëshortin, përfiton 90 ditë ulje dënimi

Gjykatë

Gjykata e Tiranës i ka ulur dënimin tre muaj Fatime Xhafës e cila ka vrarë bashkëshortin e saj në vitin 2006. Për këtë ngjarje vuan dënimin në burgun e grave 325 në Tiranë, ndërsa veprën penale e ka kryer në fshatin Pobrat të Beratit. Disa herë ka kërkuar që që ti ulët dënimi, kj edhe për shkak të gjendjes jo të mirë dhëndetësore. E dënuara është mbi 60-vjeçe dhe e ka vrarë bashkëshortin për shkak se ai e dhunonte sistematikisht. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës thotë se ulja e dënimit në masën e 90 ditëve ka ardhur si pasojë e sjelljes së mirë të Xhafës. Në gjykatë ka mbërritur edhe një raport nga burgu 325 ku thuhej se e burgosura ka një sjellje shembullore si dhe është angazhuar në veprimtaritë kulturore e artistike. Si ëprfundim, gjyqtari Kreshnik Omari vendosi: “uljen në masën 90 ditë të dënimit për të dënuarën Fatime Xhafa. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim sipas ligjit”. Në 26 janar të vitit 2006, Fatime Xhafa, 62 vjeçe, vrau në fshatin Pobrat të rrethit të Beratit bashkëshortin e saj, Meçan Xhafa, 65 vjeç, pasi ky i fundit ushtronte ndaj saj dhunë sistematike.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›