Arrestohet kryetari i komunës
Kryetari i komunës Kolsh në Kukës është arrestuar në Prizren me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni.
Lajmi konfirmohet nga një njoftim i policisë së Prizrenit, por edhe nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit. Sipas këtij njoftimi, Abedin Oruçi ishte në hetim për trafik që në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Policia e Prizrenit arrestoi edhe një shtetas tjetër kosovar, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë trafik. Arrestimi i Oruçit mësohet të jetë bërë pasi policia e Prizrenit kishte ndaluar më parë një vajzë nga Shkodra. M.Suka është ndaluar në një hotel të kësaj zone. Ajo ka pohuar para ekspertëve të grupit hetimor se, ishte trafikuar dhe shfrytëzohej për prostitucion nga Abedin Oruçi. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se, ndalimi i vajzës nga Shkodra është bërë më 18 korrik 2008. Vajza, viktimë e këtij trafiku, pasi është marrë në pyetje ka pohuar edhe emrat e tutorëve të saj, të cilët e kishin shfrytëzuar nëpër hotelet e Prizrenit. Ndër emrat e cituar prej saj ishte edhe ai i kryetarit të komunës së Kolshit në Kukës, si dhe kosovarit Ymri Krasniqi. Por me sa duket hetimi kishte nisur më parë dhe ndalimi i vajzës e cila ushtronte prostitucion në hotelet e Prizrenit nuk ka qenë kaq i rastësishëm. Kjo pasi në njoftimin zyrtar të policisë së Prizrenit thuhej se, “Hetuesit e sektorit kundër trafikimit të qenieve njerëzore së bashku me njësinë mbështetëse operative, arrestuan në dy lokacione: në rrugën “Remzi Ademi” dhe në rrugën “Qazim Berisha”, Abedin Oruçin, shtetas i Shqipërisë dhe Ymri Krasniqin, shtetas i Kosovës nën dyshimin e përfshirjes së tyre në trafikim të qenieve njerëzore. Ata po ndiqeshin nga policia që nga data 30 dhjetor 2007". Ndërkohë pritet që sot të niset drejt Prizrenit nëndrejtori i policisë së Kukësit për të kontaktuar me kolegët kosovarë në lidhje me këto arrestime. Këtë fakt e pohoi dje drejtori i policisë së qarkut të Kukësit, Muharrem Furriku, i cili gjithsesi, nuk konfirmoi asgjë zyrtare derisa vartësi i tij t’i sjellë informacione më të plota nga Prizreni. Zyrtarët e Policisë së Shtetit konfirmuan se tre ditë më parë ishte ndaluar vajza nga Shkodra dhe dy ditë pas saj u bë prangosja e kryetarit të komunës së Kolshit. Ndërkohë, burime të pakonfirmuara bënë të ditur se, në momentin e ndalimit, 40-vjeçarit nga Kukësi i janë sekuestruar dhe një sasi e konsiderueshme parash, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në pikën e kalimit kufitar para se të kalonte në Kosovë.