Si doli fitues emri SHQIPTAR
“Çdo gjë që thuhet tani është thënë më parë, arsyeja që përsëritet është se ajo mund të jetë lënë në harresë, e mbuluar ose e papërfillur.”, Anonim
Astrit LUUSHI (SHBA)
1.
Arnaud apo Arnaut është emri me të cilin shqiptarët njihen nga turqit, duke filluar që nga periudha e Mesjetës. Ky emër shumë është përmendur dhe për prejardhjen e tij është thënë se nuk ka nevojë për vërtetim, se ai lindi me ardhjen e osmanllinjëve në trojet shqiptare dhe vetëm kaq.
Eqrem Çabej thotë se ‘nga aspektet e ndryshme të një fjale, me rëndësi themelore për etimologjinë është historia e saj, sepse me sqarimin e kësaj ane përmbushen shumë herë edhe kushtet për konstatimin e burimit të fjalës. Për të ndriçuar anën historike të fjalës, para së gjithash duhet që në kushtet e veçanta të shqipes, me traditën e vonë të shkrimit të saj, për një fjalë që të dokumentohet, të ndiqet zhvillimi që ka kryer nëpër kohë, duhet nisur me vendin e veprës ku shfaqet për herë të parë edhe duke caktuar trajtën dhe kuptimin me të cilën paraqitet aty." Pra, për të lejuar krijimin e një pasqyrimi të qartë të fjalës “Arnaud”, për të shkuar te burimi i mirëfilltë i saj, nevojitet një zhvendosje shume prapa në kohe dhe larg trojeve ballkanike.
2.
Në fillim të viteve 700 të erës sone, Franca jugore dhe Katalania në Spanjën veriore ishin përfshirë nga luftra civile, pushtime e kaos. Kjo periudhë zgjati afro një shekull; autoriteti mbretëror pushoi së ekzistuari dhe pushteti kaloi në duart e familjeve apo klaneve, që dolën të fuqishme nga kjo periudhë. Si rrjedhim, aty nga fillimi i shekullit IX në Akuitainen perëndimore, Konti Ermenon i Poitous dhe vëllai i tij Turpio, kont i Angulemës, kishin krijuar principatat e tyre. Konti Ermenon mori më pas edhe kontrollin e krahinës Perigord, ku u martua me motrën e Sançezit, duka i Gaskonisë. Nga kjo martesë lindi një djalë, që ata ia vunë emrin Arnaud. Ishte viti 838.
Përdorimi i emrit Arnoud nga një derë fisnikësh lë të kuptohet se ai mund të jetë përdorur edhe para viteve 800. Në fakt, emri “Arnulf” nga i cili rrjedh edhe “Arnaud”, ndeshet qysh në shekullin V-VI, kur flitet për një Shën Arnulf, burrë shteti, strateg ushtarak, kryepeshkop i Mentzit, dhe më pas shenjëtor i Kishës Katolike. Pra është një e vërtetë historike se, që në shekujt V-VI emri Arnaud del diku midis Francës e Spanjës dhe papritur, pas shumë shekujsh, në vitet 1400 shfaqet në Ballkan nëpërmejt pushtuesve osmanë.
Është thëna se turqit e morën fjalën “arnaud” nga grekët, të cilët e quanin fqinjin e tyre verior “arvanit”. Por që emri “arvanit” të pësonte ndryshime duke u shndërruar në “arnaud”, për këtë me siguri do të duhej një periudhë më e gjatë kontakti midis turqve dhe grekëve, para se turqit të binin në kontakt me arvanitët (shqiptarët). Këtu duhet patur parasysh edhe karakteristika e turqishtes, e cila fjalët e huazuara nga greqishtja, veçanërisht emrat e vendeve, vazhdon t’i ruajë edhe sot thuajse të pandryshueshëm. Rrjedhimisht, mund të thuhet se emrin “arnaud” ka gjasa që turqit ta kenë patur në fjalorin e tyre shume shekuj para se të binin në kontakt me shqiptarët. Por si dhe kur..?
3.
Në vitin 851- 852, morët (arabët myslimanë) pushtuan Barcelonën dhe vazhduan sulmin e tyre drejt veriperëndimit në Navarra dhe Gaskoni, ku ata zunë rob dukën Sançez dhe kunatin e tij, Kontin Ermenon, atin e Arnaudit. Siç ndodh shpesh gjatë pushtimeve, për të shpëtuar familjen dhe zotërimet e tij konti Ermenon bëhet vasa i sunduesve arabë dhe, veç haraçit në të holla që paguante, ai ishte i detyruar të dërgonte edhe ushtarë, sa herë që trupat muslimane ndërmerrnin fushata. Në vitin 863, gjatë një beteje me vikingët, konti Ermenon dhe vëllai i tij Turpio vriten. Në krye të trupave vihet Arnaudi i ri, i cili ndryshe nga i ati, ngriti krye kundër pushtuesve dhe arriti të marrë nën kontroll rajonin Fezensak. Konti Arnaud gjithashtu u përpoq të fuste nën kontrollin e tij edhe Gaskoninë, por pa sukses.
Arnaudi, kont i Fezensakut, vdiq në vitin 926 dhe falë famës së tij emri Arnaud, tashmë sinonim i qëndresës, gëzoi një përhapje të gjerë. Në mesjetën e herëshme emri “Arnaud” u bë një nga emrat më të përdorur në jug të Francës. Në vitin 1318, me shtypjen e lëvizjes së Albigjenësve në Francën jugore, fshati i thellë malor Montaillou në malet Pirenenj u bë një nga strehimet e fundit të heretikëve. Historiani francez Le Roy Ladurie përmend mbi 10 familje me mbiemrin Arnaud, dhe fshati Montaillou në atë kohë nuk kishte më shumë se 50 familje.
4.
Në shekullin XII-XIV, për të ndalur zgjerimin e perandorisë osmane, perandori i Bizantit përdori trupa mercenarësh nga Evropa perëndimore, ndërsa në vitin 1324 vetë sulltan Orhani filloi të zbatonte politikën e përdorimit të mercenarëve të krishterë nga Evropa në radhët e ushtrisë osmane, për të pakësuar kështu varësinë e deriatëhershme për trupa nga fiset nomade.
Shumica e këtyre mercenarëve të krishterë ishin njerëz të përndjekur nga vendet e tyre kryesisht për arsye fetare. Franca jugore në Mesjetën e herëshme njihej si djepi i heretizmit dhe rajoni ku kisha katolike, me kryqëzatën e saj kundër Albigjenësve, shënoi fillimin e periudhës së Inkuzicionit. Për pasojë, qindra mijëra të ashtuquajtur heretikë morën arratinë, duke kërkuar strehim. Dhe ku tjetër mund të ndjeheshin ata më të sigurt nga inkuzicioni, sesa në territoret e perandorisë osmane? Cili vend tjetër do t’u ofronte atyre mundësinë më të mirë për të luftuar me bindje ose si mercenarë kundër kishës, sesa perandoria Osmane?
Ka gjasa që, pas nje farë kohe, në gojën e turqve emri “arnaud” u bë sinonim i ushtarit me pagesë ose të krishterë, që luftonte në radhët e ushtrisë osmane.
5.
“Arnaud” rrjedh nga gjermanishtja e vjetër (teutonishtja) me kuptimin “kryeshqiponjë”. Emri “Shqiptar” dihet se është një term relativisht i ri, që filloi të përdorej si emër populli disa shekuj pas qarkullimi të termit “arnaut”. Ka gjasa që emri “shqiptar” të mos jetë tjetër veçse një kalk, një përkthim i përpiktë i gjermanishtes “arnaud” dhe ndoshta vetëm rastësisht afrohet me termin “arbër”.
Arkivat ushtarake austriake përmendin faktin se, në gjysmën e dytë të shekullit XVII, në shërbim të forcave të perandorisë austriake kishte një numër të madh arnautësh që luftonin kundër trupave osmane. Ata sigurisht kishin një farë njohurie rreth gjuhës së vendit, në ushtrinë e të cilit shërbenin. Ndonjëri prej tyre ndoshta u bë kureshtar të mësonte kuptimin e emrit “arnaut”, me të cilin e thërrisnin dhe kur e dëgjoi, emri “shqipe” duket se i pëlqeu.
Në burimet turke dhe ato veneciane të shekullit XVII, që bëjnë fjalë rreth fushatave turke në Balkan, vihen re edhe shprehje të tilla, si “arnautë dhe arnautë - shqiptarë”. Kjo lë të kuptohet se shprehja “arnaud” sapo kishte filluar të “shqiptarizohej”.
Profesor Çabej thotë se dalja fitues i emrit “shqiptar” ndaj atij “arbër” nga fundi i shekullit XVII, mori shkas ndoshta nga shtegtimet e shumta të fiseve shqiptare të kohës së mesme, formime fisesh të reja, dhe dyndja e osmanëve. Në këtë rast mund të thuhet se shtegtimet e shumta dhe dyndja osmane, që solli me vete emrin “arnaud”, ishin ato që ndihmuan në daljen fitues të emrit “shqiptar”.
Bibliografi:
THE LIBRARY OF IBERIAN RESOURCES: The Development of Southern France and Catalan Society, 718-1050 by Archibald R. Lewis.
STUDIME ETIMOLOGJIKE NE FUSHE TE SHQIPES, Eqrem Cabej, Tiranë, 1982
DICTIONARY OF WORD ORIGINS by Joseph T. Shipley, Philosophical Library, Inc., New York, 1945.
LANGUAGE: ITS NATURE, DEVELOPMENT AND ORIGIN by Otto Jespersen, W. W. Norton & Company, Inc., New York, 1964.
MONTAILLOU: The Promised Land of Error by Le Roy Ladurie, Braziller, Inc., New York, 1978
OTTOMAN EMPIRE, The Ottoman State to 1481:The Age of Expansion, Encyclopedia Britannica, 1950
The Catholic Encyclopedia, Volume I, by Robert Appleton Company, 1907, New York
KOSOVO: A SHORT HISTORY by Noel Malcolm, First HarperPerenial edition, New York, 1999.
SHQIPTARET MIDIS LINDJES DHE PERENDIMIT, nga Eqrem Çabej, MÇM, Tiranë, 1994.
2 Nentor 2008