E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si kurohen gurët në veshka



Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Kur veshkat sëmuren nuk kryejnë më funksionin e tyre të filtrimit dhe të djegies të substancave të dëmshme, thuhet se fjala është për insuficiencën (pamjaftueshmërinë). Simptomat janë: lodhje, tretje e vështirësuar, anemia paraqitet më vonë, kur sëmundja të jetë në fazën më intensive. Gurët në veshka nëse nuk trajtohen me seriozitet mund të japin komplikacione të rënda. Sipas mjekëve, gurët në aparatin urinar mund të japin disa komplikacione, shpesh serioze për jetën e pacientit. Kështu, mund të japin dëmtim të veshkës nga infeksione të përsëritura, bllokim të ureterit, apo dhe anuri (bllokim total i urinës) nga bllokimi i ureteve të dy veshkave ose i veshkës së vetme. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka . Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit.
Sëmundja
Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje, ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që nuk i kanë ndjerë asnjëherë shqetësimet, dhe pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta. Ekzistojnë shumë lloje, sipas natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, çka dhe lejon identifikimin e tyre.
Faktorët
Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve të njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike. Pas përcaktimit të saktë të diagnozës, i sëmuri trajtohet me analgjezinë të lehtë dhe antiperistatike me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë çliron tek i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhembjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat vetëm mjeku mund t’i japë. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të lehta, supave me zarzavate, lëngjeve të frutave, çaje të ndryshme, etj.

Këshillat e mjekëve për kurimin e sëmundjes

- Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.
- Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.
- Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.
- Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.
- Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.
- Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.
- Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.
- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
- Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çaje mali dhe kamomili.
- Lëvizni sa më shumë të mundeni.
- Një herë në tre muaj bëni ECHO.
- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).
- Bëni banja me ujë të ngrohtë.
- Mos pini alkool dhe duhan.

Simptomat e gurëve në veshka janë:
- Dhembje barku.
- Frymëmarrje të ngadalta e të thella.
- Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.

Efektet e lëngut të mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke.

Rekomandohet pirja e çajit të koprës

Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit.

Fëmijët; sa më pak TV, aq më të ditur

Sipas një studimi në fushën e arsimit parashkollor, fëmijët e mitur që shpenzojnë shumë orë përpara televizorit, kur rriten e shkojnë në shkollë tek ata vihen re probleme në sjellje dhe dobësi në lëndë të ndryshme. Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke parë televizor mund të vuajnë pasoja negative dhe afatgjata. Ekspertë nga SHBA dhe Kanadaja morën në shqyrtim më shumë se 1 mijë e 300 fëmijë të moshës para-shkollore për të përcaktuar nëse televizori ndikon në sjellje, në stilin jetese dhe suksesin e tyre akademik në të ardhmen. Për çdo orë të shpenzuar duke parë televizor, mesatarisht 9 orë në javë, tek këta fëmijë u shfaqën shumë probleme. Në klasën e katërt tek ata u vu re - rënie 7% në angazhimin në mësim - rënie 6% në aritmetikë - një rritje 10% në mosbindje, ngacmim e grindje të ndryshe me moshatarët në klasë. Tek këta fëmijë gjithashtu u vu re një rënie 9% në aktivitetin e përgjithshëm fizik, ndërsa treguesi i masës së trupit tek ata u rrit 5%.Studimi nuk provon se televizori është fajtor, por vetëm vë në dukje një lidhje midis kohës së kaluar duke shikuar televizor dhe treguesve të zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Ekspertët thonë se fëmijët mund të rriten për të qenë të ditur, më aktivë dhe të shëndetshëm në qoftë shpenzojnë më pak kohë duke parë televizor në moshë të mitur.

Ushqimet me kripë, shumë shijshme, pak të shëndetshme

Ekspertët thonë se amerikanët konsumojnë kripë gati 50 për qind më shumë sesa kanë nevojë dhe se konsumimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të tepruara sodium a natrium ndikon në presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare. Kripa i bën ushqimet të shijshme, dhe sipas ekspertëve do të duhej një kohë e gjatë që njerëzit të mësoheshim me një shije të re, atë të ushqimeve me pak kripë. Prandaj edhe Administrata e Ushqimeve dhe Barnave ka filluar një program të ri për pakësimin gradual të kripës në ushqimet e restoranteve dhe në ato të paketuara.
Sanduiçet me mish dhe djathë me pak yndyrë mendohet se janë ushqime të shëndetshme. Prandaj edhe Uest Morgan as që e lexon etiketën ku tregohet sasia e sodiumit në këtë ushqim të paketuar. Kripa i bën ushqimet më të shijshme dhe më të durueshme ndaj kohës. Por ushqimi i kripur nxit edhe presionin e gjakut. Dhe presioni i lartë të gjakut mund të çojë në goditje në zemër dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore. Administrata e Ushqimeve dhe Barnave njoftoi kohët e fundit një plan dhjetë vjeçar për të pakësuar sodiumet ose natriumit në ushqimet e paketuara dhe në
restorante, pas propozimeve nga një komision shkencor. Por masat për kufizimin e kripës në ushqime nuk kanë ndonjë fuqi ligjore.
Dr. Bob Rubin, anëtar i komisionit shkencor, parapëlqen pakësimin gradual të sasisë së sodiumit e kripës që përdoret në ushqimet në restorante. Ai mendon se çështje të tilla nuk mund të zgjidhen me pikësime të menjëhershme sepse konsumatorët do ta ndjejnë menjëherë ndryshimin e shijes me të cilën janë mësuar dhe ushqimi i ri me pak kripë nuk do t'u pëlqente. Amerikanët konsumojnë mesatarisht 3500 miligramë natrium në ditë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo sasi është rreth 50 për qind më shumë sesa trupi ka nevojë. Mjekët thonë se njerëzit 40 vjeç e sipër ose ata që kanë tension të lartë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 1500 miligramë sodium në ditë. Ndërsa të rriturit e tjerë nuk duhet të konsumojnë më shumë se rreth 2300 miligram në ditë. Shumë amerikanë pranojnë se problemi i kripës duhet të trajtohen dhe njerëzit duhet të ndërgjegjësohen rreth dëmeve që sjell konsumimi i ushqimeve me shumë kripë, edhe pse ushqimet me pak kripë nuk janë të shijshme. Skeptikët thonë se pakësimi i kripës në ushqime do të jetë një detyrë e vështirë. Industrisë ushqimore do t'i duhet të ndryshojë shumë prej proceseve të përpunimit të ushqimeve, që edhe me pak kripë të mbeten të shijshme, të shëndetshme dhe freskëta.

Mbipesha tek gratë shtatzëne ndikon tek foshnjat

Ndërsa përpjekjet për parandalimin e mbipeshës trupore vazhdojnë, një studim i ri tregon se një nënë mbipeshë afekton foshnjën gjatë lindjes dhe jetës. Sipas studimit, një fëmijë që lind mbi peshë ka më shumë gjasa të jetë i tillë edhe kur të rritet. Shumë ekspertë mendojnë se ushqimi i tepruar gjatë periudhës së shtatzënisë, krijon një mjedis jo normal në fetus që mund të ndryshojë përgjithmonë trurin e një foshnjeje. Ky mjedis brenda barkut të gruas shtatzëne, i krijuar nga ngrënia e tepruar, mund të sjellë ndryshime edhe në pankreas, organ që kontrollon metabolizmin. Doktor David Ludëig në spitalin e fëmijëve në Boston thotë se pesha e lartë e lindjes ka qenë e lidhur me rrezikun për astmë, alergjitë dhe disa lloje të kancerit. Studimi i ri tregon se mbipesha foshnjore lidhet edhe me mbipeshën në moshë të rritur.

Astrit Lulushi

18 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›