Messi merr mësim nga Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimovic ishte viktima e parë e këtij rasti. Sulmuesi argjentinas dëshironte të luante në qendër të sulmit, kështu që suedezi kishte përfunduar në bankinë, i detyruar të kthehej në Itali për ta veshur fanellën e Milanin. Tash po ndodh e njëjta gjë edhe me David Villan. Mirëpo, në aspektin e humorit, Messi ka mësuar bile diçka nga Ibra.
Mjafton ta shihni foton, ku ‘Topi i Artë’ argjentinas godet me shaka shokët e skuadrës me shqelma (Mascheranon e Pinton), saktë siç bënte Zlatani në Milanello me bashkëlojtarin Strasser, pastaj me Cassanon në fund të sezonit që shkoi, për ta përsëritur më pas edhe në Kombëtare, kur e kishte goditur Wilhelmssonin. Messi gjendet aktualisht në Japoni me Barcelonën, ku po merr pjesë në Botërorin e Klubeve.