E Diel, 1 Nëntor 2026

Si dhe kur u fshinë pamjet e kamerave të kryeministrisë

 Flamur Vezaj

Specialisti i IT-së pranë Këshillit të Ministrave, Armando Kasa ka kopjuar dhe fshirë të gjitha materialet filmike të regjistruara në serverin qendror nga 11 kamerat e sigurisë ditën e demonstratës së 21 Janarit 2011. Ky fakt është provuar edhe nga Byroja Federale e Hetimit, konkretisht laboratori i provave dixhitale, ku është konstatuar kopjimi dhe fshirja e tyre me anë të formatimit të të gjithë serverit rreth mesnatës së datës 22 Janar.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së sigurisë, që Shekulli e ka siguruar mësohet se mbrëmjen e datës 21 Janar 2011, hetuesit e çështjes teksa po mblidhnin gëzhojat e plumbave në oborrin e kryeministrisë, i kanë kërkuar verbalisht Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, që të ruajë të pa prekur regjistrimet vizive të sistemit të kamerave të sigurisë që ndodhen në ndërtesën e kryeministrisë. Ky urdhër verbal, është dërguar me shkrim më datë 26 Janar 2011, duke kërkuar që Gjergj Lezhja ti vërë në dispozicion prokurorisë një kopje të filmimeve. Më shumë se tre javë më pas, pamjet nuk i ishin dorëzuar prokurorisë, e cila ka bërë një kërkesë të dytë më datë 15 Shkurt 2011. Pas kësaj shkrese, me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave prokuroria është njoftuar se sistemi i kamerave të sigurisë ishte jashtë funksionit që prej fundit të 2009.

Por, me ardhjen e prokurorit amerikanë, hetuesit e çështjes e kanë njoftuar se Këshilli i Ministrave nuk i kishte vënë në dispozicion kamerat e sigurisë, çka më datë 4 Mars 2011 me ndërhyrjen e këtij prokurori, është bërë sekuestrimi i serverit (Digital Disk Recorder, DDR-së). Ky server iu nënshtruar ekzaminimit teknik nga ekspertët e Drejtorisë së Policisë Shkencore, ku veç të tjerave në raportin e tyre evidentuan se kësaj pajisje që nga data 1 Janar deri më 4 Mars 2011 i është bërë formatimi i memories (Hard diskut) përkatësisht me datë 21 Janar 2011 në ora 12:14 minuta, më datë 22 Janar 2011 në ora 00:51 minuta dhe më 28 Shkurt 2011 ora 12:10 minuta.

Përveç këtij konstatimi, ekspertët shqiptar arritën në konkluzion se me datë 21 Janar 2011 në ora 19:24 minuta dhe 19:36 minuta është realizuar kopjimi i të dhënave të regjistruara duke i kaluar në një pajisje të jashtme. Ky server i është nënshtruar edhe ekzaminimit nga agjentët e FBI-së të cilët kanë konstatuar të njëjtën gjë, vetëm duke specifikuar për çdo veprim që është kryer, por, që përfundimisht nuk arritën të rikuperojnë pamjet filmike. Nga verifikimi i regjistrit të hyrje daljeve, ka rezultuar se personi që ka qëndruar në kryeministri edhe pas orës 23:00 të natës është shtetasi nën hetim Armando Kasa. Ky i fundit, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se i ka kopjuar materialet dhe që ka formatuar më pas të gjithë serverin. Vetë Kasa nuk ka treguar emra konkret, se kush e kishte urdhëruar të kopjonte dhe formatonte të gjithë serverin që sipas prokurorisë, dyshohet se mund ta ketë urdhëruar vetë Komandanti i Gardës së Republikës.

Pajisja është formatuar manualisht në datat:

29.04.2010 ora 15:57 minuta;

30.04.2010 ora 13:33 minuta;

28.01.2011 ora 12:10 minuta;

24.05.2010 ora 10:59 minuta;

20.01.2011 ora 18:54 minuta;

21.01.2011 ora 12:14 minuta;

22.01.2011 ora 00:51 minuta

Më datat e mëposhtme janë kopjuar të dhënat, duke përdorur metodën kopjo të dhënat

28.01.2011 ora 18:15 minuta;

28.01.2011 ora 17:26 minuta;

28.01.2011 ora 17:24 minuta

21.01.2011 ora 21:34 minuta;

21.01.2011 ora 20:48 minuta

21.01.2011 ora 19:45 minuta

21.01.2011 ora 19:39 minuta

21.01.2011 ora 19:38 minuta

21.01.2011 ora 19:37 minuta

21.01.2011 ora 19:36 minuta

21.01.2011 ora 19:29 minuta

21.01.2011 ora 19:28 minuta

21.01.2011 ora 19:26 minuta

21.01.2011 ora 19:26 minuta

21.01.2011 ora 19:25 minuta

21.01.2011 ora 19:24 minuta

Tre të arrestuarit në prokurori

Komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, shoferi i tij personal Margarit Kume dhe inxhinier i kryeministrisë Armando Kasa janë thërritur dje në Prokurorinë e Tiranës ku janë marrë në pyetje përpara se të niseshin për zbatimin e masës së sigurisë arrest shtëpie. Ata nuk kanë pranuar që të japin shumë shpjegime përpara prokurorëve duke u mjaftuar me disa fjali të thata dhe duke pretenduar se do të flasin më gjatë në gjykatë.

Prendi: Do flas kur të shkoj në gjykatë

Ndrea Prendi, nuk pranoi të japë shpjegime për akuzat dhe përfundimin e akt-ekspertimit të FBI-së, duke u shprehur vetëm se ditën e demonstratës kam qëlluar në ajër dhe jo drejt turmës me pistoletë. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje këtu e një vit më parë, vetë Komandanti i Gardës së Republikës kishte mohuar në mënyrë kategorike se kishte qëlluar me armë. I pranishëm gjatë seancës së djeshme të marrjes në pyetje, ishte edhe avokati i tij mbrojtës Genc Gjokutaj, i cili ishte njëherazi avokati i të arrestuarit Agim Llupo, por që hoqi dorë në mbrojtjen e interesave ligjore të këtij të fundit. Vetë Prendi, gjatë takimit të djeshëm me prokurorët dhe oficerët e çështjes, nuk dha ndonjë shpjegim për akuzat, duke u njohur vetëm me vendimin e gjyqtarit të masës Shkëlqim Mustafaj.

Kume: Nuk di kush e ndërroi pistoletën

Shoferi i komandantit të Gardës, Margarit Kume, edhe ky para prokurorëve të çështjes nuk dha shumë shpjegime për akuzat, duke treguar vetëm faktin se pistoletën që kishte ishte e tija dhe nuk di se kush mund të këtë ndërhyrë në prishjen apo ndërrimin e tytës dhe gjilpërës.

Kasa: Unë i kopjova filmimet në kryeministri

Armando Kasa, specialist i IT-së pranë kryeministrisë, i pyetur dje në prokurori ka pranuar fakti se i kishte kopjuar materialet nga serveri qendror i kamerave të sigurisë, por, që ata nuk e di kush i ka marr më pas. Këtë kopjim dhe fshirje mësohet se e ka bërë me urdhër të Komandantit të Gardës së Republikës, tashmë i izoluar me masën e sigurisë arrest shtëpie.

Prokuroria: Shoferi Kume ndihmoi Prendin të fshehte provat

Margarit Kume, efektivi i Gardës së Republikës me detyrën e shoferit personal të Komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, ka ndihmuar këtë të fundit në manipulimin e armës që i solli vdekjen demonstruesit Faik Myrtaj. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës, referuar raportit të ekspertëve të Byrosë Federale të Hetimit (FBI-së), të cilët kanë konstatuar ndërrimin e tytës së armës së Kumes me atë të Prendit dhe dëmtimin mekanik të gjilpërës së pistoletës së këtij të fundit. Ky veprim, sipas prokurorisë, është bërë me vetëdije të plotë nga Komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi, i cili duke përfituar nga detyra që mbante, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me tytën e pistoletës së shoferit Margarit Kume. Njëkohësisht komandanti Prendi ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën goditëse të pistoletës së tij, duke pasur si synim që nëpërmjet dëmtimit të saj të bënte të pamundur që ekspertët të evidentonin se gëzhojat e gjetura në vendngjarje ishin qitur nga arma e tij,- theksoi kryeprokurorja Ina Rama në konferencën e djeshme. Nga ana tjetër, referuar materialit hetimor të organit të akuzës, që Shekulli disponon një kopje, mësohet se pistoleta e llojit Bereta9 mm me nr. P52796Z ishte marr nga depoja e armëve nga vetë komandanti Prendi, të cilën e kishte në përdorim prej vitesh. Ditën e demonstratës, konkretisht në orët e vona të natës, prokurorët kanë gjetur dhe sekuestruar në oborrin e kryeministrisë 14 gëzhoja të pistoletave, 3 të tipit Maka

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›