Si do te paguhen provimet e mbartura, ne baze te krediteve
Studentet qe mbartin provimet dhe nuk plotesojne numrin e duhur te kreditive, do te paguajne per vitin perserites mbi bazen e tyre. Kete e bejne te ditur specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Sipas tyre, nje student duhet te plotesoje numrin e 180 krediteve per tre vitet e para te studimeve bachelor, por ne perfundim te ciklit bachelor ne rast se studentet nuk i kane plotesuar kete numer kreditesh, ai do te paguaje vitin e ardhshem mbi bazen e krediteve qe ka mbartur. Keshtu specialistet bejne te ditur se tarifa vjetore e vitit akademik, do te perpjesetohet me numrin 60 te krediteve maksimale qe mbledh nje student ne nje vit dhe me pas, shuma qe del shumezohet me numrin e krediteve te mbartura. Kjo shume do te jete tarifa qe nje student do te paguaj per vitin perserites si ne ciklin e pare te studimeve ashtu edhe ne rast se eshte perserites ne studimet pasuniversitare. Sipas specialisteve ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, provimet qe mbart secili student jane kosto per institucionet e arsimit te larte. Ne keto shpenzime perfshihen rrogat e pedagogeve, faturat e ujit, energjise elektrike, investime ne mjete mesimore, infrastrukture, por edhe shpenzime te tjera qe lidhen me funksionimin e institucionit te larte, ndaj dhe eshte menduar qe studenti duhet te paguaje per te gjitha keto. Nderkaq per vitin e ardhshem akademik specialistet e MASH pohojne me siguri qe tarifat do te pesojne nje rritje prej 4% qe eshte niveli i inflacionit, nderkohe qe ende nuk eshte pergatitur udhezimi qe do te percaktoje tarifat e reja, qe pritet te kene ndryshime ne dege te caktuara mbi bazen e kerkesave te vete universiteteve. Sipas specialisteve te MASH jane drejtuesit e universiteteve ata qe propozojne tarifat e reja financiare per vitin e ardhshem akademik dhe keto propozime shqyrtohen nga Ministria e Arsimit, e cila vendos nese do te kete ose jo rritje tarifash. Skema aktuale mendohet se do te vazhdoje te funksionoje mbi bazen e te cilave pagesat e tarifave shkollore percaktohen ne baze te vendndodhjes se universitetit. Qe do te thote se do te vazhdojne te paguajne me shtrenjte studentet e universiteteve qendrore dhe me pak per institucionet periferike. Sakaq, tarifat do te jene ne varesi te ciklit te studimit, por edhe kerkeses, kjo do te percaktohet saktesisht me nje tjeter vendim.