Ngacmoi një femër në dasmë, e marrin peng
18/08/2010 Kapen dy vëllezërit
KAVAJË- Dy vëllezër u arrestuan dje nga shërbimet e komisariatit të policisë Kavajë pasi kishin marrë peng një person. Policia njoftoi se u bë e mundur kapja e dy personave në kërkim duke realizuar ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Kavajë në ngarkim të Haxhi e Marjus Xhihanit, 23 dhe 31 vjeç, të dy nga Kavaja. Këta shtetas akuzohen për konsumim të veprës penale të “Heqjes së pa ligjshme të lirisë”, parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal. Të sipërcituarit ishin shpallur në kërkim më datë 05 gusht 2010, ndërkohë që kapja e tyre u mundësua vetëm ditën e djeshme nga shërbimet e komisariatit të policisë Kavajë. Ngjarja kishte ndodhur në një dasmë ku dy vëllezërit morën peng një të ri që ngacmoi një prej femrave që ndodheshin aty. Pasi e mbajtën për disa orë peng dhe e keqtrajtuan ata mundën ta sqaronin problemin e tyre dhe më vonë e lanë të lirë.