Si kufizohet trafiku i deputetëve në parlamentet e huaja
Në shumë vende të botës, mandati i mbetet partisë nëse deputeti largohet. Parandalimi i fenomenit bëhet edhe me deklaratat që nënshkruajnë deputetët para zgjedhjeve
Shaban Sulçe
Shqipëria është ndër të paktat vende që nuk ka të aplikuar një kufizim ligjor për të evituar “lulëzimin” e trafikut të deputetëve dhe braktisjes së partive që i kanë mandatuar. Madje edhe vendet europiane me demokraci të zhvilluar, të cilat nuk kanë sanksione ligjore, kanë menduar ta parandalojnë këtë fenomen duke e zgjidhur këtë çështje brenda partive. Kështu, partitë franceze aplikojnë firmosjen e “Kartës së bardhë”. Në këtë rast, kandidati për deputet e firmos këtë kartë përpara zgjedhjeve dhe në rast se më vonë, midis deputetit dhe partisë ka përplasje, domethënë nëse ai nuk zbaton porositë e partisë ose vendimet e Grupit Parlamentar, atëherë mbushet letra e bardhë dhe i paraqitet kryetarit të Asamblesë për të vërtetuar dorëheqjen e deputetit, ndërkohë që mandati i mbetet partisë.
Fenomeni
Fenomeni i largimit të një deputeti nga një parti në një parti tjetër është përkufizuar në Angli si “kapërcimi i dyshemesë” (Floor-Crossing”). Protagonist i këtij fenomeni do të bëhej edhe një figurë e shquar i politikës angleze, pikërisht lideri i saj Uinston Çërçill, i cili kaloi nga Partia Konservatore në Partinë Laburiste, për t’u kthyer sërish në deputet të konservatorëve. Që nga ajo kohë, “kapërcimi i dyshemesë” ka qenë një pikë shumë fort e diskutueshme. Megjithatë, në parlamentet perëndimore, braktisja e partive nga deputetët ka ndodhur në rastet kur partia në fjalë ka qenë në qeverisje dhe ata nuk kanë qenë dakord me vendimet e saj, dhe jo anasjelltas, siç ndodh rëndom në Shqipëri. Gjithsesi, ky problem është zgjidhur më së shumti brenda partive, midis liderëve dhe kandidatëve.
Në Spanjë është dashur vendimi i Gjykatës së Lartë për të lejuar vendimet personale të deputetëve, ndërsa në Kanada është aprovuar ligji i heqjes së mandatit në rast se deputetët braktisin partitë.
Kufizimi
Braktisja e partive nga ana e deputetëve më së shumti ka ndodhur në vendet me demokraci pak të zhvilluar. Për këtë janë vendosur kufizime të mëdha ligjore. Kështu, në Maqedoni, e cila ka një sistem të përafërt elektoral me Shqipërinë, mandati i ngelet partisë në rast se deputeti largohet prej saj, ose përjashtohet. Zëvendësimi i deputetit bëhet me emrin e radhës në listën shumemërore proporcionale që ka paraqitur partia përpara zgjedhjeve. E njëjta gjë ndodh edhe në Parlamentin e Sri Lankës, ku deputeti zëvendësohet nga emri pasardhës në listën proporcionale në rast se ai tenton t’i bashkohet një tjetër grupi parlamentar. Një tjetër opsion “ndëshkues” që aplikohet ndaj fenomenit të largimit të deputetit nga grupi parlamentar është ai që ndodh në parlamentet e Kenias, Bangladeshit, Indisë, Pakistanit dhe Zambias. Nëse braktis partinë, deputetit i hiqet mandati, por mandati nuk i mbetet partisë, kështu që zhvillohen zgjedhje të reja. Raste tejet interesante vijnë edhe nga Parlamenti i Nepalit dhe ai i Afrikës së Jugut. Kështu, në Nepal, deputeti mund ta mbajë mandatin e tij nëse braktis partinë vetëm në rast se 40% e deputetëve të partisë së tij të mëparshme e mbështesin atë. Ndërkohë që në Afrikën e Jugut, deputeti që ndërron partinë mund ta mbajë mandatin vetëm në rast se të njëjtën gjë bëjnë edhe 10% të deputetëve të grupit parlamentar ku ai bën pjesë.
Deputetë shqiptarë që ndryshuan parti gjatë Kuvendit të kaluar
Parlamenti i kaluar do të mbahet mend gjatë për “lulëzimin” e merkatos së deputetëve. Merkatoja e deputetëve nuk kurseu asnjë prej krahëve politikë, madje preku të gjitha partitë parlamentare. Largimet nga radhët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ishin ato të deputetit Spartak Ngjela dhe Gilman Bakalli. Largimi i parë nga Grupi Parlamentar i PS-së ishte ai i deputetit Tom Doshi, i cili iu bashkua Grupit Parlamentar demokristian. Më pas, gjashtë deputetë të PS-së, Durim Lamaj, Durim Hushi, Taulant Balla, Hamit Kosta, Bukurosh Stafa dhe Paulin Sterkaj u përjashtuan pasi thyen vendimin e Grupit Parlamentar për të bojkotuar votimin në Kuvend, duke marrë pjesë në seancë. Në vititn 2008 Dy deputetët socialistë, Luan Memushi dhe Petro Koçi, shpallën largimin nga Grupi Parlamentar në shenjë proteste ndaj ndryshimeve kushtetuese. Për PSD-në rebeli i parë do të ishte deputeti Albert Faruku, i cili u vetëshpall i pavarur, ndërkohë që deputetja Angjelina Kola shpalli në nëntor të vitit 2008 largimin nga Grupi Parlamentar socialdemokrat dhe bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nga PSD-ja u largua deputeti Hamit Kosta, ndërsa dy nga tre deputetët e PAD-së, përkatësisht Pirro Lutaj dhe Pashk Ujka, e braktisën këtë parti për t’iu bashkuar respektivisht PS-së dhe PDK-së. Që në fillim të legjislaturës së kaluar, deputetja e PR-së, Lajla Pernaska, u largua për të qenë pjesë e PD-së. Nikollaq Neranxi braktisi PAA-në për LSI-në, ndërsa deputeti tjetër i Agrarëve iu bashkua PDK-së.
Partia Demokrate Reformatore, e cila kishte Grupin e saj Parlamentar, pësoi një përçarje të madhe kur tre deputetë të saj, përkatësisht Nard Ndoka, Jak Ndokaj dhe Frrok Gjini, u larguan për t’u bërë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokristiane në qershor të vitit 2006. Më parë, PDR-ja pësoi edhe largimin e deputetit Ferdinand Xhaferaj, i cili u ribashkua me Partinë Demokratike. Ndërkaq, PDK-ja arriti të krijojë një grup parlamentar, ku përveç tre deputetëve të sipërpërmendur, bënin pjesë Nikollë Lesi, Pashk Ujka, Tom Doshi dhe Ndue Shpani. Por edhe PDK-ja nuk do t’i shpëtonte dot fenomenit të largimeve, ku Shpani dhe Doshi do të deklaronin disa kohë më pas largimin nga kjo parti.
Idrizi dhe Tahiri, largimet e para në Kuvendin e ri
Deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kanë braktisur përkatësisht Partinë Socialiste dhe Partinë për Drejtësi dhe Integrim, për të shpallur krijimin e partisë më të re në skenën politike shqiptare, Partinë për Drejtësi dhe Unitet. Kjo ishte një lëvizje e paralajmëruar prej javësh, por disa ditë më parë deputetët Idrizi dhe Tahiri kanë konkretizuar hapin e tyre. Në një konferencë për shtyp ata kanë bërë të ditur krijimin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, e cila, sipas tyre, do të jetë një parti që do të jetë në funksion të çështjes kombëtare, por, nga ana tjetër, edhe një aleate e maxhorancës së re qeverisëse. Kryetari i PDU-së do të jetë ish-deputeti socialist, Idrizi, ndërsa ish-deputeti i PDI-së, Dashamir Tahiri, do të mbajë funksionin e nënkryetarit të kësaj partie. Shpëtim Idrizi u zgjodh për herë të dytë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet e 28 qershorit, nën siglën e Partisë Socialiste. Ai kandidoi në qarkun e Vlorës duke u renditur i katërti në listën e Partisë Socialiste në këtë qark. Dashamir Tahiri ishte një nga emrat surprizë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Tahiri, i cili kandidoi për Partinë për Drejtësi dhe Integrim, siguroi mandatin e deputetit në qarkun e Vlorës, ku ai kryesonte listën e kandidatëve të PDI-së në këtë qark.
5 Tetor 2009