Si kanë ardhur dhe ikur trajneret e huaj

/* */
Vetëm tre nga pesë trajnerët e huaj të punësuar në “epokën Duka” (nga viti 2002), gjermani Hans Peter Brigel (2002-2005), kroati Oto Bariç (2006-2007) dhe kroati tjetër Josip Kuzhe (2009-2011) kanë mundur ta përfundojnë kontratën e tyre në drejtimin e Kombëtares, ndërsa nga dy të tjerët, italiani Xhuzepe Dosena (korrik-tetor 2007) e holandezi Ari Han (janar 2008-prill 2009) e kanë ndërprerë atë para kohe: i pari, e braktisi Shqipërinë, ndërkohë që i fundit u shkarkua.
XHUZEPE DOSENA
Italiani Xhuzepe Dosena ishte dhe i pari në serinë e gjatë të trajnerëve të huaj të emëruar nga FSHF-ja, përmes presidentit Armand Duka. Dosena mbërriti në Shqipëri për të pasuar të shkarkuarin Sulejman Demollari (prill 2002, pas humbjes 2-0 me Andorrrën), i fundit trajner shqiptar që ka drejtuar përfaqësuesen. Pa asnjë mundësi për ndeshje miqësore, Kombëtarja nën drejtimin e Dosenës barazoi me Zvicrën (1-1, 12 tetor) në Tiranë dhe humbi në transfertë me Rusinë (4-1, 16 teror 2002). Italiani u “arratis” pa lënë të paktën një letër lamtumire, ndërkohë që FSHF ia morri me gjyq një pjesë të parave që i kishte dhënë. Përpara se të merrte Shqipërinë, Dosena kishte drejtuar Ganën dhe kishte qenë ndihmës i Cezare Maldinit te Paraguai në Kupën Botës 2002. Mbahet mend si një “tradhtar” i besimit të FSHF-së.
HANS PETER BRIGEL
Gjermani Hans Peter Brigel, edhe pse pa ndonjë eksperiencë të madhe si trajner, arriti të vendoste shtatë rekorde me Shqipërinë, ku spikat numri 13 i pikëve të grumbulluara, gjë që nuk e ka arritur askush më parë, qoftë ky i huaj apo shqiptar. Brigeli e nisi me një fitore historike kundër Rusisë (3-1, 29 mars 2003, në Shkodër), por kulmi i tij ishte triumfi madhështor kundër kampiones së Europës, Greqisë (2-1, 4 shtator 2004 në “Qemal Stafa”). Solli një disiplinë taktike e frymë të jashtëzakonshme grupi te lojtarët e Kombëtares, por edhe prurje të reja. Fitoi edhe një mandat të dytë me përfaqësuesen, por në të tretin ju vunë kushte të papranueshme prej tij në kontratë. Ndeshja e tij e fundit zyrtare ishte ajo me Turqinë (të humbur 1-0, më 12 tetor 2005). I larguar kokëlart e me respekt nga Shqipëria.
OTO BARIÇ
Kroati Oto Bariç ishte një zgjedhje personale e Armand Dukës, dhe njëherësh nga më befasueset, pasi në kohën që “Oto Maximale” morri përfaqësuesen tonë ishte thuajse 74-vjeç, njëherësh edhe trajneri më i moshuar në botë, që drejtonte një ekip Kombëtar. Bariç do të mbahet më mend si “më i madhi” i trajnerëve që ka drejtuar ndonjëherë Shqipërinë, por edhe si më “revolucionari” pasi “plakushi” ishte i dashuruar me futbollistët e rinj dhe të talentuar. Dy ndeshje të mëdha me Bullgarinë e dy dinjitoze me Holandën, por me dy humbje të turpshme me Bjellorusinë (4-2, në Tiranë) dhe Rumaninë (6-1, në Bukuresht). Kishte pranuar në parim rinovimin, por nuk preferoi më bashkëpunimin pas humbjes me Rumaninë. Profesionist i madh, takticien i pagabueshëm.
ARI HAN
I përzgjedhur me rekomandimin e avokatit të njohur shqiptaro-austriak Skënder Fani, presidenti Armand Duka ia imponoi zgjedhjen e holandezit “hokatar” Ari Han, Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. I mirëpaguar, 300 mijë euro kontratë, Hani nuk dëshmoi se e meritonte atë shumë të kripur për buxhetin e FSHF-së. Gjithsesi, tre barazimet e mëdha me Suedinë (0-0 në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) duket se kanë qenë më shumë pjesë e fatit dhe kontributit të lojtarëve se sa fryt i punës së tij. Shkarkimi i tij erdhi si presion popullor, por dhe mosrealizimit e objektivit kryesor, zënien e vendit të katërt. Hani tani është thjesht një kujtim që duhet harruar.
JOSIP KUZHE
Kroati Josip Kuzhe, 58 vjeç, mori drejtimin e skuadrës në maj të vitit 2009, duke pasuar në bankinë holandezin Arin Han. Kuzhe zhvilloi në stolin e Shqipërisë, 24 ndeshje, duke koleksionuar 8 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Ndeshja me Rumaninë ishte e fundit e tij, i mbyllur në barazim 1-1. Njihej si mjeshtri i miqësoreve (11 ndeshje, 6 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje), por në 11 takimet zyrtare arriti vetëm 2 fitore (me Luksemburgun dhe Bjellorusinë), si dhe 4 barazime dhe 6 humbje. Fitorja 6-1 në miqësoren me Qipron, e futi përjetësisht në histori (të paktën deri tani), si trajnerin që ka regjistruar fitoren më të thellë me Kombëtaren.
BILANCI I
TRAJNERËVE
DHE PAGESAT
Xhuzepe Dosena
Edicioni Euro 2004
Kombësia: italiane
Periudha: 01.07.2002-16.10.2002
Ndeshje: 2
Fitore: 0
Barazime: 1
Humbje: 1
Kontrata: 180 mijë euro
Hans-Peter Brigel
Edicioni: Euro 2004/Botërori 2006
Kombësia: gjermane
Periudha: 12.12.2002-30.06.2006
Ndeshje: 31
Fitore: 11
Barazime: 4
Humbje: 16
Kontrata: 400 mijë euro
Oto Bariç
Edicioni: Euro 2008
Kombësia: kroate
Periudha: 01.08.2006-21.11.2007
Ndeshje: 15
Fitore: 4
Barazime: 5
Humbje: 6
Kontrata: 300 mijë euro
Ari Han
Edicioni: Botërori 2010
Kombësia: holandeze
Periudha: 03.01.2008-15.04.2009
Ndeshje: 10
Fitore: 2
Barazime: 4
Humbje: 4
Kontrata: 300 mijë euro
Josip Kuzhe
Edicioni: Botërori 2010/ Euro 2012
Kombësia: kroate
Periudha: 20.05.2009-31.12.2011
Ndeshje: 24
Fitore: 8
Barazime: 7
Humbje: 9
Kontrata: 360 mijë euro
Total: 82 ndeshje
Fitore: 25
Barazime: 21
Humbje: 36
Shënim: Në ndeshjet e trajnerëve janë përfshirë dhe ato miqësore.