Si kanë përfunduar miqësitë e të rinjve të “Big Brother”
Ata u bënë të gjithë të famshëm falë një eksperience të përbashkët dhe në mendjen e tyre, e ruajtur si diçka shumë e veçantë. Në fakt kur ndodh diçka që bën kaq zhurmë, siç ishte pjesëmarrja në “Big Brother”, natyrishëm lind pyetja, po më pas? Disa prej tyre vijojnë të jenë të angazhuar në televizion si Adela, Bjordi, Adi dhe Arjoni, ndërkohë që të tjerët janë zhdukur nga qarkullimi. Padyshim që do të ishte absurde të mendonim që për secilin prej tyre do të kishte një karrierë televizive, por fakti që janë të njohur, me siguri ia ka bërë gjërat më të lehta, për të kërkuar punë edhe në vende të tjera. Ndërsa përsa i përket miqësive, s’duket se ka patur tentativa serioze që këta të rinj të mbeten miq për kokë falë programit që iu krijoi mundësinë e një bashkëjetese 24 orëshe. Me siguri kur t’i shohin këto foto, djemtë dhe vajzat protagonistë do të ndjejnë pak nostalgji. Kjo për arsye se datojnë vetëm pak ditë mbas daljes nga “Big Brother”, kur ata ishin akoma nën euforinë e famës dhe të pritjes së ngrohtë që iu bë. Me siguri që nga ky moment Eltoni nuk e ka takuar më Mozën, Anjeza nuk e ka takuar më Pavlinin apo Adela Agonin. Kjo vjen edhe për arsye të largësisë së tyre. Por vajzat që jetojnë në Tiranë si psh Aida dhe Anjeza dalin vazhdimisht me njëra tjetrën. Fotoja që shihni është e dy ditëve më parë kur ato kishin zgjedhur “Magic 4” për të kaluar një mbrëmje të këndshme.