Si i konfirmoi Edi Rama në Top Story akuzat e tij seksuale ndaj ish- gruas e të atit
Nga Kastriot MYFTARAJ
Një përpjekje për ta mbrojtur Edi Ramën nga ato që ai i quan shpifje ndaj tij sikur ka thënë në gjyqin e divorcit me gruan se ajo djalin nuk e ka me të, por me të atin e tij, nuk mund të bëhet veçse në 1 prill, ditën e gënjeshtrave. Edi Rama tha se edhe sot vazhdon ta dojë ish-gruan e tij, së cilës në mënyrë domethënëse nuk ia përmendi asnjëherë emrin. Po ta shikosh këtë deklaratë në lidhje me atë të bërë nga ish-vjehrra e Edi Ramës para dy javësh, se Edi Rama kur ishte në Francë e ftoi djalin dhe Matildën atje, atëherë del një histori e bukur për 1 prillin. Kështu, Edi Rama do të ishte bashkuar me ish-gruan dhe djalin në Paris, po të mos e kishte thirrur Fatos Nano në 1998 Edi Ramën, kur e gjeti në Paris me thonj të paprerë, për ta bërë ministër. Bashkë me thonjtë e Edi Ramës u pre dhe çdo shpresë e bashkimit të familjes së ndarë, se tashmë që Edi Rama ishte në Tiranë, pranë ish-gruas (mos harroni se jemi në 1 prill) ai ishte martuar me Shqipërinë, siç tha ish-vjehrra e tij.
Intervista e Edi Ramës me Sokol Ballën të enjten e kaluar, ka të njëjtën vlerë kompromentuese për Edi Ramën si video e shfaqur në Fiks fare për Ylli Pangon, madje në fakt është shumë më kompromentuese. Në intervistën në Top story Edi Rama tha: Nuk kam arsye të më vijë turp që në moshën 19 vjeçare kam pasur dashuri për një njeri që nuk kam pushuar së dashuri asnjëherë. Kjo mënyrë të shprehuri do të tërhiqte vëmendjen e çdo psikoanalisti. Edi Rama tha një njeri dhe jo një femër apo një vajzë, pra u shpreh në një term asnjanës. Një mashkull nuk mund të thotë për një femër me të cilën ka qenë i martuar dhe të cilën pretendon se e do ende: u dashurova me një njeri!?! Mënyra e të shprehurit tregon qartësisht refuzimin subkoshient të Edi Ramës ndaj ish-gruas së tij si femër, dhe për femrat në përgjithësi, kjo për shkak të prirjeve të tij të deklaruara homoseksuale.
Për të kuptuar këtë mjaft të shohim një shkrim të Edi Ramës i botuar në vitin 1997, në revistën Përpjekja të sponsorizuar nga Fondacioni Soros, dhe që me të vërtetë e konfirmon atë që pretendoi Edi Rama në Top story, kur u tha analistëve të panelit se do t u duhet shumë kohë publicistëve shqiptarë të arrijnë nivelin e publicistikës së tij. Në këtë shkrim, të botuar në 1997, Edi Rama thotë se gjatë një udhëtimi që kishte bërë jashtë vendit në fillim të viteve 90, kishte takuar disa emigrantë shqiptarë që punonin si pederastë me pagesë në një stacion treni. Edi Rama thotë se u drejtoi pyetjen: Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41)
Njëri nga ata i përgjigjet: E di si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë me e në fund të fundit të marrësh po ato para?! (Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41-42) Dhe Edi Rama pasi dëgjon këto fjalë tregon se edhe vetë hyri në dilemë: «Vërtet, si është më mirë?! Përsërisja si i dehur vetmëvete teksa kthehesha për të kushedisatën herë tek mullari». ?(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 42)
Publicistikës shqiptare me të vërtetë që do t i duhet shumë kohë për të arritur këtë nivel të Edi Ramës, a ndoshta nuk ka për ta arritur kurrë. Gjithsesi, dilema se duhej të shtynte apo t ia shtynin mutin me loqe është në origjinë të akuzës që i ka bërë ai ndaj gruas dhe të atit në gjyqin e divorcit, dhe që është publikuar nga Mero Baze, i cili është për të ardhur keq që nuk ishte në panelin e analistëve të ftuar në emision, aq më tepër që sot është bërë mik me Edi Ramën, i cili e mbrojti publikisht para pak kohësh.
Edi Rama deklaroi në Top story: Nuk kam arsye të më vijë turp të martohesha në moshën 22 vjeçare në një kohë kur në Shqipëri jetohej ndryshe. Tu vije turp atyre që për nënën e djalit tim bëjnë komente dhe i cenojnë kaq rëndë dinjitetin. Por Edi Rama ka arsye për t i ardhur turp që për të gjitha ato gjëra që ka botuar Mero Baze në gazetën e tij që në vitin 2000, ka heshtur për nëntë vjet, dhe flet vetëm sot. Ka një kontrast të madh mes indinjatës me të cilën flet sot Edi Rama për këtë çështje, dhe durimit e heshtjes së tij nëntëvjeçare?! I vetmi shpjegim për këtë është se Edi Rama kënaqej që ta torturonte ish-gruan e tij me heshtjen e tij, ashtu siç e torturon duke mos i dhënë një apartament të denjë, që ajo ëndërron ta ketë, siç u shpreh nëna e saj.
Këtë shpjegim të heshtjes nëntëvjeçare të Edi Ramës e përforcon dhe krahasimi i çuditshëm që bëri Edi Rama mes divorcit të tij me gruan dhe një gabimi të rinisë të ish-ministrit të jashtëm gjerman Joshka Fisher, i cili gjatë një proteste kishte plagosur një polic. Këtu është përsëri subkoshienca e Edi Ramës që na flet. Me këtë krahasim Edi Rama praktikisht pohoi se ai ka qenë shumë agresiv ndaj ish-gruas së tij dhe se ka dashur ta dëmtojë rëndë atë, duke e parë si armikun e tij. Joshka Fisher, në kohën kur dëmtoi policin ishte një veprimtar ekstremist majtist, që i shikonte policët si armiq dhe policin në fjalë e sulmoi me një Koktej Molotov, duke i shkaktuar djegie të rëndë në trup, si pasojë e së cilës ky polic që nga ajo kohë jeton në një karrige me rrota si invalid. Edhe ish-gruaja e Edi Ramës, Matilda Makoçi, ngjan me policin e dhunuar nga Fisher, se ajo ka pësuar çrregullime të rënda psikike që i vuan dhe sot nga martesa me Edi Ramën, gjë që e pohoi dhe nëna e saj (ish-vjehrra e Edi Ramës) në intervistën e saj. Joshka Fisher më pas është penduar për këtë gjë, ka pranuar se ka bërë gabim, dhe ka kërkuar falje. Dallimi mes Edi Ramës dhe Joshka Fisher është se Edi Rama nuk e ka pranuar dëmin evident që i ka bërë ish-gruas së tij, dhe as ka kërkuar falje për këtë gjë.
Kuptohet se përse Edi Rama nuk ndjek shembullin e Joshka Fisher. Se nëse Edi Rama do të pranojë përgjegjësinë për gjendjen e ish-gruas, e cila dikur kërkoi divorcin, dhe do t i kërkonte falje sa për një konvenim politik, atëherë atij do t i duhej që të shpjegonte se me çfarë kishte shkaktuar shokun e thellë ish-gruas së tij. Dhe këtu del përsëri çështja e akuzave që ai ka bërë në gjyqin e tij të divorcit, dhe që duhet të jenë bërë edhe në muajt e fundit të bashkëjetesës së tyre.
Edi Rama në intervistën e vet në Top story (këtë herë emisioni e meritoi emrin) shfaqi ato që në psikiatri quhen çrregullime sadiste të personalitetit. Gjatë intervistës Edi Rama shfaqi një personalitet të dyfishtë. Në intervistë përgjithësisht ishte Edi Rama-politikan, i cili kërkonte që të përgënjeshtronte këtë aferë skandaloze të së shkuarës së tij. Por aty këtu shfaqej dhe një Edi Ramë tjetër, Edi Rama sadist maniak, i cili nuk arrinte që ta mposhtte dëshirën për të vazhduar të torturonte ish-gruan e tij, gjë që edhe e bëri, siç kam treguar më lart. Edhe ajo që tha Edi Rama se vazhdon ta dojë ish-gruan ishte sa retorikë politike, aq edhe shprehje e personalitetit të tij të çrregulluar sadist. Njerëzit me çrregullime sadiste të personalitetit thonë se i duan viktimat e tyre, gjë që është e kuptueshme, se ata nuk bëjnë dot pa to. Edi Rama e do vërtet ish- gruan e tij, por e do në gjendjen që e ka sjellë atë me sadizmin e tij.
Në intervistën që Edi Rama dha në Top story tha: Është etika që dallon njeriun nga kafsha. Kjo është e vërtetë, por Edi Rama nuk e ka treguar ende këtë etikë ndaj ish-gruas së tij, duke i kërkuar asaj falje dhe duke i siguruar një jetë të denjë, siç e ka detyrim, edhe pse sigurisht i ka pasur dhe i ka mundësitë.
Diplomatët e huaj që mbështesin Edi Ramën kompromentohen edhe më tepër pas intervistës së fundit të Edi Ramës në Top story se atje Edi Rama u shfaq si një njeri me çrregullime të rënda sadiste personaliteti. I vetmi moment kur Edi Rama u acarua seriozisht dhe jo sa për dukje gjatë intervistës ishte kur Henri Çili, duke dashur t i bënte një kompliment i tha se tipi i tij kishte ndryshuar dukshëm pasi u bë kryetar i PS. Edi Rama reagoi me nervozizëm duke thënë se këto fjalë tingëllojnë sikur po bëhet ndonjë raport mjeko-ligjor për të. Edi Rama reagoi kë