Si jetojne prishtinasit 11 vjet pas luftes?
Parku Nacional Germia, nje oaze gjelberimi ne verilindje te Prishtines ku qytetare te shumte gjejne frymen e dites, njihet si mushkerite e kryeqytetit kosovar. Se, edhe pse me restorante luksoze dhe pishine, qytetaret e dine mire se pasuria e vertet eshte ajri i paster, rrezet e diellit dhe freskia e drureve qe farfuritin. "Vallahi kur dal n´qytet ka zhurme e tollovi e vec kur t´vi n´Germi m´qetsohet kryet. Atje s´ke ku del se asht ba maskarallek. Edhe po vine shume prej katundeve. E ky eshte gabim i madh si vec po vine e po grumbullohen ketu. Kur t´vish n´qytet duhet me pas pune, e jo vec me ardhe e pastaj me dal e me plackit, me vjedh e me u marr me sene t´kqija,"- thote Tahir Kadriu, 74 vjec, te cilin e gjejme teksa shetit nen hijet e masivit te Germise.
Por, me te dale nga hapesirat e Germise, Prishtina fillon e ndryshon ngjyre. Vapa e veres, aroma e karburanteve, zhurma urbane e pluhuri te pllakosin gjithe kohes. E shtrire ne nje hapesire prej 572 kilometrash katrore, ne veriperendim te Kosoves me gjithsej 48 fshatra, Prishtina eshte e banuar me komunitete te ndryshme, te cilat deri me shperthimin e luftes nuk kalonin shifren 120 mije. Por, pas luftes, Prishtina ishte nje vend atraktiv per ndertime te egra me c´rast lagje te shumta me shtepi banimi u zevendesuan me ndertesa kolektive, shumica prej te cilave nuk kane hapesire per gjelberim as vend-parkingje.
Dyndja e popullsise nga vise te ndryshme te Kosoves, e rrit numrin e banoreve ne rreth 500 mije shumica prej te cileve eshte koncentruar brenda kryeqytetit. "Ky urbanizim i eger e ka shkaterruar Prishtinen per shume dekada. Arkitektet e krejt dynjase e kane veshtire ta sjellin ne rregull urbanistik kete kryeqytet te Kosoves, i cili neser do te jete metropol evropian!"- mendon Esadi, banor i "Kodres se Diellit", i cili kujton Prishtinen kur ka qene krejt ndryshe.
"Prishtina ka qene shume e dobet e mandej ka ardhe duke u permiresu e permiresu, e deri e muren serbet. Kur e moren ata e prune qysh e dini ju vet...Lufta e coroditi krejt! E tash eshte permiresu goxha shume, por nuk po lejne prape njerezit tone me u zhvillu sa duhet. Paj korrupsion ka shume, padrejtesi ka shume, s´po mendojne njerezit per popull. Fabrikat i mshelen, te rinjte i lane rrugeve krejt, i shiten te tana. Me qeto hesapet tona qysh po shihet, deri tash vec prapa po shkojme."
Drejtues te komunes se Prishtines ne nje konference per mediat prezantuan programin per zhvillim ekonomik per vitin 2010. Nderkohe qe, shuma e investimeve per projektet kapitale ne komunen e Prishtines kalon shifren prej 40 milione eurosh, thote per Dojce Vele-n, nenkryetari i komunes, Avdullah Hoti. "Prej te hyrave vetanake sivjet kemi diku rreth 18 milione dhe prej grantit qeveritar edhe 10 milione te tjera per projekte kapitale, qe pergjithesisht jane 29 milione euro. Kesaj shume i shtohen edhe 4 milione e gjysme qe vijne prej ministrive te linjes si dhe disa te hyra vetanake te viteve te kaluara, te cilat investohen sivjet. Keshtu qe shuma e pergjithshme eshte 42 milione euro investime kapitale ne komunen e Prishtines per vitin 2010."
Per te rinjte si Ilir Ferizaj, i cili ka studiuar dhe tashme punon ne "Qytetin e Studentit", Prishtina ka nevoje per ndryshime thelbore ne cdo kuptim: "Thone: "Shqiperia eshte, por le t´i bejme shqiptaret". Edhe ne Kosove, ne kemi kryeqytetin por duhet t´i bejme edhe kryeqytetasit. Sepse, Prishtines i duhet jo vetem nje organ qeverises i mirefillte por mbi te gjitha nje shoqeri e mirefillte me qytetare, qe jane te vetedijshem per veprimet e veta. Sepse, vete qytetaret jane ata qe po i bejne disa ndertime te cilat edhe ata vete e dine se nuk jane te lejuara. Prishtina duhet te ndryshoje thelbesisht, pikerisht ne aspektin urbanistik, cfare do te ishte e dhimbshme per shume njerez qe kane bere investime marramendese. Por, kjo duhet bere per hir te te gjithe qytetareve qe Prishtina te jete me e bukur dhe me funksionale per te gjithe. Pastaj, edhe kete ceshtjen e denimeve komuna nuk po e zbaton sa duhet, keshtu qe lemshi gjithnje po rritet e po behet perhere e me i pazgjidhshem.
Nderkohe paralajmerohet ndertimi i "Prishtines se Re", e cila planifikohet te ndertohet ne pjesen e jugore te qytetit ne nje hapesire 1000 hektareshe, ku do te behet shperngulja e objekteve qeveritare dhe institucioneve te tjera shteterore.