E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Zike, perballe mallit dhe permbushjes se nje amaneti

Nje tjeter e premte ne shoqerine e "Njerez te Humbur", qe u dhuron teleshikuesve shqiptare, emocione, surpriza vetem nepermjet valeve te televizionit Klan. Nje emision i ngritur me perkushtim dhe qellimin e vetem gjetjen e personave te humbur per ti rikthyer serish ata ne gjirin e familjes, te cilet ne ankth ulen para televizorit qe te marrin sinjalin e pare per te dashurit e tyre te zemres. Nje nate e vecante e cila nen nota festive, per vete faktin festimin e 28 Nentorit, arrin numrin rekord te telefonatave duke treguar karakterin atdhetar te shqiptareve te cilet kudo qe ndodheshin nuk pushuan per asnje moment ne dhenien e informacioneve te atyre personave te cilet rezultojne te humbur, dhe ku fatkeqesisht numri i tyre arrin ne 2500 te humbur te lene nen meshiren e fatit. Por, per nje cast emisionin "Njerez te Humbur" ndryshoi rrjedhen e tij, tashme ne nje histori te trishte qe ka kapluar familjen Zike. Nje histori plot dhimbje dhe lot qe nuk pushuan se rrjedhuri nga syte e prinderve te Ilirijan Zike, ne studion e emisionit human "Njerez te Humbur". Por, cila eshte historia e kesaj familjeje shqiptare? Zana Zike, nena e Ilirjanit djali i cili eshte ndare nga jeta kohe me pare, troket ne emisionin "Njerez te Humhur" per te njohur mbesen e saj te vogel te cilen nuk e ka pare asnjehere ne jeten e saj. Djali i saj, Ilirjani, ose sic thirrej shkurtimisht Iliri, ka qene emigrant ne Itali dhe atje u dashurua me nje vajze italiane e quajtur Monika Savani, ne nje familje ku jetonte dhe punonte. Ne kete familje Iliri qendroi dy vjet , pasi gjyshja e familjes italiane merr vesh per dashurine e tyre grindet me Ilirjanin. Menjehere, gjyshja e vajzes italiane lajmeron policine qe te kapnin Ilirin, por ai largohet menjehere per ne Shqiperi. Nje histori qe tregon plaget therese te shoqerise shqiptare, duke demonstruar qarte problemet qe hasin emigrantet shqiptare kudo qe ato ndodhen. Disa muaj me vone, Iliri do te merrte vesh se Monika priste nje femije nga ky i fundit. Nje semundje e pasherueshme i preu shpresat dhe gezimin e djalit tiranas pasi ndoshta nuk do te arrinte kurre te shikonte femijen e tij. Ne tetor te vitit 1995, vjen ne jete Xhorxhia. Miqte e Ilirit i thonin ketij te fundit se vajza i ngjasonte se tepermi te atit por megjith kete ai nuk e pa asnjehere. Perpara se te ndahej nga jeta, disa muaj me pare, ai la nje amanet per prinderit dhe shoqerine e tij qe te kujdeseshin per femijen dhe ti tregonin se babai i saj ishte shqiptar. Kerkimet ne "Njerez te humbur" kane filluar qe perpara se te prezantohej ne emision por dhe gjate transmetimit emigrante te shumte nuk u kursyen me informacione dhe u treguan te gatshem te ndihmonin ne gjetjen e Monika Savanit dhe te vajzes tashme 13-vjecare. Prinderit e Ilirjanit, pas dhimbjes se parrefyeshme te humbjes se birit te tyre kerkojne shembelltyrat e jetes. Ne kerkim te mbese se tyre Xhorxha, deshiroje te gjejne ate cka Iliri iu la si kujtim ne kete bote.

Manushaqe Metollari, nje martese e veshtire dhe nje humbje e mistershme

Manushaqe Metollari, nje rast i trajtuar ne menyre simultane nga dy programe te ndryshme, "Njerez te Humbur" ne Shqiperi dhe "Fosto tunel" ne Greqi. Nje tjeter njolle e emigracionit shqiptar e vene ne pah. Vajza 20 vjecare, e dhunuar nga bashkeshorti I saj grek, ne perpjekje per tu arratisur humbet lidhjet me familjen e saj. Manushaqja eshte larguar ne drejtim te Greqise ne Prill te vitit 2006 dhe atje mesohet se ka punuar ne nje shtepi ku kujdesej per nje zonje te moshuar. Ne shtetin Helen njihet me nje djale grek, ku pa kaluar shume kohe kurorezojne dashurine e tyre duke bere celebrimin jo vetem ne shtetin grek por edhe ne Shqiperi. Pas celebrimit ne nje qendrim prej dy javesh ne Shqiperi ajo largohet serish me bashkeshortin e saj Patrokli Kurianidhis. Por, nje jete me kontradikta dhe konflikte, do te bente qe shume shpejt gjithcka te thyhej e keshtu, Manushaqe Metollari ne nje udhetim nga Evrokopi per ne Dhrama largohet dhe nuk behet me e gjalle per familjaret e saj. Te shumta kane qene informacionet per fatin e Manushaqes te cilat fillimisht u perqendruan ne shtetin Helen por duke hedhur dhe disa pista ne shtete te tjera. Pervec Greqise, eshte permendur dhe Italia si vendqendrimi i mundshem i saj por qe ende mbetet per tu verifikuar nese eshte i vertete.

"Njerez te humbur" ne kerkim te familjareve te Konices

Nje nga rastet qe iu kushtua vemendje te vecante, ishte ai i motrave Konica, mbesa e te madhit te letrave shqipe, Faik Konica. Trashegimtaret e vetme te dinastise Koniciote, iu drejtuan emisionit "Njerez te humbur" per te kerkuar nje pjese te familjes se tyre te mbytur ne vrazhdesine e viteve, diku ne nje ishull te larget. Behet fjale per kontinenti australian ku vullnetaret e emisionit atje kane nisur kerkimet e tyre.

Alma dhe Evelina jane mbesat e Mehmet Konices, vellai i Faik Konices. Mehmeti martohet me Ernestina Sargolegon, te bijen e kapitenit te marines irlandeze. Gjate viteve te diktatures, mbesat e Mehmetit kane pasur nje leterkembim me hallen e tyre, Lejlane, e cila ndodhej ne France. Ne vitin 1988, ato mesojne nga halla e tyre se ajo kishte nje daje ne Australi te cilin e therriste "Uncle Boy". Fatkeqesisht, ato nuk arrijne te mesojne me shume per "Uncle Boy", sepse halla e tyre largohet nga jeta.

Per sa i perket leterkembimit qe ka pasur halle Lejlaja me "Uncle Boy", ky eshte objekt i nje ceshtje ligjore me shtetin francez. Sipas avokatit te zonjes Alma, ky problem shume shpejt do te marre zgjidhje dhe ai leterkembim do te behet ndihme per kerkimet e ndermarra nga "Njerez te humbur".

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare eee.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›