KS dënon Izraelin
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar dje aktet që çuan në vrasjen e civilëve gjatë ndërhyrjes ushtarake izraelite në flotën e anijeve, që ishte nisur për në Gaza.
Në deklaratën formale, të miratuar pas më tepër se 10 orësh të negociatave me dyer të mbyllura, Këshilli i Sigurimit ka kërkuar “hetime të pavarura dhe transparente”.
Të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit u pajtuan për deklaratën, e cila ishte më e butë sesa kërkohej nga palestinezët, arabët dhe Turqia.
Ata kërkuan dënimin e sulmeve të forcave izraelite “me fjalë më të fuqishme” dhe “hetime të pavarura ndërkombëtare”.
Në deklaratat individuale, anëtarët e Këshillit të Sigurimit e dënuan sulmin izraelit në ujërat ndërkombëtare, që çoi në vrasjen e së paku 9 aktivistëve.
Ambasadori britanik, Mark Lyall Grant, tha para takimit të jashtëzakonshëm, se “kufizimet izraelite ndaj qasjes për në Gazë duhet të tërhiqen”.
Franca, Rusia dhe Kina, anëtare të përhershme të KS-së me të drejtë vetoje, kanë bërë thirrje për tërheqje të bllokadës dhe për hetime të pavarura.
Kina po ashtu e ka dënuar sulmin vdekjeprurës të Izraelit dhe ka kërkuar “përgjigje të shpejtë” nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se “aksioni i Izraelit është shkelje e madhe e së drejtës ndërkombëtare”.
Në anën tjetër, SHBA-ja theksoi se ndjenë keqardhje të thellë për humbjet tragjike të jetëve dhe për plagosjet në mesin e atyre, që ishin të përfshirë në incidentin në anijet e nisura për në Gazë, tha ndihmës sekretari amerikan për çështje publike, Philip Crowley, në reagimin lidhur me sulmin e Izraelit ndaj flotës së anijeve, që ishin nisur për në Rripin e Gazës.
Më tutje në deklaratën me shkrim të zotit Crowley, thuhet se SHBA-ja “mbeten e shqetësuar thellë për vuajtjet e civilëve në Gazë” dhe se Washingtoni do të angazhohet me izraelitët në baza ditore, për zgjerimin e sasisë dhe llojit të furnizimeve të lejuara brenda në Gaza, për të shqyrtuar kërkesat e plota humanitare dhe të ripërtëritjes për popullin.
Edhe presidenti amerikan, Barack Obama, i bëri thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të zbulojë të gjitha faktet për sulmin vdekjeprurës ndaj flotës ndërkombëtare me ndihma që udhëtonte drejt Gazës.
Dy udhëheqësit biseduan dje me telefon, pak pasi zoti Netanyahu anuloi vizitën e tij në Washington, për shkak të incidentit në Gazë.
Shtëpia e Bardhë tha se Obama shprehu keqardhje të thellë për jetët e humbura gjatë incidentit dhe tha se kishte rëndësi të zbardheshin rrethanat.
Presidenti Obama ishte shprehur se e kuptonte vendimin e zotit Netanjahu për t’u kthyer menjëherë në Izrael. Dy udhëheqësit ranë dakord të caktojnë një datë tjetër, sa më parë që të jetë e mundur, për takimin e tyre.
Megjithatë, gjuha e deklaratës së Këshillit të Sigurimit është më e butë se teksti i saj origjinal, në të cilin dënoheshin ushtarake izraelite në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe kërkohej një hetim ndërkombëtar lidhur me atë që ndodhi.
Teksti përfundimtar i deklaratës ishte kompromis mes Turqisë dhe SHBA-së.
Turqia e kishte dënuar ashpër Izraelin, duke e quajtur sulmin mbi anijet me ndihma 'akt agresioni'.
Ndërsa SHBA-ja, aleate e ngushtë e Izraelit, u përpoq që ta zbuste gjuhën e deklaratës.
Përfaqësuesi izraelit në OKB, Daniel Carmon, i tha Këshillit të Sigurimit se trupat izraelite kanë reaguar në vetëmbrojtje pasi aktivistët 'i kanë sulmuar ata'.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, që mori pjesë në operacion, tha se trupat izraelite nuk ishin përgatitur 'për pritjen armiqësore' që gjetën në anije.
Zëdhënësi tha se trupat izraelite ishin sulmuar nga një numër ekstremistësh me sende metalike dhe thika.
Izraeli në anën tjetër ka njoftuar se rreth 480 aktivistë, të cilët gjendeshin në flotën humanitare, janë duke u mbajtur nën arrest në Izrael dhe shtoi se 48 prej tyre tashmë janë kthyer në shtetet e tyre.
“480 të burgosurit ndodhen në një burg në Ashod në jug të Izraelit ndërsa 48 të tjerë janë dërguar drejt aeroportit ndërkombëtar Ben Gurion për t'u dërguar në vendeve të tyre”, njofton radioja publike izraelite.
Sulmi izraelit ka nxitur manifestime masive në shumë kryeqytete të Evropës dhe të vendeve arabe.
Dy mijë persona protestuan para ambasadës izraelite në Athinë me sloganin "Gaza e Lirë". Policia u desh të ndërhynte edhe me gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup të vogël ekstremistësh.
Manifestime janë zhvilluar edhe në Selanik, Patra, Janinë, Larisa, Volos dhe Hania.
Manifestime të shumta u organizuan në shumë vende të ndryshme të botës, pak orë pas sulmit të përgjakshëm izraelit kundër flotës "Freedom" që po transportonte ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Të parët që dolën në shesh ishin turqit, të cilët në Stamboll, kur ishte ende natë, u mblodhën me mijëra dhe të cilët tentuan të hynin në ambientet e konsullatës izraelite.
Në vendet arabe mobilizimi ishte i shpejtë, spontan dhe i përgjithshëm.
Në veçanti në Jordani, Egjipt dhe Liban njerëzit vërshuan nëpër rrugë.
Në Aman të Jordanisë rreth 2000 persona dolën në rrugë duke kërkuar mbylljen e ambasadës izraelite dhe dëbimin e ambasadorit, e njëjta kërkesë edhe në Liban, si në kryeqytet, po ashtu edhe në 12 kampet e refugjatëve palestinezë, ku ishin të shumtë ata që u shprehën të gatshëm për t'u kthyer dhe për të luftuar kundër Izraelit.