BSH: Investimet e huaja mbeten te larta, bankat te parat Eglantina Nasi
Investimet e huaja direkte ne Shqiperi, edhe pse nuk kane shenuar nje rritje te dukshme gjate vitit te kaluar, mund te thuhet se paraqesin nje qendrueshmeri te tyre po te mendosh se shume vende te rajonit kane pesuar renie te menjehershme te tyre. Keshtu, gjate 2012-es, totali i treguesit te IHD-ve vazhdon te jete ne nivelin prej 750 milione eurosh, gati njesoj si ne vitin pararendes 2011, referuar te dhenave me te fundit te publikuara nga Banka e Shqiperise. Te cilat flasin nga ana tjeter, edhe per nje ulje te investimeve te kryera jashte vendit, krahasuar me nje vit me pare. Konkretisht, me nje nivel dales te tyre drejt vendeve te tjera, prej -18 milione eurosh nga -30 milione euro qe ky tregues ka rezultuar ne vitin e meparshem 2011. Gjithcka duket se flet per nje impakt pozitiv qe ka treguar vendi yne ndaj investimeve te huaja direkte. Ndersa sa i perket faktit se cilat jane llojet e aktiviteteve ekonomike ne Shqiperi, ku jane me shume te perqendruara investimet e huaja, te dhenat e ofruara nga Banka e Shqiperise tregojne se vendin e pare e mban sektori i ndermjetesimit monetar dhe financiar. Ne terma konkrete, sektori i bankave, duke zene nje fond prej 701 milione eurosh per vitin 2011. Dhe duke u pasuar me tej, me sektorin e industrise nxjerrese, e cila figuron per te njejten periudhe te marre ne analize nga ekspertet e BSH-se, me nje vlere investimesh te huaja direkte prej 630 milione eurosh, nga te cilat 559 figurojne te jene investuar ne menyre specifike, ne sektorin e nxjerrjes se mineraleve energjetike. Me tej, industria perpunuese eshte ajo qe ka thithur gjithashtu shume investime te huaja direke, me nje total ne vitin 2011 prej 473 milione eurosh. Per te vijuar me tej me sektore te tille si i transporteve, magazinimit dhe komunikacionit, qe zene ne total prej 391 milione eurosh ne formen e investimeve te huaja direkte gjate vitit 2011 etj. Nder te tjera, nje ze interesant qe paraqitet mes te dhenave te publikuara nga Banka e Shqiperise, lidhur me investimet e huaja direkte, eshte edhe ai i fitimit te ri-investuar ne Shqiperi, prej kompanive qe kane financuar per aktivitetin e tyre ekonomik ne vendin tone. Keshtu, ky tregues rezulton te jete ne vleren prej 770 milione eurosh,. Cka tregon se investitoret vazhdojne te tregojne besim ne klimen qe ekziston ne Shqiperi, duke preferuar qe te ardhurat qe nxjerrin ketu, t’i vene serish ne forme ri-investimi ketu, pa i nxjerre jashte vendit te tyre. Gje e cila vlen te thuhet sidomos per bankat, te cilat figurojne me nivele te larta fitimi dhe qe shfrytezohen serish per potencialet e aktivitetit te tyre ne vendin tone. Ne fund, nese do t’u referoheshim vendeve te cilat kryesojne investimet e huaja direkte ne Shqiperi, listimi i Bankes se Shqiperise tregon se e para eshte Kanadaja, me nje total te tyre prej 566 milione eurosh gjate vitit 2011. Pasuar me tej nga Greqia, me nje nivel prej 525 milione eurosh; Italia me 372 milione eurosh dhe Turqia me 282 milione te tilla. Cka tregon se vendet rajonale, mbeten kryesoret qe preferojne te sjellin kapitalet e tyre per te investuat ne ekonomine vendase.