E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet numri tre i Al Qaidës

Organizata terroriste Al Qaida ka njoftuar në internet vdekjen e Mustafa Abu el Jasidit, njërit prej udhëheqësve të saj. Hollësi për vdekjen e Jasidit nuk janë dhënë.

Një zëdhënës i qeverisë amerikane deklaroi në Washington se ka të ngjarë që 54-vjeçari të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror amerikan në krahinat fisnore në Pakistan.

Jasidi, me origjinë nga Egjipti, konsiderohej si njeriu numër tre i Al Qaidës dhe sipas ekspertëve ishte përgjegjës për financat e organizatës si dhe personi i kontaktit me talibanët në Afganistan.

Ai ndodhej në listën e personave dhe organizatave, pasuritë e të cilëve janë ngrirë nga SHBA-ja pas atentateve terrorist të 11 shtatorit 2001.

Faqet islamiste të internetit citojnë një deklaratë nga Al-Kaida se Mustafa Abu al-Jasid, i njohur gjithashtu si Sheikh Said al-Masri, ka vdekur bashkë me gruan e tij, tre fëmijët dhe një numër burrash, grash e fëmijë të tjerë.

Hollësitë tjera nuk janë bërë të ditura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›