Si më vdiq në duar Hekuran Deda

Hysni Peposhi dje në gjykatë
Shkuam në protestë për kuriozitet dhe për rrugën, do niseshim emigrantë në Greqi katër ditë më pas
21 janari, Peposhi: Na qëlluan dy gryka zjarri nga Kryeministria.
Hysni Peposhi, dëshmitar i Prokurorisë, rrëfeu dje para trupit gjykues momentin kur Hekuran Deda ka dhënë shpirt në duart e tij, më 21 janar 2011. Sipas dëshmitarit që u paraqit dje në Gjykatë, vetëm pak sekonda para vdekjes Deda ishte qëlluar në kokë nga një plumb i ardhur nga brenda rrethimit të Kryeministrisë. Peposhi u shpreh se nga të gjithë personat që kishin hapur zjarr nga brenda gardhit, i ishte druajtur vetëm njërit. Referuar dëshmisë së tij, bëhej fjalë për gardistin që qëndronte pranë një dritareje në cepin e godinës së Kryeministrisë. Po sipas dëshmitarit, plumbat që i morën jetën Hekuran Dedës, ishin shkrehur nga arma e këtij personi. Ne kemi qenë shënjestra e këtij personi, tha dëshmitari. Dëshmitari Peposhi ishte thirrur nga akuza në procesin, ku të akuzuar janë ish-shefi i Gardës Ndrea Prendi dhe dy gardistët, Agim Llupo dhe Margarit Kume. Në fillim të seancës së djeshme dëshmoi edhe gazetari Flamur Vezaj, i thirrur nga ana e Prokurorisë për një video të bërë publike pak orë pas ngjarjeve të 21 janarit.
DESHMIA
Prokurori: Na tregoni për rrethanat e ditës. Si u gjendët, çfarë ndodhi etj.?
Peposhi: Në 21 janar, rreth orës 8:15 të mëngjesit, bashkë me Hekuran Dedën dhe Sokol Peposhin u nisëm nga Laknasi. Morëm autobusin dhe në 9:30 arritëm në qendër të Tiranës. U ndalëm dhe bëmë disa filmime dhe foto, pasi në datë 25 unë dhe Hekurani do të iknim në Greqi. Ndenjëm një orë. Më pas u nisëm dhe shkuam te Universiteti te sheshi Nënë Tereza dhe qëndruam në një kafe afër godinës së Gardës. Qëndruan 2-3 orë në kafe. Ishte ora një pa një çerek. Shkuam para Kryeministrisë, pastaj mbërritëm prapë në qendër. Aty u bashkuam me manifestues të tjerë. Kanë ardhur të gjithë deri tek ura e Lanës. Qëndruam aty të tre deri nga ora 3:45 afërsisht, pasi ishin bërë të gjitha përleshjet. Një herë pimë dhe një kafe te Shallvaret. Filmova edhe një makinë duke u djegur. U futëm në bulevard. Dikush vuri në makinë këngë me çifteli. U afruam edhe më tepër. Kushëriri im, Sokoli, iku më parë, se tha nuk gjejmë autobus. Më mori në telefon më pas dhe tha që ska autobusë për në Kamëz. Menduam të merrnim linjën e Kombinatit. Kur u afruam afër portës së Kryeministrisë, tek pisha e parë, në të majtë të portës, ka qenë një podium që e kanë ngritur gazetarët.
Tek gardhi kishte fërkime mes demonstruesve dhe policisë. Hipa lart që të filmoja. Hekurani më tha: Më jep dorën, të ngjitem. E ndihmova. Pastaj ndihmuam edhe një djalë të ngjitej, që më pas morëm vesh që quhej Fatos Mahmutaj. Ai po filmonte. Fillova edhe unë. Kishte krisma armësh. Unë kisha pamje të mirë nga Kryeministria. E pyeta atë: A ke ndonjë plan të mirë? Në tha që është distancë e largët. Në këtë kohë, rreth 25 veta ishin tek porta. Unë u frika nga dikush që futej në një si gropë, si bodrum, pasi të gjithë të tjerët i kontrolloja nga po gjuanin. Gjuanin në drejtime të ndryshme. Njerëzit thërrisnin: Janë plumba manovër, mos u frikësoni! Ne atë moment shoh që po binin poshtë degë pishe. Gryka e zjarrit u ul. Dukej, pasi ishte pak errësirë. Unë kisha një person para. Shmanga trungun e pemës për të parë brenda rrethimit të Kryeministrisë. Pashë që u rrëzua një person. Pastaj mora vesh që ishte një me mbiemër Veizi, nga Gjirokastra. I thirra Hekuranit. E pashë të shtrirë. Kishte një të çarë tek pjesa e sipërme e ballit. Kur i kalova gishtat poshtë kokës për ta ngritur, preka trutë e tij. Aty kam sharë. Shava edhe një gazetar që po bënte foto. Erdhi një grua dhe tha: Ti jap ndihmë se jam mjeke. Kur e preka Hekuranin, ai e dha një reagim, reagim të vdekuri. I thashë asaj gruas, çfarë do i japësh, unë i kam prekur trutë. Pastaj, me disa persona e nxorëm në krah deri tek ura e Lanës.
Prokurori: Pse shkuat në demonstratë?
Peposhi: Ishte kuriozitet. Një nga arsyet ishte edhe rruga te lagjja. Pasi atje mund të futesh vetëm me tank. Por dhe për qejf, se do të largoheshim.
Prokurori: Para se të filmoje, çke parë?
Peposhi: Kishte përplasje. Persona që qëllonin me gurë. Kishte gjuajtje nga brenda rrethimit. Kam parë persona me uniformë që kthenin pas gurët.
Prokurori: Nga personat që ishin në podium, çveprime po kryheshin?
Peposhi: Fillimisht ishim rreth 4 veta. Pastaj u shtuam.
Prokurori: Mund ti kontrolloje lëvizjet brenda rrethimit?
Peposhi: Brenda rrethimit lëviznin ushtarakët grupe-grupe.
Unë i thashë Hekuranit të më ndizte një cigare. Ai më tha që pesë copë kishim të gjitha. Kur u kthye, unë kujtova se u kthye të shmangte erën për të ndezur cigaren.
Prokurori: Patë njeri në pozicion për qitje brenda rrethimit?
Peposhi: Tek këndi i godinës, 5-6 metra për nga shkallët. Herë dukeshin dy, herë një. Nuk e di nëse është derë apo dritare aty. Atë e kam parë si rrezik. Ai ka ulur këndin e armës drejt nesh. Ishte gjuajtje selektive, një nga një, jo me breshëri.
Avokati i Llupos: Çlloj arme ishte ajo e atij personit?
Peposhi: Nuk mund ta përcaktoj. Ka qenë me shënjestrën drejt. Ne kemi qenë shënjestra e këtij personi. Në atë moment unë kërkova mbrojtje te trungu i pemës.
Llupo: Si e dalluat qitjen tek e tek dhe atë me breshëri?
Peposhi: Kur uli armën, ai bëri qitje tek e tek.
Llupo: Thatë që kanë qenë gjuajtje me breshëri e pastaj tek e tek. Patë ndonjë veprim tjetër?
Peposhi: Pati diferencë 10 sekonda, pastaj ndryshoi qitja.
Kryeinspektori i Policisë Bashkiake të Beratit: Më qëlloi Garda më 21 janar

Sokrat Gode gjatë dëshmisë
Dëshmia e Sokrat Godes dje në Gjykatë
TIRANE Dëshmitari Sokrat Gode ishte plagosur në demonstratën e 21 janarit 2011. Para trupit gjykues, Gode tha se kishte marrë një plumb në krah. Kam parë flakë armësh zjarri brenda rrethimit të Kryeministrisë. Plumbi që më qëlloi, ka ardhur nga Kryeministria, por nuk e di nëse më qëlloi policia apo Garda, tha Gode. Dëshmitari shpjegoi se mëngjesin e 21 janarit kishte mbërritur nga Berati për punë personale në kryeqytet, po më pas i ishte bashkangjitur demonstratës. Ish-ushtaraku Gode, kryeinspektor i Policisë Bashkiake të Beratit, tha se kishte motiv të demonstronte. Pasi mbarova punët e mia në 15:30 pranë Ministrisë së Brendshme, kam kontaktuar me patriotët e mi nga Berati. Unë e dija që ishte dita e protestës. U bashkova me ta, pasi kisha edhe motiv për të protestuar. Shteti më ka mohuar të drejtën e ushtrimit të profesionit. Unë jam ish-ushtarak, tha dëshmitari. Sipas rrëfimit të tij, dëshmitari Gode ishte plagosur teksa ndodhej në hapësirën mes dy pishave, në trotuarin përpara Piramidës. Dëgjoheshin zhurma dhe krisma që vinin nga Kryeministria. Gjithmonë besoja se ishin fishekë manovre ose plastikë. Bashkë me shokun tim Ilir O., u afrova rreth 30 metra larg portës së Kryeministrisë. Ish