Dhjetëfishohet numri i padive për kreditë e këqija
Statistikat zyrtare të Gjykatës së Tiranës shënuan dje për 9-mujorin e parë plot 3000 dosje. Bankat japin alarmin se kreditorët janë borxhlinj në disa banka. ǒdo të ndodhë me pasuritë e tyre
Laureta Rryçi
Dhjetëfishohet numri i padive për kreditë e këqija. Statistikat zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës kanë shënuar dje shifrën më të lartë mbi numrin e padive civile të depozituara nga bankat për kreditë e këqija. Të njëjtat burime shpjeguan për gazetën “Albania” se këto dosje po kthehen në problem për shqyrtimin e tyre, për shkak të numrit të madh që ndodhet në secilën zyrë të gjyqtarëve të dhomës civile në këtë gjykatë. Për herë të parë, në lidhje me këtë fenomen, bëhen publike statistikat zyrtare të kësaj gjykate, të cilat tregojnë se kur ka nisur shqetësimi i bankave për mosshlyerjen në kohë të kredive nga ana e kreditorëve. Ndërsa padia mbërrin në gjykatë, bankave, nëpërmjet juristëve të tyre, u duhet të ndjekin vijueshmërinë e vendimit edhe nëpër zyrat e Përmbarimit. Pasi do të jenë përmbaruesit që do të ekzekutojnë vendimet e Gjykatës deri në sekuestrim të pasurive të qytetarëve që nuk kanë shlyer kredinë. Këto dosje kanë problemet e tyre që në fazën e shqyrtimit nga Gjykata. Adresat e pasakta dhe ndërrimi i vendbanimit nga ana e qytetarëve i ka bërë më të vështira këto vendime, për të mos thënë të paekzekutueshme.
Mbingarkesa
Statistikat gjithmonë kanë treguar se një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës gjykon në një vit sa totali i dosjeve që mund të gjykojë një gjykatë në një rreth të vendit. Mirëpo, gjatë këtyre muajve, këto statistika janë rënduar edhe më tej. Shkak janë bërë paditë e depozituara nga bankat e nivelit të dytë për kreditë e këqija. Fluksi i këtyre padive u ndje edhe në pjesën e dytë të vitit të kaluar, por në këtë vit ato janë dhjetëfishuar. Gjyqtarët tregojnë se këto dosje po krijojnë një kaos edhe për çështjet e tjera, për shkak se ato kanë mangësi në të dhënat që paraqesin bankat dhe gjykimi për këto kërkesa vijon për javë me radhë. Sipas tyre, një ditë pune për ta mund të përfshijë më shumë se 10 procese, nga të cilat jo të gjitha mund të zhvillohen po brenda kësaj dite. Përveç mungesës së zakonshme të palëve në proces, zgjatja e një procesi më shumë se ç’ishte parashikuar shkakton shtyrjen e të gjitha orareve të përcaktuara. Kalendari i gjyqeve për ta është tepër i ngarkuar, duke qenë se janë në pritje dhjetëra dosje që zënë vend nëpër tavolinat e gjyqtarëve civilë. Gjatë këtij nëntëmujori shifrat tregojnë se numri i padive për kreditë e këqija ka shkuar në 3 mijë dosje. Por, një vit më parë ka qenë rreth 50 dosje më pak dhe në vitet e kaluara gjithmonë numër më i vogël i këtyre padive. Në lidhje me këto padi, statistikat e Gjykatës zerohen gjatë vitit 2004.
Kreditë
Shumë banka tregtare kanë dhënë kredi në shuma të konsiderueshme për kompanitë e biznesit dhe subjekte të ndryshme në vend, në një kohë që garancia për këto para të dhëna ka qenë minimale. Në mjaft raste, shumë kompani biznesi kanë marrë kredi në banka, sidomos gjatë dy viteve të fundit, jo për të zhvilluar aktivitetin e tyre apo për të përmirësuar teknologjinë, por për të paguar pagat e punëtorëve, taksat dhe borxhet ndaj kompanive partnere. Ky fenomen jo vetëm që thelloi regresin ekonomik të këtyre kompanive duke i zhytur edhe më thellë në borxhe, por zgjeroi pa fund edhe portofolin e kredisë të dhënë nga bankat tregtare. Sipas specialistëve, nga ana tjetër, kjo bëri që bankat të hidhnin në një treg që ishte si një gropë e zezë sasi të mëdha likuiditeti dhe sot janë përballë faktit që nuk e grumbullojnë më atë. Specialistët kanë dhënë alarmin me kohë se tani bankat do ta kenë mjaft të vështirë që të mbledhin paratë e tyre. Sa më shumë të thellohet kriza, aq më të vështirë do ta kenë kompanitë dhe qytetarët që të shlyejnë kreditë.
Statistikat zyrtare që ndodhen në arkivin e Gjykatës së Tiranës
Në vitin 2009 janë regjistruar 3000 padi për kreditë e këqija përgjatë gjithë vitit
Në vitin 2008 janë regjistruar 2500 padi për kreditë e këqija përgjatë gjithë vitit
Në vitin 2007 janë regjistruar 1500 padi për kreditë e këqija përgjatë gjithë vitit
Në vitin 2006 janë regjistruar 900 padi për kreditë e këqija përgjatë gjithë vitit
Në vitin 2005 janë regjistruar 300 padi për kreditë e këqija përgjatë gjithë vitit
Në vitin 2004 janë regjistruar 0 padi për kreditë e këqija përgjatë gjithë vitit
Kreditë e këqija, portofoli i bankave rritet me 9.5 për qind
Kreditë me probleme, ku përfshihen të gjitha kreditë me vonesa prej më shumë se një muaji, në sistemin bankar shqiptar u rritën me 2.8 miliardë lekë, duke shënuar kuotën prej 9.5 përqindësh të totalit të portofolit të kredive. Kjo gjë bëhet e ditur nga statistikat e publikuara kohët e fundit nga Banka e Shqipërisë që i referohen muajit gusht të këtij viti, ndërkohë që në gusht të vitit të kaluar, kreditë me probleme përbënin vetëm 4.1 për qind të totalit të portofolit të kredive. Sipas statistikave të BSH-së, në muajin korrik, kreditë me probleme ishin sa 9 për qind e portofolit, ndërsa në qershor ishin 8.7 për qind. Kreditë me probleme pasqyrojnë zakonisht vështirësitë e kredimarrësve për të respektuar detyrimet e veta, por nuk janë kredi të humbura. Shumica e kredimarrësve i rikthehen shlyerjes së rregullt të kredive të veta pasi kapërcejnë vështirësitë financiare. Kreditë e klasifikuara si të humbura në muajin gusht mbërritën në 11.1 miliardë lekë, (rreth 85 milionë euro), me një rritje prej 487 milionë lekësh në krahasim me korrikun. Kreditë me probleme në Shqipëri janë dyfishuar gjatë vitit të fundit, kryesisht për shkak të komplikacioneve që solli për financat e bizneseve dhe familjeve shqiptare kriza financiare dhe ekonomike botërore. Përsa i përket kreditimit në lekë, ai ka ruajtur normën mesatare të rritjes vjetore gjatë këtij viti, prej rreth 28-30 për qind, kjo sipas raportit e fundit të BSH-së "Mbi politikën monetare gjatë muajit gusht". Sipas BSH-së, kredia për biznesin ka dhënë kontributin kryesor në rritjen mujore (gusht 2009) të kredisë, një fenomen ky i përhershëm, por që këtë muaj vjen veçanërisht më i theksuar, kjo për shkak se siç thuhet në raportin e BSH-së, “ngadalësimi i kredidhënies në valutë ka sjellë uljen e ritmit të rritjes së kredisë në përgjithësi”. Në raportin e saj mbi zhvillimet e politikës monetare gjatë muajit gusht, BSH-ja vëren se është rritur besimi i publikut ndaj bankave dhe sistemi bankar në vend po orientohet drejt tendencës së qëndrueshmërisë.
5 Tetor 2009