Si është bërë “Lustrimi” në Shqipëri?
Kastriot Islami
Pluralizmi u vendos në Shqipëri më 8 dhjetor 1991. Zgjedhjet e para pluraliste u zhvilluan më 31 mars 1991. Partia Demokratike, partia e krijuar ditën e vendosjes së pluralizmit, do të fitonte maxhorancën parlamentare më 22 mars 1992. Në prill 1991 Berisha do të deklaronte se « ...Të gjithë jemi bashkëvuajtës dhe të gjithë bashkëfajtorë... ». Por kjo do të mbetej një deklaratë, që do të maskonte të kundërtën në praktikë. Sepse Shqipëria, vendi i vetëm ku politikisht Partia Komuniste do të eliminohej qysh «ditën e parë» dhe nuk do të kishte asnjëherë influencë politike, do ta kishte të vështirë të shkëputej nga «mentaliteti dhe sjelljet» e vjetra të gjithpranishme, në formë moderne të përdorura në „luftën për pushtet dhe pasurimin e shpejtë”. Revanshi politik për interesat politike të ditës dhe kryesisht ato ekonomike-financiare do të vendosej mbi themelet e «antikomunizmit» dhe do të interferonte negativisht me procesin e «dekomunistizimit ». Antikomunistët jo rrallëherë do të përdornin metodat komuniste, thjesht në luftën për pushtet politik e përfitime ekonomike. Dhe kjo do të ndodhte kudo, jo vetëm midis demokratëve e socialistëve, por edhe brenda e jashtë tyre. «Makiaveli në Diktaturë» shumë shpejt do të transformohej në një «Makiavel në demokraci». Debati i sotëm për «dosjet dhe lustrimin» tregon se ende nuk jemi shkëputur plotësisht nga ky sindrom. Dhe kjo ndodh fatkeqësisht vetëm një hap larg NATO-s dhe vetëm dy hapa larg BE...
Lustrimi shqiptar më shumë «spastrim» sesa «pastrim»., më shumë «revansh» sesa «pajtim»....
Lustrimi ka dy kuptime, historik dhe modern. Historikisht ky është një term që lidhet me ritet e pastrimit të romakëve dhe grekëve të lashtë. Versioni modern, i përdorur pas rënies së komunizmit në Evropën Qendrore e Lindore, lidhet me “kufizimin” e përkohshëm të informatorëve të policisë sekrete në postet e shërbimit civil, në kuadrin e procesit te dekomunistizimit. Në një kuptim strikt nuk bëhet fjalë për “pastrim”, por për procedura të trajtimit të abuzimeve me të drejtat e njeriut, apo padrejtësitë që kanë ndodhur gjatë regjimeve komuniste. Shqipëria është një vend që ka kryer një proces dekomunistizimi të thellë, me rezultate pozitive, por edhe me shumë defekte. Disa nga momentet kryesore të këtij procesi qysh nga 1991 janë:
a) Ligji nr. 7541 i miratuar në shtator 1991, është përpjekja e parë për të trajtuar “padrejtësitë e regjimit komunist”, duke filluar njëkohësisht ndjekjen penale për disa ish-zyrtarë të lartë të regjimit komunist. Në parathënie të këtij ligji u kërkohet falje të gjithë personave që “kanë qenë akuzuar, proceduar, dënuar, burgosur, internuar dhe persekutuar gjatë 45 viteve për dhunim të të drejtave politike, civile e sociale, morale dhe ekonomike”. Ky ligj i miratuar nga parlamenti i parë pluralist, me maxhorancë socialiste, i “shpallte të gjithë këta persona, të pafajshëm” po ashtu si edhe të gjithë ata që “ishin arratisur”, dhe që ishin ende gjallë apo kishin vdekur. Po ashtu ligji përcaktonte krahas kompensimit moral që shkonte deri në dekorimin e shumë prej tyre edhe të drejtën e tyre për kompensim financiar për vitet e burgut dhe të internimeve.
b) Artikulli 24/1 në Kodin e Punës, njihet si artikulli famëkeq i spastrimeve në administratën publike, i miratuar vetëm një muaj pas fitores së PD më 22 mars 1992. Ky nen dha mundësi të largoheshin mijëra punonjës nga administrata publike, me motivin e “reformimit të administratës” pa përcaktuar asnjë procedurë apo kriter, dhe pa bërë fjalë për asnjë lloj sistemi mbrojtjeje apo monitorimi të këtij procesi. Argumenti “zyrtar” që jepej për të justifikuar këtë veprim ishte “spastrimi i administratës nga të gjithë ata që kishin shërbyer gjatë regjimit komunist”. Ky ligj i kritikuar maksimalisht u kthye gjithashtu për mijëra vetë në faktor deziluzioni.
c) Ligji nr, 7666, 26 janar 1993, mund të konsiderohet ligji i parë i “lustrimit” në Shqipëri. Përmes këtij ligji ngrihej një komision i posaçëm për t’i hequr licencën e avokatit të gjithë atyre që kishin qenë punonjës apo bashkëpunëtorë të Shërbimit Sekret Komunist (Sigurimi). Argumenti “zyrtar” ishte se duheshin “spastruar këta ish-gjykatës dhe prokurorë”, të transformuar në avokatë privatë për shkak të largimit përmes nenit 24/1 të Kodit të Punës, kishin filluar të “jetonin mirë me fitimet si avokatë”. Ky ligj u kthye nga Gjykata Kushtetuese dhe të gjithë avokatët rimorën licencat.
d) Kurset “6-mujore të juristëve”, do të preknin në një mënyrë tjetër sistemin e drejtësisë. Me synimin për të plotësuar vendet vakante të krijuara në sistemin e drejtësisë, për gjykatës dhe prokurorë, u hap kursi 6-mujor i studimeve juridike, në gjashtëmujorin e dytë të vitit, ku morën pjesë mbi 400 persona, të cilët pasi kaluan pa përjashtim provimet, u emëruan pa përjashtim, deri në maj 1994, gjykatës dhe prokurorë. Arsyetimi “zyrtar” ishte se ky ishte një “veprim i nevojshëm për të kompensuar të gjithë ata persona, që ishin persekutuar dhe privuar nga e drejta e arsimimit në fushën juridike”. Ky ka qenë një proces i kritikuar maksimalisht brenda vendit, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
e) Dënimi i ish-zyrtarëve të lartë të regjimit komunist, gjatë periudhës 1991-1995 është një dimension tjetër i procesit te “dekomunistizimit shqiptar”. Të gjithë u dënuan me deri në 10 vjet burg. Vështirësia për gjetjen e argumenteve bindëse ligjore e ktheu në qesharak këtë proces, që në Shqipëri njihet si procesi i “dënimit të ish-zyrtarëve të lartë të regjimit komunist” përmes “gjyqeve të kafeve”.
f) Ligji nr. 8043, datë 30 nëntor 1995, i njohur në publikun shqiptar si “ligji i gjenocidit” do të përbënte ligjin e “lustrimit” me bandë të gjerë veprimi “spastrimi”, kryesisht me “natyrë revanshi politik kundër opozitës dhe veprimit opozitar”. Ky ligj titullohej ligi “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Në bazë të këtij ligji u ngrit komisioni “Mezini” që do të merrej kryesisht me pengimin e një numri të konsiderueshëm të figurave opozitare nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996. Këshilli i Evropës “ka kritikuar ligjet, që kufizojnë të drejtën e personave për t’u zgjedhur përveç rasteve kur ata janë të dënuar me vendim të gjykatës” dhe në mënyrë më specifike këtë ligj të miratuar nga parlamenti shqiptar. Për këtë arsye, ky ligj është amenduar 3 herë, përkatësisht i) me ligjin Nr.8220, datë 13.5.1997, të miratuar nga parlamenti me maxhorancë të PD, ii) me ligjin Nr.8232, datë 19.8.1997 të miratuar nga parlamenti me maxhorancë të PS dhe iii) me ligjin Nr.8280, datë 15.1.1998, të miratuar nga parlamenti me maxhorancë të PS. Pas fitimit të zgjedhjeve të vitit 1997 nga PS dhe aleatët e saj, do të krijohet mbi bazën e këtij ligji komisioni “Bezhani”. Pas zgjedhjeve të vitit 1997, ky ligj do të vepronte vetëm mbi zyrtarë të tjerë të lartë, dhe sipas nenit 16, do të përfundonte së vepruari në vitin 2001, nen i cili parashikonte gjithashtu, mbylljen e të “gjithë dokumentacionit mbi të cilin ishte kryer procesi i lustrimit deri në vitin 2025”.
Rezoluta e Këshillit të Evropës nr 1096, datë 27 qershor 1996... “Shkatërrimi i trashëgimisë komuniste pa hakmarrje dhe me parimet e shtetit ligjor...”
Kjo rezolutë trajton çështjen e masave për shkatërrimin e trashëgimisë së regjimeve totalitare komuniste. Duke pasur parasysh se i) trashëgimia e regjimeve totalitare komuniste është çështje komplekse për t’u trajtuar, dhe se ii) rreziqet e dështimit të procesit të tranzicionit demokratik kanë qenë të shumëfishta e reale, Këshilli i Evropës ka përcaktuar orientime të qarta me një gamë të gjerë veprimi. Konkretisht në këtë rezolutë përcaktohen linjat orientuese/drejtuese të veprimit për një shtet demokratik që kërkon të realizojë një tranzicion të suksesshëm dhe të shkëputet nga trashëgimia komuniste. Së pari, çelësi i bashkëjetesës paqësore të “fajtorëve dhe vuajtësve” dhe i suksesit të procesit të tranzicionit qëndron në ekuilibrin delikat për të “dhënë drejtësi pa frymë hakmarrje”. Së dyti për të shkatërruar trashëgiminë e regjimeve totalitare komuniste, “një shtet demokratik duhet të përdorë vetëm dhe veçse mjetet e një shteti demokratik”, sepse përndryshe ky proces do t’i përngjante zëvendësimit të një regjimi totalitar me një regjim tjetër totalitar. Së treti, Këshilli i Evropës rekomandon që “të gjithë personat që kanë kryer akte kriminale gjatë regjimit komunist duhet të gjykohen e dënohen sipas Kodit Penal në fuqi, ndërkohë që është e ndaluar të aplikohen ligje me veprim retroaktiv në fushën penale”. Së katërti, Këshilli i Evropës përshëndet “hapjen e dosjeve të shërbimeve sekrete për publikun” dhe rekomandon se “mund te lejohet, sipas dëshirës, që çdo person të konsultojë dosjen e tij të hartuar nga shërbimi sekret i regjimit komunist”. Së pesti, lidhur me hartimin dhe aplikimin e ligjeve të “lustrimit” Këshilli i Evropës nënvizon se në shumicën e rasteve masat e përcaktuara në vendet anëtarë të KE nuk kanë qenë në përputhje me parimet e Shtetit ligjor dhe të Shtetit të së drejtës. Konkretisht KE tërheq vëmendjen lidhur me faktin se, (i) fajësia është individuale dhe jo kolektive dhe ajo duhet provuar për çdo rast kur mendohet të aplikohet ligji i “lustrimit”, ii) se për çdo person duhet të garantohet e drejta e mbrojtjes, prezumimi i pafajësisë deri në vërtetimin e fajësisë dhe e drejta e apelimit; iii) se hakmarrja nuk duhet të jetë qëllimi i këtyre masave dhe aq më pak përdorimi i tyre për motive politike; iv) dhe së fundi duhet pasur parasysh se ligji i “lustrimit” nuk ka për qëllim të ndëshkojë personat e prezumuar fajtorë, por të mbrojë demokracinë e re. Këshilli i Evropës i kërkon të gjithë vendeve anëtare të përshtatin ligjet e “lustrimit” dhe masat administrative përkatëse me kërkesat e shtetit ligjor dhe të eliminojnë të gjithë rreziqet, që kanosin dhunimin e të drejtave të njeriut dhe procesin e demokratizimit.
Parimet orientuese të Këshillit të Evropës për ligjet e lustrimit, 27 qershor 1996
Këshilli i Evropës përmes rezolutës së saj kërkon të respektohen parimet orientuese të një shteti ligjor gjatë hartimit/zbatimit të ligjeve të “lustrimit”, apo të masave administrative përkatëse. Konkretisht disa nga orientimet themelore ishin:
1) Lustrimi duhet të drejtohet kundër rreziqeve, që kanosin respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe proceset demokratike;
2) Hakmarrja nuk duhet të jetë objektiv i këtyre ligjeve dhe duhet të evitohet përdorimi i tyre për qëllime politike e sociale;
3) Lustrimi nuk duhet të ketë për qëllim të sanksionojë prezumimin e fajtorëve, por të mbrojë demokracinë e re që lind;
4) Lustrimi nuk duhet të aplikohet për funksionet me zgjedhje, përveç rastit kur kandidati e kërkon këtë gjë vetë.
5) Lustrimi nuk duhet të aplikohet në institucionet private apo gjysmë private;
6) Afati i aplikimit të lustrimit nuk duhet të jetë më shumë se 5 vjet; dhe konsiderohej e preferueshme në atë kohë, që masat për lustrimin duhet të përfundonin më 31 dhjetor të vitit 1999, si një datë që konsiderohej e mjaftueshme për konsolidimin e të gjithë regjimeve të reja demokratike;
7) Lustrimi i “bashkëpunëtorëve koshientë” lejohet vetëm në rast se aktiviteti i tyre në bashkëpunim me Shërbimin Sekret të regjimit komunist ka çuar në dhunimin e drejtave e njeriut, ka shkaktuar dëmtimin e një personi tjetër (burgim, persekutim), apo ka pasur pasoja shkatërrimtare;
8) Lustrimi nuk duhet të aplikohet mbi personat që kanë pasur moshë më të vogël se 18 vjeç në momentin kur analizohet implikimi i tij;
9) Në asnjë rast, nuk mund të aplikohet lustrimi mbi një person pa ju garantuar të gjithë procedurat e rregullta të një gjykimi të rregullt, përfshi edhe vënien në dispozicion të avokatit mbrojtës.
4. Rezoluta e Këshillit të Evropës nr. 1481, datë 25 janar 2006, Transparencë
Kjo rezolutë titullohet: «Nevoja e një dënimi ndërkombëtar të krimeve të regjimit komunist». Ajo i referohet rezolutës nr. 1096, datë 27 qershor 1996, duke e përditësuar dhe projektuar në realitetin e ri kur shumica e vëndeve ish-komuniste tanimë janë anëtare apo kandidate të NATO-s dhe BE. Disa nga momentet kryesore të rezolutës të Këshillit të Evropës janë: i) Të gjithë regjimet komuniste totalitare të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore në vendet e Evropës Lindore e Qendrore, dhe që ekzistojnë aktualisht edhe në disa vende të ndryshme të botës, janë karakterizuar pa përjashtim nga dhunime masive të të drejtave të njeriut. ii) Nuk ka asnjë dyshim se të gjithë krimet e kryera prej regjimeve komuniste janë justifikuar në emër të teorisë të luftës së klasave dhe parimeve të diktaturës së proletariatit. iii) Duhet bërë kujdes për të evidentuar dallimin e qartë mes partive komuniste lindore me partitë komuniste të Evropës Perëndimore, duke pranuar për këto të fundit të kenë dhënë kontribut në ndërtimin e demokracisë në vendet e tyre. iv) Theksohet se synimi kryesor i këtij debati duhet të lidhet me ndërgjegjësimin në nivel ndërkombëtar të publikut për krimet e kryera nga regjimet totalitare në të kaluarën me qëllim që të evitohet çdo tentativë për përsëritjen qoftë edhe të elementëve të tyre në të ardhmen, në kuptimin që një pozicion i qartë i bashkësisë ndërkombëtare për të kaluarën mund të shërbejë si një referencë për të ardhmen. v) Shprehet mirënjohja e thellë dhe respekti për vuajtjet, sakrificat e të gjithë viktimave të regjimeve komuniste si dhe të familjeve të tyre, duke bërë homazhe në funksion të riparimit të tyre moral. vi) Tërhiqet vëmendja për kujdes duke qartësuar se bëhet fjalë për dënimin e krimeve të kryera në emër të ideologjisë komuniste dhe nuk bëhet fjalë aspak për të dënuar një vend konkret, ndërkohë që në të gjithë vendet ish-komuniste, në nivele e intensitete të ndryshme janë kryer krime masive. Me besimin e plotë për rëndësinë e këtij debati Asambleja shpreh besimin dhe njëkohësisht bën sugjerimin se zhvillimi i një debati racional në nivel nacional, jo vetëm politikisht nga parlamentet, do të shërbente për arritjen e një pajtimi dhe mirëkuptimi solid të bazuar mbi të vërtetat historike, i cili po ashtu do të ndihmonte në kuptimin dhe shkrimin e historisë së vërtetë.
Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë, datë 30 tetor 2006-Transparencë...
Kjo rezolutë titullohet “Për dënimin e krimeve të regjimit komunist”. Ajo është hartuar në frymën e rezolutës nr. 1481, datë 25 janar 2006 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në trajtë të plotë e konkrete ajo është sa më poshtë: Kuvendi i Shqipërisë i) Duke iu referuar rezolutave të APKE, 1096(1996) «Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste» dhe 1481 (2006) «Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste» si dhe Konventës së Parë Kombëtare të SHMIBPSH datë 12.05.2006; ii) Duke e konsideruar vendosjen, ekzistencën dhe rënien e regjimit komunist në Shqipëri, po ashtu si në të gjithë Evropën Qendrore e Lindore, të lidhur me procese politike e ideologjike me natyrë globale e historike; iii) Duke qartësuar se dënimi i krimeve të regjimit komunist nuk justifikon bashkëpunimin me fashizmin e nazizmin dhe nuk revizionon qëndrimin ndaj tyre;iv) Duke qenë i ndërgjegjshëm për pamjaftueshmërinë e sensibilizimit të opinionit publik, të një debati racional dhe të një hetimi mbi krimet e kryera nga regjimi komunist në funksion të një pozicioni të qartë mbi të kaluarën, të rolit edukues për brezat e rinj dhe veçanërisht në shërbim të mos përsëritjes së tyre në të ardhmen; iv) Duke bërë homazh për të gjithë viktimat dhe shprehur dhimbje e respekt për të gjithë ata që janë gjallë e familjet e tyre dhe duke bërë thirrje për mirënjohje të vuajtjeve e sakrificave të tyre; v) Duke ftuar të gjithë partitë komuniste të distancohen qartësisht nga krimet e kryera dhe t’i dënojnë ato pa mëdyshje;
a) Dënon krimet e kryera në emër të teorisë së luftës së klasave dhe parimit të diktaturës së proletariatit dhe dhunimin masiv të të drejtave të njeriut, burgosjet, internimet dhe vrasjet ndaj viktimave të pafajshme të kryera në Shqipëri nga regjimi totalitar komunist; dënon figurën e Enver Hoxhës si ideatori, drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i regjimit komunist në Shqipëri;
b) Nxit qeverinë, në respekt të frymës evropiane dhe me asistencën e Këshillit të Evropës, të angazhohet për :
Hartimin e një ligji për aksesin publik të arkivave të regjimit komunist dhe për të bërë transparente figurën e përfaqësuesve e drejtuesve të lartë të shtetit, të institucioneve kushtetuese e publike, të drejtësisë dhe të medias;
n Krijimin e një qendre të Dokumentacionit për grumbullimin e fakteve, dëshmive, dokumenteve në funksion të një vlerësimi realist, të drejtë e etik të së kaluarës gjatë regjimit komunist;
n Hartimin e një programi dhe të legjislacionit përkatës për trajtimin e të persekutuarëve politikë nga regjimi komunist;
n Ndërmarrjen e një fushate masash e veprimesh ku të angazhohen akademikët, historianët dhe ekspertë të pavarur në funksion të përcaktimit realist e të drejtë të historisë, të ngjarjeve dhe datave historike, të rishikimit të teksteve shkollore, të organizimit të një dite përkujtimore për viktimat e komunizmit, të ngritjes së memorialëve në nderim të viktimave të regjimit komunist, të organizimit të konferencave lokale e kombëtare për sensibilizimin e opinionit publik, e të tjerë.
Në vend të konkluzionit: ... Nga prilli 1992 deri më sot...”jo të gjithë bashkëfajtorë..” ndoshta “të gjithë bashkëvuajtës po..?!
Konkluzionet më të sakta mund t’i nxjerrë çdo individ dhe publiku vetë, kjo është arsyeja që kam sjellë të gjithë momentet e rëndësishme që lidhen me procesin e “lustrimit”. Por nga ky skanim kronologjik, duke iu referuar edhe faktit që Shqipëria në vitin 2009 bëhet anëtare e NATO-s, dhe përfundon procesin e ratifikimit të MSA me vendet e BE; rezulton se i) procesi i lustrimit është i tejkaluar; ii) minimalisht konform rezolutës së fundit të Kuvendit (30 tetor 2006) mund të realizojë: a) Hartimin e një ligji për aksesin publik të arkivave të regjimit komunist dhe për të bërë transparente figurën e përfaqësuesve e drejtuesve të lartë të shtetit, të institucioneve kushtetuese e publike, të drejtësisë dhe të medias; b) Krijimin e një qendre të Dokumentacionit; c) Hartimin e një programi dhe të legjislacionit përkatës për trajtimin e të persekutuarve politikë nga regjimi komunist dhe d) Ndërmarrjen e një fushate masash e veprimesh ku të angazhohen akademikët, historianët dhe ekspertë të pavarur në funksion të përcaktimit realist e të drejtë të historisë. E gjithë retorika tjetër e kohëve të fundit, e vjetër në përmbajtje dhe anakronike në formë është tërësisht anti-integruese, jashtë kohe dhe mbi të gjitha në kontradiktë me vendimin e fundit të kuvendit. E gjithë kjo, së paku për të mos qenë këtej e tutje “bashkëfajtor”, sepse nga “bashkëvuajtës” nuk shpëtoj dot...Ose së paku për të mos u nxituar dhe realizuar diçka me asistencën e KE dhe/ose OSBE dhe/ose BE...