E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnesty International kërkon “drejtësi”

Grupi Amnesty International u ka bërë thirrje Rusisë, Kinës dhe SHBA-së , që t’i bashkohen Gjykatës Ndërkombëtare Penale, që është e vetmja gjykatë e përhershme e pavarur me autoritet për procese lidhur me gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Në raportin vjetor “Gjendja e të drejtave të njeriut në Botë”, të publikuar dje, AI, po ashtu i ka bërë ftesë Indisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë, për ta pranuar gjykatën.

Klaudio Kordone nga kjo organizatë, tha se drejtësia shpeshherë mbetet e mangët, pasi shumë qeveri, vazhdojnë ta mbajnë vetveten mbi ligj ose për t’i mbrojtur aleatët politikë, që të mos i dorëzojnë ata që të ballafaqohen me proces në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, rrethana këto, që krijojnë atë që ai e quajti “mangësi globale të drejtësisë”.

“Qeveritë e fuqishme, përkundër retorikës së tyre, ato shpesh flasin për rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe luftimin e mos-dënimit, por kur vjen momenti vendimtar, atëherë ato zbatojnë standarde të dyfishta”, tha Klaudio Kordone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›