E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Si fituam ne luften ndaj autizmit"

Aktorja dhe producentja Didi Conn, njekohesisht zedhenese per Autizmin, tha dje ne diten Boterore te Autizmit, se ka luftuar ndaj kesaj simptome, se bashku me djalin e saj autik, Danny. "Sapo djali yne mbushi 2 vjec, filloi te kishte probleme te medha, per shkak te ndjeshmerise se tij ndaj tingujve. Ai do te ulerinte ndaj cdo zileje telefoni apo dere", tregon Didi. Edhe pasi iu drejtuan pediatrit, ne vitin 1994, kur autizmi nuk kishte publicitetin e sotem, gjendja vijoi e njejte. Autizmi eshte nje semundje qe ka te beje me problemet emocionale dhe te te shprehurit, qe shfaqet para moshes 3-vjecare te femijet. Danny filloi madje as te mos u pergjigjej prinderve te tij, si nje forme per t'u mbyllur ne vetvete e per t'u izoluar nga dhimbjet. Ne te tille situate, ata e cuan djalin te pediatrja neurologe Isabelle Rapin, ne shkollen e mjekesise "Albert Einstein". Aty ata kuptuan se autizmi ishte vetem nje nga 5 llojet e crregullimeve. Pas tre vizitash, Danny u diagnositikua se vuante nga nje funksionim i larte i autizmit, (ASD), ndersa mjekja rekomandoi qe ta conin ne Qendren e Komunitetit Hebre, ne New Jersey. "Keshtu, une u bera mbreteresha e mohimit, nuk doja ta pranoja qe im bir kishte dicka qe nuk shkonte. A mund ta imagjinoni te ngriheni nga gjumi te pakten 3 here ne nate, per 12 vjet me radhe? E dija qe ne radhe te pare duhet te ndryshoja veten time, per t'u bere me e forte, me e rritur dhe me e pjekur, por perkundrazi, shkova ne drejtimin e gabuar. U izolova, u fsheha nga njerezit, nuk mundesha te gjeja pune, sepse im bir nuk duhet te rrinte vetem. Po sikur shtepia te merrte flake?", thote me tej Didi. Per disa vite me radhe, Danny pelqente jashtezakonisht shume margaritat, ndaj prinderit e tij mbollen kudo ne kopsht lule te tilla. Me pas ai u fiksua pas qenve, derisa ne banesen e tyre ndodheshin zogj, 2 mace, 2 qen, 5 peshq dhe breshka. "Pese vjet me pare, une u ftova nga nje televizion, per te zhvilluar nje musical me seri animimesh per femije. Krijuam Didi Lightful, nje pilot, fqinji i te cilit ishte autik, duke u bere keshtu femija i pare me te tille problem ne nje film per femije", shton e ema e Danny-t. Me rastin e festes se Halloween, Danny donte te behej pirat. Ata shkuan ne dyqan dhe zgjodhen nje veshje pirati. Por, kur shkuan te makina ai uleriti: "nuk dua te jem pirat, piratet jane idiote, dua te jem nje shtrige". Cfare gezimi. "Une mora disa here fryme, mrekullia kishte ndodhur", deklaron Didi. Nje dite, ndersa shkonin ne ferme per te vizituar ish-terapisten e Danny, i biri pa nga qielli dhe tha: "Une mund te shoh te gjitha veprat e krijuesit. Faleminderit Zot per bekimet e tua".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›