Berati, gjashtë orë pa energji elektrike
18/08/2010 Pati avari nënstacioni i Fierit, penalizohen bizneset dhe turistët në pikun e sezonit
OSSH nuk dha asnjë njoftim për ngjarjen dhe ecurinë në ditët pasardhëse
BERAT- Që prej orës 10:00 të paradites së djeshme e deri në orën 16:00 të pasdites qytetarët e Beratit kanë vuajtur pasojat e mungesës së energjisë elektrike, ndërprerje e cila ka ardhur si shkak i një avarie në stacionin e Fierit. Në të gjitha lagjet e këtij qyteti ndërprerja ka nisur në orën 10:00. Ndërkohë bizneset e vegjël kanë rivënë sërish në punë gjeneratorët për të vazhduar punën e tyre. Gjatë gjithë ditës së djeshme, në rrugët e këtij qyteti kanë nisur të dëgjohen zhurmat e gjeneratorëve, ndërkohë që kanë pasur nga ato biznese që janë gjetur të papërgatitur për këtë ndërprerje energji dhe u është dashur të mbyllin dyert për gjatë gjithë ditës së djeshme. Burime pranë zonës së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në këtë qytet bëjnë me dije se ndërprerja ka ardhur si rezultat i një avarie në stacionin energjetik të Fierit, nga ku furnizohet me energji ky qytet. Qytetarët, kryesisht drejtuesit e bizneseve ushqimorë kanë shfaqur zemërimin e tyre në lidhje me këtë ndërprerje energji, e cila në këto ditë tepër të nxehta vere është penguese për aktivitetet e tyre, ndërsa u janë prishur me dhjetëra prodhime të mishit, qumështit dhe të nën produkteve të tyre. Ndonëse nuk janë njoftuar dot për këtë ndërprerje energji shumë drejtues biznesesh kanë vënë në punë për gjatë gjithë orëve të ditës gjeneratorë, çka ka rikthyer zhurmat në këtë qytet, ndonëse vënia në punë e një gjeneratori ka kosto të lartë. Dhe pse Berati është përfshirë në listën e qyteteve prioritare për zhvillimin e turizmit historik e kulturor në pikun e këtij sezoni turistik ku qindra vizitorë e bëjnë Beratin pjesë të agjendës së tyre një avari në rrjet ka lënë gjatë gjithë ditës lagjet e qytetit në mungesë të plotë të energjisë elektrike. Por ajo që ka trembur më shumë bizneset e këtij qyteti është se krerët e elektrikut nuk kanë lajmëruar për këtë avari, ndërsa ende nuk kanë lajmëruar nëse qyteti i Beratit dhe i gjithë qarkut do të ketë energji elektrike në ditën pas ardhëse apo jo.