Newsweek: “Shqipëria, më e mira mes vendeve të varfra”
Shqipëria listohet mes vendeve më të varfra, me standardet më të mira. Një klasifikim i tillë është bërë nga revista e njohur “Newsweek”, e cila publikoi dje indeksin e vendeve më të mira për të jetuar. Mes 100 shteteve, Shqipëria klasifikohet në vendin e 57-të. Për realizimin e këtij indeksi janë marrë në konsideratë elemente të tilla si edukimi, shëndeti, cilësia e jetës, dinamizmi ekonomik dhe mjedisi politik. Ekspertët e këtij indeksi kanë përdorur një sistem vlerësimi me pikë. Vendi ynë ka marrë 62.56 pikë. (Në tabelat e shkrimit janë të dhënat e indeksuara sipas sektorëve, si dhe renditja e 11 vendeve me standardet më të larta).
Shqipëria
Shqipëria rrallëherë është temë e veçantë e mediave botërorë dhe nuk bën pjesë si model për shtetet tjera, por të dhënat flasin për një progres krahasuar me shtetet që kanë të njëjtin stad zhvillimi me të. Në mes të grupit të shteteve të varfra, vendi ynë klasifikohet si më e mira në arsim, shëndetësi dhe kualitet të jetës. Nga të dhënat e ekspertëve të Newsweek, problemet më të mëdha vendi ynë i ka me dinamizmin ekonomik, i cili listohet si treguesi më i ulët mes fushave të marra në shqyrtim. Pothuajse 99% e shqiptarëve janë të shkolluar dhe dinë të lexojnë, edhe pse janë shtetas të një ndër shteteve më të varfra në Europë. Meshkujt shqiptarë jetojë mesatarisht deri më 78 vjeç, ndërsa gratë deri në 81 vjeç. Sipas specialistëve, kjo është një statistikë impresionuese krahasuar edhe me vende të tilla si Gjermania, ku mosha mesatare arrin deri në 79 vjeç.
Klasifikimi
Finlanda është vendi më i mirë për të jetuar, ndërsa pas saj vijnë Zvicra dhe Suedia. Australia radhitet në vendin e katërt, Luksemburgu në të pestin. Pas tyre vijnë Norvegjia, Kanadaja, Holanda, Japonia dhe Danimarka. Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin e 11-të. Kriteret që kanë përcaktuar listën janë arsimi, shëndetësia, cilësia e jetesës, dinamika e sistemit ekonomik dhe mjedisi politik. Shqipëria klasifikohet me progres krahasuar edhe me disa vende të rajonit.
Vodafone Card prezanton paketën javore të komunikimit për abonentët
Vodafone ofron me tepër mundësi komunikimi për klientët e vet. Burimet zyrtare të kësaj kompanie njoftuan dje “një tjetër surprizë për të gjithë abonentët Vodafone Card, të cilët mund të kompletojnë nevojat e tyre për komunikim përmes paketës së kombinuar javore me minuta, mesazhe dhe internet, me një çmim që vështirë të konkurrohet. Me ofertën e re të paketës së kombinuar javore për abonentët Vodafone Card, 30 minuta bisedë me çdo numër kombëtar, 30 SMS kombëtare dhe 50 MB internet kushtojnë vetëm 400 lekë (me TVSH). Paketa javore e minutave, mesazheve dhe internetit mund të blihet duke telefonuar 131 apo duke hyrë në menunë #123# dhe duke ndjekur udhëzimet përkatëse. Koha minimale e bisedës së tarifuar për minutat e paketës është 30 sekonda dhe më pas zbatohet tarifimi për sekondë.
INDEKSI SIPAS SEKTORËVE
Fusha vendi pikët
Shëndeti 52 71.02
Cilësia e jetës 53 67.92
Dinamizmi ekonomik 81 34.09
Mjedisi politik 56 58.67
RENDITJA
Finlanda
Zvicra
Suedia
Australia
Luksemburgu
Norvegjia
Kanadaja
Holanda
Japonia
Danimarka
SHBA
Gjermania
VLORË - Termocentrali i Vlorës ka pezulluar testimet për fillimin e prodhimit të energjisë për shkak të dëmtimit në dy vende të tubacionit shkarkues në det. Për këtë shkak, projekti 120 milionë eurosh nuk do të prodhojë energji deri në zgjidhje të problemit që KESH-i ka me kompaninë italiane, ndërtuese e objektit dhe financuesit, Bankës Botërore. Këta të fundit hezituan të ndërprisnin financimin, por u deshën provat me pamjet filmike të palombarëve që vërtetonin çarjen e tubit, që mundëson lëvizjen e ujit për ftohje. Pas lajmit të publikuar në media, drejtori i Përgjithshëm i KESH-it i dërgon ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, një letër ku vë në dijeni për situatën e krijuar. I shqetësuar për dëmin e krijuar, drejtori i ri i KESH-it, Engjëll Zeqo, kërkon nga dy ministrat që të ndërpriten menjëherë testimet dhe të ndalet financimi për kompaninë italiane. Në letër thuhej se dëmtimi i tubit rrezikon ujërat e detit Jon, pasi në të shkarkohen mbetjet e TEC-it.
Demiraj: “Eurobondi mbetet i hapur edhe për vitin tjetër”
TIRANË - Drejtori i menaxhimit të Borxhit Publik, Xhentil Demiraj, tha dje se qeveria nuk parashikon të emetojë një tjetër bono thesari, të dominuar në euro, në tregun vendas. "Rishikimi i buxhetit ka një impakt pozitiv në situatën e borxhit publik, jo vetëm për vitin në vijim, por edhe në plan afatmesëm makroekonomik. Kjo do të thotë se duke ulur deficitin buxhetor për 2010-n, nevoja për huamarrje për të financuar buxhetin ulet dhe ky reduktim arrin në 11 miliardë lekë", - tha ai. Lidhur me vendimin për eurobondin, Demiraj tha se "vazhdojmë ta konsiderojmë një opsion të hapur emetimin e tij, si këtë vit apo në vitin e ardhshëm, gjithnjë në varësi të kushteve të tregut".
18 Gusht 2010