Politikanët shqiptarë, në ditën e gënjeshtrave...

Urime Politikës për 1 Prillin
Politikanët shqiptarë dallohen për korrektesën dhe sinqeritetin e tyre brilant përballë elektoratit apo popullit që i voton. Po të vëmë re me vëmendje deklaratat e tyre gjatë gjithë ditëve të vitit, viti i shkretë do të kishte ngelur vetëm me një ditë, 1 Prillin. Serioziteti i deklaratave të politikanëve amplifikohet më shumë në ditët e fushatave, ku premtimet e tyre shndërrohen në realitete sapo merret pushteti. Meqenëse sot është 1 Prilli, kemi dëshirë të pasqyrojmë dëshirat dhe karakteristikat e politikanëve shqiptarë në këtë ditë të shënuar të gënjeshtrave.
Edi Rama
Ka deklaruar se vazhdon të dashurojë Matildën, megjithëse kanë kaluar mbi 20 vite. Ai ka deklaruar se ka qenë i përkushtuar për Matildën dhe të birin. Nga burime të brendshme thuhet se Edi Rama i ka blerë Matildës dhe të birit një vilë përrallore në bregdetin e Golemit dhe një shtëpi të mrekullueshme prej 250 metër katrorë, në mes të bllokut. Gjithashtu, Edi Rama, në deklaratat e këtyre ditëve ka thënë se nëse Matilda do e falte ai do të rikthehej në dashurinë e parë. Morali Rama, i përkryer dhe pa vese. Urren daljet nudo dhe orgjitë në grup.
Jozefina Topalli
Kur flet të mallëngjen. Nganjëherë i merr politikanët për zhelesh. Akuzoi Berishën se duhet ti binte me plumb ballit socialistëve. Zonjusha e bukur e parlamentit sot është në ditë të hallit ekonomikisht. Nuk ka marrë asnjë pronë pasi do ju shpërndajë të gjithë pronarëve dhe e fundit do të jetë vetë. Respekton kryeministrin e vendit dhe admiron presidentin Topi. Kryeparlamentarja e vendit ka përzënë të gjithë spiunët e sigurimit nga administrata e parlamentit dhe e ka mbushur këtë administratë me antikomunistë të tërbuar. Nuk ka faj, si e persekutuar që është nuk mund të pranojë ata që persekutuan. Sali Berisha
Kryeministri ynë i nderuar është njeriu më i varfër në Ballkan. Fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzeni kanë qenë shembulli i distancimit të tyre nga pushteti i babait. Firma konsulente e Argitës ka qenë për një kohë të gjatë pa punë, për arsye se nuk dëshironte të krijonte konflikt interesi për të përgojuar babain e saj. Ndërkohë që Shkëlzeni duke qenë edhe djalë ka qenë pozicionuar kundër trafikut të armëve të bëra nga Mediu dhe Delijorgji. Shkëlzeni shkonte shpeshherë në Ministrinë e Mbrojtjes për të mësuar gjuhën franceze dhe për të marrë njohuri rreth sukseseve të ministrit të mbrojtjes në lidhje me Reformat e NATO. Kryeministri i vendit ndihet shumë keq nga vdekja e 26 njerëzve në Gërdec sa kia qenë disa herë gati të linte pushtetin, por kanë qenë fëmijët që i kanë kërkuar të qëndronte në krye të detyrës për hir të Shqipërisë. Berisha është burrë i besës dhe më mirë ther djalën se shkel fjalën.
Presidenti Topi
U ngjit në krye të presidencës në krye të presidencës falë intelektit si tiranas dhe dashurisë së tij për tavën e dheut dhe pacen. Refuzoi që gjashtë deputetët e Nanos ti blinin me lekë, por ju mbushi mendjen atyre që të votonin për të si rezultat i cilësive të veçanta. Emëroi gruan e guvernatorit Fullani në Gjykatën e Lartë për ti shërbyer Bankës së Shqipërisë me ambientet te Medreseja dhuratë e mikut të tij, Ritit. Në vizën e fundit të bërë në Romë, italianët e kanë parë presidentin e Shqipërisë në majë të një biçiklete duke bërë stërvitje buzë lumit Tevere, nën admirimin e vajzave italiane të cilat e duartrokisnin.
Fatos Nano
Më brilanti i politikanëve shqiptarë. Njeriu që nuk ka bërë asnjë mungesë në Parlamentin Shqiptar. Ka qenë prezent non stop në politikën shqiptare dhe është një nga mbështetësit kryesorë të Edi Ramës. Pritet që të vihet në fushatë përkrah kryesocialistit dhe do të kontribuojë me eksperiencën e tij gjatë fushatës.
Ilir Meta
Që është nga Skrapari nuk do të thotë që nuk e mban llafin. Kohët e fundit është dashuruar me liderin e PS, Edi Rama. Ka deklaruar se do të bëjë koalicion me të dhe do ti japë votat për ta bërë kryeministër. Ilir Meta ka vendosur të mos të kandidojë në vend të parë si kreu i LSI, por do të jetë i katërti ose i pesti në listën e Tiranës. Kreu i LSI, gjatë fushatës së tij ka vendosur të mbajë pranë në fushatë edhe Skënder Gjinushin, të cilin e admiron pa masë si njeri të reformuar që nuk ka asnjë lidhje me të qeveritë e para 90.
Ambasadori Withers
Betohet dhe përbetohet se nuk ka asnjë lidhje me Gërdecin. Të gjitha fjalët e dala për të janë thashethemet e majorit Harrison dhe ministrit Mediu. Betohet se nuk ka futur asnjë lek në xhep, as nga biznesi i armëve dhe as nga lejet e ndërtimit të Edi Ramës. Gazeta SOT e implikoi edhe në deklaratat e Revolucionit Portokalli, të cilat kishin të bënin me revolucionin e varietesë Portokalli dhe jo me ndonjë revolucion që shndërronte krimbat në flutur. Ambasadori ynë i nderuar pati fatin të akumulonte një eksperiencë të bollshme si njeri i spektakleve, sa thonë se ka siguruar kontrata të shkëlqyera në kabaretë në SHBA.
Ambasadorët anglez, gjerman, holandez, etj.
Diplomatët e mësipërm janë përfaqësuesit e denjë të diplomacisë të shkëlqyer perëndimore. Puna e tyre ka qenë e cilësisë speciale. Nuk kanë ndërhyrë kurrë në afera dhe nuk janë përzierë kurrë në ndërhyrje të punëve të brendshme të shtetit shqiptar. Janë armiqtë më të betuar të kryebashkiakut Rama dhe besojnë se ai është njeri i korruptuar që është në gjendje të blejë edhe diplomacinë, por jo këtë evropiane, atë afrikane, e cila ka shumë ndikim në politikën shqiptare.
Fatmir Mediu
I pafajshëm, i ndershëm, i papërzierë me krimin, armiku i Delijorgjit dhe Ylli Pinarit. Nuk dinte asgjë rreth Gërdecit dhe trafikut të armëve. Shpeshherë në Sheraton përshëndetej me djalin e kryeministrit Shkëlzenin, por nuk ja varte kurrë, pasi e kishte parim që punët e shtetit nuk i përziente me miqësitë me kryeministrin, Delijorgjin, Pinarin, Kostën, Diverolin i njohu nga mediat, pasi nuk e kishte idenë se për kë bëhej fjalë.
Lufter Xhuveli
Modeli i konsekuencës dhe karakterit. Pasi mori votat e socialistëve, iku me PD pasi nuk duroi dot humbjen. Dhimbja për humbjen e së majtës e detyroi ministrin e përjetshëm të marrë prapë Ministrinë e Mjedisit. Gojët e liga thonë se kështu veproi dhe i ati gjatë luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nga dhimbja që humbi Balli u bë me partizanët.
Skënder Gjinushi
Modeli i politikës së re. Ministri i diktaturës, që e luftonte të keqen nga brenda. Demokracia e ka konsideruar si një lloj Pal Mëlyshi dhe e ka shpallur Pishtar të Demokracisë. Këtë titull thonë se ja ka dhënë presidenti Topi, i cili gabimisht ka dekoruar ca që kanë vrarë në kohën e diktaturës. Partia e Gjinushit është forcë e tretë e garantuar dhe këtë e ka deklaruar para ca ditëve. Gojët e liga thonë se Edi Rama ka punësuar gruan dhe djalin e Gjinushit në Bashkinë e Tiranës.
Nard Ndoka
Njeriu që luftoi si trim kundër spiunëve të regjimit. Ka hedhur në gjyq Gurakuqin, i cili e ka akuzuar me pseudonimin Kronometri. Si axhustator i talentuar arrit rezultate të shkëlqyera në krye të shëndetësisë shqiptare. Në sajë të kontributit Ndoka, spitalet shqiptare posedojnë ilaçe me datë skadence të gjatë.
Genci Pollo
Më i miri dhe më i suksesshmi. Nipi i Takes, antigrekut që u vu në krye të komiteteve shqiptare të shpëtimit për të shpëtuar popullsinë që vritej nga grekët. Arsimi shqiptar në kohën e tij lulëzoi dhe Shqipëria do tia dijë për nder për gjithë jetën. Thonë se faturat e rimbursimit të librave të kohës së Pollos, sot janë mbivlerësuar në bursën e Nju Jorkut, për arsye se Genci sot ka bashkuar partinë e tij të fuqishme me Partinë Demokratike. PD ndihet shumë e fuqishme nga partia që ka dy anëtarë, Tritanin dhe Gencin.
Paskal Milo
Nisi koalicion me LSI dhe e bitisi me koalicion me PS. PDS e Paskalit është një nga partitë më të fuqishme të koalicionit të majtë. Edi Rama e konsideron triumf rikthimin e Paskalit në gjirin e së majtës së bashkuar.
Vangjel Dule
Sekretari i Janullatosit ka aftësinë e çuditshme të shndërrohet në sekretar të të gjitha pushteteve. Nga sekretari i Nanos, u bë sekretari i Berishës dhe