E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shyqyr që u largua Capello

Selektor i ri, jetë e re për Micah Richards, i cili është ftuar për miqësoren ndaj Holandës.

Me Fabio Capellon, mbrojtësi i Manchester Cityt e kishte shikuar Kombëtaren angleze vetëm nga tribunat.

“Nuk e di se për çfarë motivi Capello nuk ma jepte rastin. Nëse zëvendësuesi i tij do ma japë mundësinë, do të jem i lumtur. Për një lojtar, veshja e fanellës së Kombëtares është një gjë e bukur. Besoja se do ta kem një rast, sidomos për faktin se me Cityn po luajmë mirë. Por, Capellos i pëlqenin Glen Johnson e Kyle Walker, kështu që mua nuk më jepte arsye. Largimi i tij ma shpëtoi karrierën”, tha Richards.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›