Pse dhe si presidenti Topi e nënkryetari Spahiu e bënë gjyqtar Sami Ujkashin?

Koloneli i korrupsionit Kreshnik Spahiu mban fjalim për korrupsionin e tetar Ujkashit
Sami Ujkashi ishte avokat, në punë të vet, duke u vërtitur në një sistem drejtësie ku kryetari i KLD-së i mbledh lekët me lopatë, ku bën patriotin në shkelje të kushtetutës dhe me thirrje përçarëse banditeske e fyese për shoqërinë shqiptare. Mirëpo Ujkashi, si duket dha prova, madje në dijeni edhe të prokurorisë, se dinte të punonte në stilin që kërkonin shefat e drejtësisë.
Prandaj, një ditë të bukur, krejt në mënyrë të jashtëligjshme, duke vendosur një precedent aspak të zakonshëm, presidenti Topi dhe nënkryetari i KLD-së e dekretojnë gjyqtar, pa mbaruar magjistraturën, pa përmbushur asnjë kriter, por viti i Ujkashit kur ka mbaruar shkollën është 91-i, vitin kur po dilte Spahiu nga veza e fakultetit, me ëndrra të mëdha mashtrimi. Sigurisht, të përpiqesh t’i hapësh rrugën dhe karrierën një shoku të kursit, të brezit, apo një të njohuri, nuk është gjithnjë e ndaluar. Por kushti është që kjo ndihmë të ketë logjikën dhe situatën ligjore në favor, të ketë kontekstin e konkurrencës dhe të parametrave intelektualë, moralë-atëherë, kjo nuk është një sakrilegj.
Të gjitha këto janë aq të huaja për botën e kalbur, hipokrite të Spahiut dhe ustait të tij, Topit, saqë për ata duhet një motiv dhe arsye më e thellë, për të hyrë në sistemin gjyqësor. Se cila është kjo, e dinë shumë mirë të dy palët, sepse nuk mundet të tejkalosh faktin se si Ujkashi, si avokat në një çështje korrupsioni, ishte në ndjekje penale nga prokuroria e këta të dy të mos e dinin... Sepse çka ndodh në atë domen, është jo vetëm në dijeni dhe kontroll të tyre, por madje edhe në frymëzim. Kur këta e dinin këtë hetim, atëherë e folura kundër korrupsionit, mos ka qenë kurth për Ujkashin? Spahiu, që nuk e përfytyron dot gjurmën që lë çdo ditë, por jo më pak edhe presidenti i tij, e kanë nxitur dhe frymëzuar prokurorinë, jo rrallëherë, për çështje “kryesisht”, përfshirë në nenin e agjitacion-propagandës dhe të shpifjeve të banditëve të rrugës.
Spahiu është shprehur edhe për arrestim të gazetarëve, sigurisht jo të ndonjë nga gazetari që shet të ëmën e të atin së bashku, por për njerëz që përleshen me palcën e krimit, palcën e krimit të ’97 dhe të krimit komunist. Por jeta është e gjatë dhe asgjë nuk humbet. Gjithsesi, kur Sami Ujkashi u gjend gjyqtar, u gjend nga duart e Kreshnikut dhe të Topit, e tani që çështja u plasi në dorë, për arsye që meritojnë vëmendje, koloneli i korrupsionit, Kreshnik Spahiu del dhe mban fjalim kundër Ujkashit, sikur ky njeri u bë gjyqtar nga dikush tjetër. Po ti e bëre, dhe e bëre në valën e procesit të korrupsionit... Ky është një akt i rëndë hipokrizie, turpi dhe talljeje për moralin, por është shprehja më e saktë, më emblematike për të kuptuar se çfarë fryme “reformash” dhe çfarë atmosfere kanë mbjellë këta në drejtësi.
Tani, ky gjyqtari po i nënshtrohet procesit të hetimit si ryshfetxhi e si i korruptuar. Po Kreshniku? Po Topi, që e ka dekretuar? Kujt do t’i hedhin hi syve? Kur t’i hapet kapaku tamam korrupsionit të mbjellë prej Kreshnik Spahiut, do na duhet të ikim kilometra larg.
Pyetja mbetet: Pse si dhe kur e dekretuat gjyqtarin? Megjithatë, ne po i shënojmë datat e krimit Spahiu-Topi. KLD-ja e propozon për gjyqtar Ujkashin me 6 dhjetor 2010, më 21 dhjetor presidenti Topi e dekreton këtë emërim, ndërkohë që me 21 janar, Ujkashi bën betimin para KLD-së. Ky kalendar jo veç rrënon ligjëratën e sotme të Spahiut kundër korrupsionit, por shton nevojën për të analizuar detajet e krimit Spahiu-Topi në sistemin e drejtësisë.
...