E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rraklli: Loja e dobet, e papranueshme

Aranit Muraci

Kombetarja shqiptare nuk do te kete asnje shans, (matematikisht jemi ne loje per te shkuar edhe ne boteror), pas disfates se pesuar ne Danimarke 3-0, per te parakaluar ndonje nga kater kundershtaret e tjere, pervec Maltes, ne grupin tone. Paraqitja e dobet e kuqezinjve analizohet nga ish-sulmuesi i shquar kuqezi, Altin Rraklli. Sipas tij, kombetarja nuk ka luajtur futboll sulmues, por eshte perpjekur vetem qe te mbroje rezultatin. Por kundershtaret, me sulm me te forte dhe me ambicie me te medha kane mundur te thyejne mbrojtjen tone, duke na ndeshkuar ne ndeshjet e fundit. "Me vjen keq, ashtu si cdo shqiptari tjeter", - theksoi Rraklli. "Ekipi kombetar pesoi dy humbje radhazi dhe me keq akoma, loja ka lene per te deshiruar. Ekipi nuk ka sulmuar thuajse fare ne Danimarke, duke paraqitur nje nivel me te dobet, se here te tjera. Jemi perpjekur per te mbrojme rezultatin dhe ia kemi dale mbane, ne ndeshjet e para. Por ne tre ndeshjet e fundit, forca sulmuese e ekipit tone ka qene shume e dobet". Ish-sulmuesi kuqezi, nje nder golashenuesit me te mire ne tere historine e kombetares, paraqitjen e dobet te kuqezinjve, ne shtate ndeshjet e para ia adreson trajnerit holandez Ari Han, i cili ka gabuar me vendimet taktike. "Ekipi ishte vendosur keq ne fushe, sidomos ne ndeshjen me Danimarken. Kjo ndoshta e ka penguar te paraqitet mire ne loje. Ne kete pike, faj ka trajneri i ekipit tone. Kombetarja shqiptare ka humbur edhe ndeshje te tjera, perballe kundershtareve, por jo me nje paraqitje te tille. Prandaj, nese flasim per nje deshtim ne keto eliminatore, pjesen me te madhe te fajit duhet ta mbaje trajneri", - deklaron Altin Rraklli. Vetem dy sezone me pare autori i 12 golave me fanellen kuqezi, eshte larguar nga futbolli, duke krijuar nje hendek ne vijen e sulmit. Ne eliminatoret e Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010 ", ekipi yne ka shenuar tre gola. Kundershtari te cilit i kemi shenuar, ka qene vetem Malta. Autore te golave kane qene Bogdani, Dallku dhe Duro. Ne gjashte ndeshjet e tjera, sulmi nuk ka mundur dot te realizoje ne porten kundershtare, gje qe ka sjelle keto rezultate, te papelqyeshme. Ne filozofine e futbollit holandez eshte loja sulmuese. Ne drejtimin e trajnerit Ari Han, cuditerisht ekipi yne kombetar ka luajtur nje futboll, me pak sulmues te viteve te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›