Si më tutje pas Kohlerit?

Kurrë në historinë e RFGj-së nuk ka ndodhur që një president i shtetit të japë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm.
Me kushtetutë janë të përcaktuar qartë hapat e mëtejshëm.
Edhe pse dorëheqja, së paku në këtë formë, është e pazakontë në historinë e RFGJ-së, me dorëheqjen e presidentit gjerman Horst Kohler, nuk krijohet një vakuum pushteti.
Sipas kushtetutës presidenti zëvendësohet nga presidenti i Këshillit Federativ. Kryetari aktual i këtij këshilli është Kryetari i bashkisë së Bremenit, Jens Bëhrnsen, nga radhët e PSD-së.
Në krye të Këshillit Federativ çdo vit vihet njëri prej kryeministrave të landeve.
Bëhrnsen do ta kryejë për aq kohë detyrën e kryetarit të shtetit, përderisa Asambleja Federative të mos e ketë zgjedhur pasardhësin e Kohlerit.
Edhe këtu kushtetuta flet qartë.
Brenda 30 ditësh, Asambleja Federative duhet të mblidhet. Kjo duhet të ndodhë deri me datën 30 qershor.
Asambleja Federative është forumi më i madh parlamentar i Gjermanisë dhe shërben vetëm për zgjedhjen e presidentit.
Në të kanë të drejtë vote të gjithë deputetët e parlamentit, si dhe po aq përfaqësues të landeve federative.
Në mbledhjen e fundit, me rastin e zgjedhjes së Kohlerit, në maj të vitit 2009, Asambleja Federative përbëhej nga 1224 delegatë.
Rizgjedhja e presidentit të Gjermanisë bëhet me votë të fshehtë pa diskutime dhe me shumicë absolute.
Në qoftë se asnjëri nga kandidatët nuk arrin shumicën absolute në të dy rrethet e para të votimit, zgjidhet ai, që në raundin e tretë arrin një shumicë të thjeshtë votash.
Me qëllim përpiluesit e kushtetutës, duke u mbështetur në përvojat e republikës së Weimarit, nuk kanë parashikuar që presidenti i shtetit të zgjidhet drejtpërsëdrejti nga populli.
Si rregull, partitë e përfaqësuara në parlament bëjnë propozime, pa qenë nevoja që kandidatët të vijnë medoemos nga radhët e tyre.
Më tepër është fjala për një personalitet të nderuar, i cili është i përshtatshëm për të përfaqësuar Gjermaninë mbi të gjitha partitë.
Presidenti Kohler, që dha dorëheqjen, kishte mbështetjen e Unionit Demokristain dhe të Partisë Liberale (FDP).
Zgjedhja e re e presidentit bëhet interesante edhe nga situata e paqartë në landin më të madh federal, atë të Nordrhein-Westfalisë.
Ky land dërgon më së shumti delegatë në Asamblenë Federative.
Mënyra se si do të përfundojnë bisedimet për koalicionin aktual do të ketë pasoja edhe në votimin e delegatëve të landit të Nordrhein-Westfalisë në Asamblenë e ardhshme Federative.
Më së miri do të ishte një kandidat, që të ishte mbi partitë, i cili të mund të grumbullonte sa më shumë vota nga të gjitha partitë demokratike.
Me gjitha masat, që ka marrë kushtetuta për rastin e nevojës të zgjedhjes së re të një presidenti, Gjermania ndodhet para një zgjedhjeje të komplikuar.