E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon samiti Rusi-BE

Rusia dhe BE-ja po fillojnë zbatimin e planeve të përbashkëta për modernizim, deklaroi dje presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, në hapje të negociatave të samitit mes BE-së dhe Rusisë në qytetin Rostov, në jug të Rusisë.

Në programin e samitit të 25-të qëndron "partneriteti për modernizim", me të cilin BE-ja synon të ndihmojë Rusinë në diversifikimin e ekonomisë të saj dhe kapërcimin e prapambetjes teknologjike.

Medvedev i uroi kreut të BE-së sukses në "koordinimin e luftës kundër krizës botërore financiare dhe problemeve në disa vendeve të BE-së". Më tej Medvedev shtoi: "Sot do të flasim për gjithçka që karakterizon marrëdhëniet e larmishme mes Rusisë dhe BE-së. Do të flasim për ekonominë dhe situatat e jashtëzakonshme, mbi sigurinë globale dhe evropiane. Do të diskutojmë probleme rajonale, veçanërisht programin bërthamor iranian, gjendjen në Afganistan dhe Pakistan. Do të flasim edhe për konfliktin në Lindjen e Afërt. Shpresoj që takimi i sotëm jubilar të mos ndryshojë shumë nga takimet e deritanishme, pasi bëhet fjalë në radhë të parë për kontakte pune."

Në agjendë është edhe çështja e vizave për shtetasit rusë që udhëtojnë në BE.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, tha se samiti po mbahet në periudhën kur Evropa është në situatë të vështirë, derisa po “manovron për tu bërë bashkim më i fortë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›