Shuster: Reali, një test për K. Ronaldon
Trajneri i Realit të Madridit, Bernd Shuster, ka insistuar se transferimi i Kristiano Ronaldos te kjo skuadër nuk do të shkaktonte probleme në klub, por beson se "interesimi mediatik" do të ishte një test i mirëfilltë për lojtarin. Një pjesë e fansave dhe mediave në kryeqytetin spanjoll kanë shprehur gjatë javëve të fundit shqetësimin se blerja e yllit portugez të Mançester Junajtid mund të rikthejë ditët e epokës së "galaktikëve". Kjo strategji e filluar në vitin 2000 nga Florentino Perez me blerjen e Luis Figos, kishte të bënte vetëm me blerjen e futbollistëve shumë të njohur, por duke sjellë si pasojë trazira në skuadër. Megjithëse Shuster ka refuzuar teori të tilla, ai e pranoi se kureshtja e mediave që do të rrethonte këtë transferim të bujshëm mund të kishte një efekt negativ te lojtari.
Gazeta "AS", në një intervistë me Shusterin, pyeti nëse blerja e mesfushorit portugez mund të krijonte probleme në skuadër. "Aspak. Këtu ai do të rreshtohej përkrah kampionëve të botës si Fabio Kanavaro, lojtarëve të rëndësishëm si Raul, Guti, Van Nistelroi, Pepe dhe Hainze. Në këtë skuadër djaloshi nuk do të krijonte probleme. Por unë shoh që kjo gjë mund t‘i krijojë probleme atij", deklaroi Shuster. Trajneri gjerman la të kuptohet se ndërhyrjet e mediave në Spanjë do të ishin ndryshe nga ato me të cilat Kristiano Ronaldo ishte mësuar në Angli. Më pas ai e krahasoi impaktin e transferimit të portugezit me atë të Devid Bekam, që iu bashkua Realit në vitin 2003, duke u larguar pikërisht nga Mançester Junajtid.
"Shpërthimi mediatik do të ishte një problem. Për tifozët, ky transferim do të ishte i jashtëzakonshëm, i barabartë me atë që ndodhi kur Bekam erdhi këtu. Këtu nuk është si në Angli dhe ndryshimi do të ndikojë tek ai. Ne duhet të tregohemi të zgjuar dhe të zgjidhim këtë situatë për djaloshin", vijoi Shuster. Për sa i përket fushës së lojës, trajneri nuk sheh probleme me adaptimin e yllit portugez, ndërsa shtoi se eksperienca në Angli e kishte ndihmuar atë të bëhej një lojtar edhe më i mirë. "Ai është një futbollist të cilit i pëlqen loja në grup. Mënyra angleze e lojës ka qenë një edukim perfekt për një lojtar që ka aftësi individuale të jashtëzakonshme. Atje ai ka mësuar t‘i gëzohet futbollit të tij si një profesionist i vërtetë. Kjo do të thotë se ne do të merrnim një Kristiano Ronaldo, i cili do të vinte këtu duke njohur gjithçka". Megjithatë, Shuster ka qartësuar se pavarësisht dëshirës së mirë për të pasur në përbërje yllin portugez për sezonin e ardhshëm, ai do të dëshironte që në merkato të kërkoheshin edhe lojtarë të tjerë, duke filluar nga Aleksander Hleb. "Nuk ka dyshime që Kristiano Ronaldo do të na ndihmonte në mënyra të ndryshme, por ne nuk duhet të ndalemi vetëm me të. Ai do të jetë i kushtueshëm dhe ne do të na duhet të shpenzojmë një shumë të madhe. Por na duhen më shumë lojtarë, pasi vetëm ai nuk na mjafton. Për disa muaj me radhë ne kishim një plan dhe e dinim se çfarë kërkonim, por tani Hleb është shtuar në këtë plan. Nuk e dinim që mund të largohej nga Arsenali. Ka edhe lojtarë të tjerë që na interesojnë, por kjo çështja e Kristiano Ronaldos na ka ngadalësuar, pasi ai është një prioritet për klubin", përfundoi Shuster.