E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika e Irlandës – Kroacia (20:45)

Republika e Irlandës pritet t’i ketë gati dy prej futbollistëve kryesorë, portierin Shay Given dhe mbrojtësin John O’Shea për ndeshjen e tyre të parë në Euro 2012, kundër Kroacisë, në kuadër të Grupit C.

Megjithatë, selektori Giovanni Trapattoni duhet të vendosë nëse të inkuadrojë pesë mesfushorë, ose të përcaktohet për një partner të sulmuesit Robbie Keane. Kurse, selektori i Kroacisë, Slaven Bilic nuk do ta ketë në dispozicion të lënduarin Ivica Olic, i cili është kthyer në shtëpi.

Në vend të tij, pritet të luaj sulmuesi në formë, Nikica Jelavic. Qendërmbrojtësi Dejan Lovren dhe mesfushori Ivi Ilicevic do të mungojnë për shkak të lëndimeve, por mbrojtësi Vedran Corluka pritet të jetë në dispozicion nga fillimi.

Republika e Irlandës ka bilanc pozitiv në përballje me Kroacinë. Nga gjashtë ndeshje mes tyre, Kroacia ka fituar vetëm një, humbi dy herë dhe barazoi tri herë.

Formacionet e mundshme:

Republika e Irlandws: Given, O'Shea, Dunne, St Ledger, Ward, Duff, Whelan, Andrews, McGeady,Long, Keane

Kroacia: Pletikosa, Corluka, Schildenfeld, Simunic, Strinic, Srna, Modric, Rakitic, Pranjic, Mandzukic, Jelavic

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›