Tiranë/ Kapet 37-vjeçari, vrau në 1997-ën

Policia e Tiranës dhe forcat RENEA, gjatë një operacioni të koduar "Darka jashtë" kanë arrestuar të kërkuarin Besnik Vath Visha, 37-vjeç, banues në Tiranë.
Operacioni për kapjen e tij, u organizua në fshatin Zgur, të Komunikës Zall Bastar dhe falë rrethimit të vendit ku fshihej dhe negociatave të realizuara nga Forcat Speciale RENEA, u bë e mundur kapja e të kërkuarit Visha.
Ky shtetas, është i dënuar me 12 vjet burgim vendim të datës 29.06.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Vrasjes me dashje" dhe të "Armëmbajtjes pa leje".
I kërkuari, më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin Refik Domi, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Buqësor Tiranë. Në momentin e arrestimit, të sipër cituarit ju gjendën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një krëhër me fishekë.
Policia thekson se, ky person është ndjekur me masa kërkimi që nga viti 2001 dhe për kapjen e tij, janë organizuar shumë operacione policore, të cilat kanë dështuar për shkak të terrenit të vështirë. Ky shtetas, ka lëvizur i armatosur në fshatra të ndryshme të Komunës Zall Bastar, duke rënduar situatën e rendit në këtë Komunë.