E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si mund të shpifet gjer te Skënderbeu? !

/>Esse e lirë për kryeheroin , Nga  Agim SHEHU
Flores Cresten, fisnik e dijetar francez i kohës së Skënderbeut, pas vdekjes së kryeheroit, i thërret Evropës me hijen e Tij të pavdekshme: «O francezë të mjerë, duke mësuar historinë e Skënderbeut kthejeni në lumturi fatkeqësinë tuaj! Merrni shembull Skënderbeun dhe kini pak turp që po ju shtyp pabesia e barbarëve»! Front kryesor të luftërave Skënderbeu kish sulltanët osmanë. Po kur ia desh liria e vendit apo thirrja e miqve, ai luftoi dhe kundër dinastisë franceze katolike në Itali, dhe kundër Venetikut katolik në pabesitë e tij, edhe kundër Brankoviçit ortodoks serb që i pengoi fushatën në Veri krah aleatëve. Papa Kalisti III (i pakursyer në lavdërime të cilat nuk kushtojnë gjë) i thotë Gjergj Kastriotit: «Me trimërinë e shkëlqyer dhe me veprat e Tua të paharrueshme ne shohim që ke fituar merita shumë të mëdha ndaj besimit dhe fesë së krishterë, përmbi tërë princat katolikëe një tjetër të bëhet një Skënderbe i dytë». La Martini, duke kundërshtuar vlerësimin e Skënderbeut në korniza kishtare, thotë se luftërat e Tij qenë së pari kombëtare, për lirinë e vendit të vet. Sigurisht Ai se ka mohuar dhe e kish për nder besimin katolik, por në luftërat e Tij liria e Atdheut qe shkaku parësor, mbrojtja e krishterimit qe pasojë. Fetih Pasha, ish ministër i Turqisë në Beograd, shpjegon se «kur me vdekjen e të atit, Sulltani ia dha një tjetri Principatën e Krujës, Skënderbeu u bashkua fshehur me Kishën romane që të gjente mjetet për plotësimin e qëllimeve të Tij». Historiani Edvin Zhak tregon rastin kuptimplotë: «Në luftën me Venetikun për Danjën, Skënderbeu vuri re se ushtarët e Tij qenë më pak të zellshëm kundër të krishterëve se kundër turqve. Ahere Ai u foli, se ata duhej ta ndanin fenë nga armiqtë me kërkesa të padrejta; armiqtë nuk duheshin luftuar si të krishterë por si pushtues». Miqtë në nevojë Skënderbeu nuk i ndihmon thjeshtë si të krishterë, por si mirënjohës në besë. Kërkesës për ndihmë të Mbretit Ferdinand Skënderbeu përgjigjet: «Ne që kemi parë kaq të mira nga Naltmadhnia e Tij, i ndjeri Mbret Alfons, do bëheshim me turp e do na nxihej faqja si të pabesë mosmirënjohës po mos i shtrinim dorën të birit në ditën që ka nevojë». Në këtë frymë i shkruan më 1461 dhe duka F. Sforca i Milanos: «Ne kemi po atë detyrim ndaj Madhërisë Suaj siç e ka dhe madhëria Ferdinand, e që tani e përgjithmonë po afrohemi për të gjitha kënaqësitë, nevojat dhe nderet, si te një vëlla i mirë, i përzemërt». Në Letrën e tij Pal Engjëlli i kujton se «duke bërë paqe me Sulltanin, shkel fenë e krishterë»! Kur duhej, krishterimin katolik Skënderbeu natyrshëm e pohonte dhe e nderonte. Por largimi madhështor nga Sulltani nuk kish as motive islame, as krishtere. Qe së pari thirrje e lirisë së Atdheut të Tij. Me kulturë sovrani e mprehtësi malësori sulltanit i shpjegohet në përgjigje: «Çdo njeri ka zemrën e vet, orën e vet e fatin e vet, o Prijësi im, të cilën na e kanë caktuar PerënditëPse talleni kaq fort me perënditë e me njerëzit»!? (motivohet si të parët paganë me shumë perëndi). Më tej: «Mirësitë tuaja aq të shumta zhduken nga faqja e dheut para mbrapshtive aq të mëdhaPrincipatën atërore ma rrëmbyet, më ndatë nga vëllezëritdurova shumë, shumë tepër nga sa duhej!» Gjergj Kastrioti qe para kohe vizionar i madh Rilindas dhe qe po ashtu larg mendjes së lajthitur, që në Flamurin e Tij të vinte kryqin për shqiponjën pelazge. E. Zhak shton: «Skënderbeu madhështorme shqiptarët e Tij të paepur për një çerek shekulli u bënë mburojë kundër pushtimit të Evropës nga gjigandi turk. Kështu Ai bëri të mundur lulëzimin e Rilindjes evropiane». Në shtratin e vdekjes të birit i la amanet: «Mbro filozofët në shtetin tënd kundër zellit të tepruar të fetarëve e priftërinjve dyfytyrë»! Rrezatimi i këtij gjenialiteti të herët të Heroit tonë të Madh lindi fenomenin e pashembullt në botë, vëllazërimin kombëtar të feve tona. Tri veprat kulmore për Të janë shkruar prej një katoliku (Barleti), një myslimani (Naim Frashëri) dhe një ortodoksi (Noli). Tërë kjo trimëri buzë legjendës e Skënderbeut shoqërohej dhe me një mirësi po aq e rrallë. Ai kish zjarrin e diellit te shpata sa dhe butësinë e hënës te shpirti. Jo më kot Naimi poemën e nis «Këndo, ëngjëll urtësinë/ edhe gjithë mirësitë», e pastaj vazhdon për «trimërinë». «Jam mik i virtytit e nuk lakmoj begatinë» i shkruan Princit të Tarantos. Komandantit italian Piçinino i thotë: «Ne shqiptarët e kemi zakon që robërve nuk u rrëmbejmë as jetën, as lirinë. Unë nuk e harroj kurrë bujarinë e pakrahasuar që bëri kundrejt romakëve Pirrua ynë i famshëm, paraardhësi ynë, mbret i Epirit» (Delegati romak i kërkoi Pirros që ti blinte me parà robërit e tyre. Ky iu përgjigj: «Nuk kërkoj ar e as dua shpërblim se nuk jam tregtar, por luftëtar. Le të luftojmë me hekur, jo me ar»! De Rada citon fjalët e Skënderbeut para pushtuesit otoman: «Nëse do rrimë mënjanë, kjo do të thotë se vendi ynë sështë yni, por i të huajit».  Në Lidhjen e Lezhës po ashtu (nga Barleti): «Unë, nuk flas o princër, me njerëz që mohojnë luftërat e drejta». Më tej këshillon: «Largoiu rreptësisë së tepruar dhe egërsisë e cila u ka hije vetëm bishaveLargoju dredhisë e dhelpërive të të pabesëve»! Në Letrën e vet, 7 maj 1463, Sulltan Fatihu i thotë kërcënueshëm: «Ju kurrë nuk do jeni në gjendje ti qëndroni zemërimit tim»,  dhe përgjigja: «Unë do ta mbroj veten, edhe pse jo pa lëndime, por jo pa ju sjellë dhe juve turpin»! Një cilësim të bukur i bën Dora DIstria: «Në vend që tu dorëzohej pasioneve si një Aleksandër apo Henriku 4, Gjergji shihte vetëpërmbajtjen si parim, të cilin shqiptarët vazhdojnë ta ruajnë si virtytin e parë të një ushtari. Shpata të cilën e mbante poshtë nënkrejes qe shoqja e zgjedhur e netëve të Tij. Ai i dëbonte gratë nga ushtria dhe në paqe nuk kish dëfrime të tjera veç ushtrimeve burrërore, si gjuetinë dhe dyluftimet». Shkrimtari francez Montanji citon rrëfimin magjik të Dh. Frangut: Një malësor ardhur luftëtar bëri me kokëfortësi një shthurje të rëndë rregulli e Skënderbeu iu turr pas me shpatë. Si vrapoi ca i lemerisur, pa pritur malësori ndali e i nxjerr shpatën përpara dhe ai. I habitur e më shumë i gëzuar nga burrëria, Skënderbeu i rrahu supet përzemërsisht dhe e gradoi në krah të Tij. Është e njohur lidhja e Gjergj Kastriotit me paraardhësit e Tij të Mëdhenj, gjë qe e pohonte vetë me krenari e zyrtarisht. Ata janë vazhdimësi gjenetike e historike që prodhojnë dhe trashëgojnë njëra tjetrën. Naimi thotë për shqiptarët: «Ju, stërnipër të të Madhit Aleksandër e të Pirros/, ju, o bij të Skënderbeut». Dora DIstria shkruan: «Populli shqiptar ka nxjerrë luftëtarë që kanë mrekulluar botën me trimëritë e tyre si Pirro, Aleksandri i Madh, Diokleciani, Skënderbeu e të tjerë». La Martini thotë se shqiptarët «i gjejmë nën emrin e ilirëve, në kështjellat e tyre ku kanë lindur para grekëve, hungarezëve, gjermanëve, venecianëve, turqve» (për sllavët as që bën fjalë), e më tej: «Ne pranojmë (siç thosh F. Zhylien-a.sh.) se Homeri aty gjeti Akilin, Greqia Aleksandrin e Madh, Turqia Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak e të së njëjtës gjeni». Franmcezi Viktor Berard më 1893 thotë: «Në Siujdhesën ballkanike gjendet një popull i cili vetë nuk ka jetuar kurrë për vetveten. Ai vënd është ngritur lart dhe është personifikuar kurdoherë nga një njeri i Madh si Pirro, Skënderbe, Mehmet Ali e Ali Pashë Tepelena dora e të cilëve ka tronditur një pjesë të botës dhe mbi popujt e ulur la vulën e gjenisë së vet». Është mbresëlënëse se prifti historian Zh. Klod Faverial, Gjergj Kastriotin e quan «Aleksandër Beu». Poeti i verbër Luigji Groto poemën për Skënderbeun e quajti «Aleksandri i Ri». Thuhet se emërtimin e dyzuar «Skënderbe» Heroit ia vuri Sulltani. Shpjegimi është i thjeshtëzuar. Ka një qartësim të çuditshëm, zbuluar kohët e fundit nga një libër i fshehur. Në veri të Pakistanit, Karakum, dikur Aleksandri i Madh sulmoi mbi mure qytezën e Ostreas, Nikomedi. Banorët mbroheshin rreptësisht me shigjeta, por Heroi edhe pse mori shigjetë në trup, çau përpara. Të rrethuarit u hutuan, e quajtën Perëndi e i ranë në gjunjë si një shenjtori prej qielli. I tillë mbeti legjend

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›