Si mund ta shpëtojë apo ta fundosë Amerikën, kujdesi për shëndetin
Situata e reformave dhe qëndrueshmëria fiskale
Rritja e kostos së kujdesit shëndetësor është thelbi i çekuilibrit fiskal afatgjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyra e Buxhetit ka planifikuar se duke filluar nga 2011 deri më 2050, Medicare, Medicaid dhe shpenzime të tjera lidhur me kujdesin shëndetësor kanë për t’u rritur nga 5.5% të GDP në më shumë se 12%. (Krahasuar me këtë, shpenzimet e Shoqërisë së Sigurimit mendohet se do të rriten nga 5% e GDP deri në 6% gjatë së njëjtës periudhë kohore).
Nuk e ekzagjerojmë aspak, po të themi se pozita e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë varet nga suksesi në ndrydhjen e kostove shpërthyese të kujdesit ndaj shëndetit; po të mos ndodhë kjo, vendi ka për të përballur një krizë të rëndë fiskale apo një pamundësi për të investuar në zona të tjera.
Problemi nuk kufizohet vetëm te qeveria federale. Gjatë 25 viteve të ardhshëm, rritja e kostove në programet e Medicare dhe Medicaid kanë qenë paralel me rritjen e kostove në pjesën tjetër të sistemit të kujdesit ndaj shëndetit.
Këto tendenca kanë shkaktuar një gamë të madhe problemesh. Qeveritë duhet të ndërrojnë drejtimin e fondeve nga edukimi tek kujdesi shëndetësor, e cila është arsyeja pse profesorët e universiteteve publike shpesh janë 15-20% më të ulët krahasuar me ato të universiteteve private.
Ndërkaq, kostoja në rritje e sigurimit shëndetësor e sponsorizuar prej punëdhënësit ka çuar në uljen e pagës për shumë punonjës në Amerikë, në një kohë kur paga mesatare ndodhet në gjendje amullie dhe janë rritur çekuilibrat e të ardhurave.
Një tjetër dimension i problemit përfshin variacionin e kostove të kujdesit shëndetësor.
Një analizë e fundit nga Komisioni i Këshillimit për pagat prej Medicare ka zbuluar se shpenzimet në zonat me kosto të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pas kontrollit të faktorëve të ndryshëm, ishin 30% më të larta sesa në zonat me kosto më të ulët. Variacioni real është i padëshirueshëm, sepse zonat me standard të lartë në mënyrë krejt të panevojshme nxisin kosto të larta dhe për shkak se rezultatet shpesh janë të rastit për pacientët. Në të vërtetë, kostot më të larta nuk barazohen me një kujdes më të mirë shëndetësor – dhe nganjëherë, madje, është e kundërta.
Përktheu: R. Dahri