Si mbërritën armët e Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vjenës
Autori i Lajmit: red.
Si erdhën në vjenë sendet me vlerë të heroit Skënderbe dhe si ranë ato më parë në dorë të arqidukës së Tirolit, Ferdinand? Për herën e parë janë përmendur këto sende në vitin 1578. Në atë kohë, Marius Sforca, duka i Urbinos, më 15 tetor të këtij viti i shkroi një letër arqidukës, Ferdinand, që ai do t i dërgonte aty armët e Skënder- Beut dhe të vëllait të tij. Ky është një vërtetim, që kallëzon se ndërmjet arqidukës dhe këtij duke janë këmbyer shumë letra. Më 15 maj 1579 i shkruan arqiduka i Tirolit, Ferdinandi, dukës së Urbinos, Marius Sforcës, duke e falënderar ndërkohë për armët e SkënderBeut dhe për të tjerat të cilat atij do t i binin në dorë. Një rast tjetër, është përmendur për së dyti në një letër të dukës von Arescot më 1588 (25 korrik) e cila letër flet mbi armët e tjera të Skënderbeut.
Inventari
Në inventarin e vitit 1585, këto objekte nuk qenë shënuar akoma, por në inventarin e vitit 1593, në fletën 69 shkruhet: “Dy shpata dhe përkrenarja e Georgen Scanderbegg”. Prej këtyre, shkresës dhe inventarit, mundesh lehtë të konstatosh se përkrenarja dhe dy shpatat e Skënderbeut kanë rënë në dorë të arqidukës Ferdinand ndërmjet vitit 1588 dhe 1593 me anën e dukës Marius Sforca të Urbinos dhe të dukës Arescot.
Ekzaktësisht, janë përmendur e shënuar përkrenarja Nr.71 (127) dhe dy shpatat Nr.92 (145) e 345 (550) në inventarin e vitit 1596 faqe 321. Aty shënohet kështu:
"George Skanderbeg: nji përkrenare e punuar me metal të bardhë me rrafshe të arta sipër, një krye dhije me dy brirë dhe dy shpata; njëra me një dorezë prej lëkure e cila nga pesha e rëndë e prej shenjave të gjakut që duken akoma, vërehet si më e madhërishme, tjera me dorezë kadife, shënuar emnin e Skënderbeut." Në inventarin e pikturave të sekretarit privat, Schrenckh, titulluar:"Armamentarium heroicum" të vitit 1601, shohim në tablonë XVI, Skënder- Beun me përkrenaren Nr.71 (127) dhe me shpatën Nr.345 (550) kështu:
Në një kornizë me ornamente të shumta rri në këmbë Skënder Beu, veshur me një pallto të gjatë me astar lëkure dhe në gjoks, mbërthyer me shirita duke kthyer kryet e mjekrën e gjatë nga krahu i majtë, duket në profil. Në krahun e djathtë, ai mban lart shpatën e zhveshur Nr.345 (550) dhe poshtë në tokë, afër këmbës së majtë qëndron përkrenarja Nr.71(127). Objektet që janë pikturuar në fotografi i ngjajnë krejt atyre në origjinal, në muzeumin e artit historik të Vjenës. Shihet qartë që këto dy objekte kanë qenë njohur që në vitin 1601 si gjërat e Skënder Beut. Ja një përshkrim i imtë mbi dy shpatat e mbi përkrenaren:
Në sallën XXV Nr.71/127 gjendet përkrenarja e Skënderbeut me një krah të ulur, e cila duket të jetë prerë sipas saladës italiane. Kjo mund të thoshte se Skënderbeu, fytyrën e tij të pambuluar donte t ia tregonte armikut. Saladet e Italisë (pjesa mbrojtëse e përkrenares) ngrihej dhe në rast nevoje, mbulonte fytyrën, veç syve. Në një të çarë në majë të përkrenares është vënë një stoli, e cila përfytyron nji krye- dhije, por është fiksuar mirë. Kjo përbëhet prej dy pjesëve; prej një pjese bakri dhe pjesa tjetër, sipër me një copë metali, buzët e së cilës janë zbukuruar me ar. Syve të dhisë i mungojnë gurët, akoma i duket vendi bosh, i cili jep të kuptosh, se brenda kanë qenë vendosur gurët. Në mesin e përkrenares, është vënë një rreth prej bakri me një gjatësi prej 65, e në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim shumë i vështirë për t u kuptuar çfarë thotë, deri tani e kanë deshifruar si: “Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat” (Jezui i Nazaretit të beton ty Skënderbej, princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Poshtë buzës së përkrenares janë vënë copa mesingu të mëdha e këto janë lidhur me një rrip lëkure me bojë hiri. Pesha e përkrenares është 3000 gr.
“Kjo përkrenare është një, unike, e veçantë, që gjendet në muzeumin e Vjenës dhe i përket artit të punim- metalit në stilin gottik të vonshëm. Përpara të gjithëve, kjo përkrenare në pikëpamjen estetike është një vepër e mrekullueshme dhe i ka hije vetëm një burri të fuqishëm të fortë, e me vullnet të hekurt. Sadoqë kjo përkrenare kallëzon elemente orientale, prapë besohet se është punuar prej një artisti venecian”, shkruan studiuesi Leo Alexandër Freundlich.
Në mesin e përkrenares, është vënë një rreth prej bakri me një gjatësi prej 65, e në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim shumë i vështirë për t u kuptuar çfarë thotë, deri tani e kanë deshifruar si: “Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat” (Jezui i Nazaretit të beton ty Skënderbej, princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit)
BOX
Përkrenarja, një e dytë si origjinali, punuar enkas për Shqipërinë
Dr. Gros: “Eshtë imitimi më i mirë i realizuar ndonjëherë. Shqipëria duhet të krenohet”
Drejtori i muzeut, dr. Grosi thotë: “Pas dhënies së vendimit mbi kopjimin e përkrenares, qe mundim i madh të gjeje një artist i cili të kopjonte përkrenaren në një mënyrë që t i ngjante krejt e pa dallim, natyrisht, nën drejtimin dhe syrvejimin tonë të pandërprerë. Puna më e vështirë ishte se unë nuk mund ta nxirrja këtë përkrenare jashtë mureve të muzeumit artistik-historik e t ia lija në dispozicion mjeshtrit. Për punimin e kopjes u zgjodh zoti profesor Gustav Gurxhnet: “Unë e dija dhe kam pasur besim, që në gjithë Austrinë, nuk gjendet një tjetër si Gustav Gurchneri, i cili e di mirë të punojë hekurin si një mjeshtër i pazëvendsueshëm. Unë këtë artist e njoh personalisht si njeri dhe si një mjeshtër të rrallë, i cili do ta punojë kopjen, sikur me qenë origjinali e kështu puna vajti si s ka më mirë. Unë gjatë disa javës, qëndrova në kontakt të ngushtë me artistin Gurxhner. Çdo ditë bashkoheshim unë me mjeshtrin në muzeum dhe në atelierin e tij dhe bisedoja për çdo pjesë të vogël e të imët dhe nganjëherë, për çdo vizë, e në fund me të vërtetë u bë një kopje prej kualiteti fare të mirë, që as unë dhe as z. profesor Gurxhner nuk mund ta dallonim lehtë origjinalin nga kopja. Shqipëria me të vërtetë duhet të jetë kryelartë që poseidon një kësi kopjeje dhe e them lirisht, që deri më sot asnjë kopje kaq e ngjashme nuk është bërë prej një mjeshtri nga armët historike që gjenden sot në muzeum, pasi gjatë kohës që unë jam këtu, ka pasur shumë kopje”.
Deklaratat e zotit dr.Gross mbi historinë e relikeve të Skënderbeut janë shumë interesante. Ato dëshmojnë se rojtari i gjërave me vlerë të lartë e di fare mirë vlerën e objekteve historike. Gjithë kjo formë e ornament dëfton se është bërë në gjysmën e shekullit XV.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008