Emigrant apo kurbetli...
>Nga Eljan TANINI
Emigrantët, këta ish vuajtës dhe sot tangërlliksa në maksimum. Ata pretendojnë se janë, ata pretendojnë se kanë tashmë shumë para, por ata nuk janë më të mirë se unë edhe ti, shumë mbahen ende ekonomikisht prej tyre... Ju nuk doni të rrini aty ku u mësuat më parë. Kështu shani, për të ngritur më lartë vlerat e juaja të para. Sot nuk të kërkon njeri se çfarë ke qenë, por në të vërtetë çfarë je. Maksim materiali pasuruar tek emigrantët. Te etur vetëm për para, vetëm për këtë flasin kur vijnë tek ne. Thoni se çfarë ishit, dhe jo çfarë jeni në të vërtet tani. Krenari e cunguar. Fëmijët tuaj të lindur jashtë vendit të prindërve janë më të përkëdhelur se kurrë. Dëshironi me pushtet të madh ti shtyni njerëzit drejt një egërsie politike. FLISNI SHUMË PËR PARA. Edhe aty ku jetoni qaheni sepse nuk sillen mirë me ju. Këto janë vlerat që tregove dhe treguat. Bëheni nacionalistë të pavlerë. Ju kujtoni se kur Zoti krijoi botën, vuri kompasin mbi Shqipëri, dhe ajo është qendra e botës. Sot nuk është koha e nacionalizmave plot vlerë që thoni dhe tregoni për të qenë më të mirët, se ju keni luftuar, keni qenë më të zotët se vendasit e shumë të tjera budallalliqe si këto. Është koha e arsyes midis popujve, jo rebelimeve idiote. Çfarë të bën ty të ndihesh krenar për vendin tënd, kur ishte ky pikërisht ky vend që nuk të ka dhënë asgjë? Prandaj u largove se nuk të ka dhënë asgjë, se po të ishte ashtu do të rrijë Aty ku ju kanë punësuar, intrigoni vlera të kota mburrjesh, si për të thënë se unë i përkas vendit tim. Nuk është ndonjë dëshirë e madhe apo kënaqësi të thuash se unë vij nga ky vend, se ne jemi popull me nam të madh, apo të bësh në krah një tatuazh të madh e të dukshëm simbol të sistemit që ti e quan me vlerat e mëdha të dikurshme.
Ju kujtoni se figurat e famshme kanë dalë nga vendi ynë, edhe nëse është kështu, zor të besoj bota për një shtet si Shqipëria, apo një komb si shqiptarizma. Po nuk të përshëndet njeri në vendin e kurbetizuar, edhe nëse ke shoqërinë tënde me njerëz të huaj, të dinë që je emigrant. Natyrisht që fsheh edhe gjëra për origjinën tënde. Në vendin që të priti si emigrant pastron banjot e botës, aty gratë e juaja ngacmohen nga pleq haremlinj. Mirë kjo nuk mund të durohet. Ke të drejtë. Atje je pastrues, pastron banjo në shtëpia dhe banjo publike, mban pleq dhe plaka në moshë, pastron shtëpi e rrugë, me pak fjalë ke statusin e një pastruesi të rëndomtë. Aq kokëulur je sa, në fillimet e tua mund të bëje çdo gjë për bukën e gojës. Ashtu sië ishe pa pikë prezence, i palarë, gjë që dalloheshe shumë mirë nga larg, guxove dhe ngacmove gruan apo vajzën e atij që të punësoj. Nuk ka rëndësi, të josh i ajo apo ti atë. E rëndësishme është kur acarohesh se gruaja jote shkoi me pronarin në shtrat. Po ti nuk e bëre një gjë të tillë? Mendohu mirë për moralin tënd. Pas shumë kohësh vendose të shohësh vendin tënd, je bërë me dokumente të rregullta. Ti jeton mes barokut dhe rokokosë në mendime që nuk mund të hiqen kurrë nga ty, si në mesjetë. Dikur kurbetli, e sot emigrant. Hajde, o qytetar emri globalist! Je i gëzuar që të quajnë emigrant për shkak të globalizmit, se edhe ti do të quheshe si ata te parët e tu, kurbetli. Tani duket se të shijojnë shumë gjëra. Të paktën mësove ku të pshurrësh, se edhe këtë nuk e dije. Ja çfarë ishe.
Me dukesh shumë i pasur
Prej tyre veçohen ata që kanë mundur të jetojnë me shumë sakrifica. Paske blerë makinë! Vetëm ti shohësh, më të pastër dhe më të rregullt se kurrë, gratë me theksin e gjuhës ku jetojnë, më të lyera në ekstravagancë të tepruar. Me makinë të re, targa të huaja, vini në atdhe sikur për të shitur mend se tani i keni harruar vuajtjet. Këtu ka shumë rëndësi ka lloji. E kjo të jetë sa më e dukshme. Shumë të pastër, të veshur rregullt, por ama prapë dukeni që jeni emigrantë. Dië ju dallon. Pa thuaje një fjalë, thuaje, me sa më shumë theks vendi ku jeton. Aha, thua që ke harrur gjuhën e parëHarruat se çfarë latë pas në vendin e huaj, aty rraskapiteni tëre kohën vetëm punë e gjumë. Këtu vini e thoni se jeni në një punë shumë të mirë. Fëmijët tuaj të përkëdhelur flasin si për tu dukur në gjuhën e nënës bashkë me theksin e gjuhës ku jetoni. Ju pëlqen kjo gjë, doni të dukeni. -Po nuk e kuptoni që jeni false? U kurbetizuat apo emigruat nga vendi i lindjes për një jetë më të mirë, me justifikimin për një jetë më të mirë për fëmijët tuaj! Ky është justifikimi juaj më i madh. Pse nuk thoni më mirë për një jetë më të mirë për të gjithë së bashku. Kur vini në vendin e lindjes bëni thirrje për kritika të mëdha. Kjo nuk shkon, ajo nuk shkon, kështu nuk bëhet asnjëherë, më të tillë njerëz nuk do të bëhet kurrë vendi ynë. Po ne që jemi këtu çfarë bëjmë? Na pëlqen të rrimë, se edhe këtu me pak çdo gjë mund të bëhet, pale çfarë mund të bëhet me shumë! Por edhe kjo shumë është, por askush nuk e tregon. Doni një jetë të re, shumë të mirë, më të mirë se ajo që jetoni në vendin si emigrantë. Por si mund të jenë të tilla jetët tona në vendin ku lindëm pasi aty është bërë çdo gjë përsëprapthi, nga ku është dhe vazhdohet të ecet kështu. Është vështirë të ndreqet. Duhen prishur të gjitha për tu rregulluar drejt një jete më të mirë. Aq të cekët jeni sa bëni thirrje për revolucion.
Është mirë një i tille, por në fillim na duhet forca e arsyes. Forca e mungesës sonë të madhe. Ishin po këta, një pjesë e tyre bënin snobizma në diktaturë. Zonja Re, po kërkon një nuse për djalin e saj emigrant. Vijnë, rrinë, ikin, të kënaqur ose jo diçka sjellin, tregojnë, pohojnë, më shumë mohojnë, besojnë sepse ju duhet në interes. Është mirë dhe rehatshëm, të hash, të pish, të rrish, të kënaqesh me njerëzit e tu; dhe në fund të kritikosh se pse nuk ngriheni në protesta, ju të gjithë nuk lëvizni asgjë dhe jeni të kënaqur me kaq. Për ta jemi të ngopur me pak, këndshëm ti bësh të gjitha këto dhe të thuash në fund se ne jetojmë në skëterrë dhe nuk dimë të bëjmë asgjë. A thua se nuk ishin po këta që lëvizën për një jetë më të mirë, drejt perëndimit ose diku tjetër më larg ose më afër. Nisin kështu fjalët e tepërta. Ato që populli i do kaq shumë, në kohën më të mirë kur femrat thonë se meshkujt janë bërë llafazanë. Më shumë ose më pak dialogu për politikën ndër ta bëhet injorant. Edhe nuk jetojnë këtu, edhe bëjnë sikur i dinë të gjitha që gjithkush ka nga një dije për çdo gjë që ndodh. Nuk quhet më i tillë për sa kohë ndërhyn një i tretë, pastaj një i katërt. Ja hedhin fajin politikës, duke mos menduar se ata i zgjodhën. Kështu nuk quhet me dialog. Këtu nuk shprehet aspak dëshira për të thënë se emigrantët janë kështu apo ashtu. Thjesht, trajtohet ajo pjesë e shoqërisë që u largua për një jetë më të mirë, që fundja mirë bënë, por që kur vjen ne vendin e parë, harron ku ka jetuar, harron se me kë flet, pretendon dhe krahason se ne shqiptarët jemi shumë më të zotë, edhe në qofshim kështu atëherë përse nuk bëhemi! Sipas tyre, ky vend nuk mund të bëhet, le të shohim se sa do te bëhet kur të votojnë ata vetë. E rëndësishme është, që kur të vijnë në vendin e tyre, mos të na bëjnë thirrje për ta bërë vendin sa më shpejt, ashtu sië duan vetëm ata.
Edhe kur i thua që këtu është ndërtuar përsëprapthi, dhe është vështirë të ndreqet, përsëri i duan gjërat shpejt, për ti prishur të gjitha. Kështu, astrologun e pyesin vetëm për dokumente, në do ti marrim apo jo. Dhe ai ndihet mirë, në këtë kohë ka punë, ndërron diëka atje e këtu sa të duken të gjitha parashikimet njësoj. Nëse vini në përsërinë tuaj të parë, mos harroni të thoni që në fshatin e madh urban "ka ndryshuar shumë kjo ajo dhe kjo". Shko pra shko tani, lëri këto mendime grusht dherërash për erën e tokës tënde, dhe po i le, mundohu për më mirë. Harrova, sot në mëngjes zonjës Re, i kishin ardhur paratë me postë! Të paktën këtë e bëjnë mirë, dhe duhet ti falenderojmë. Sikur ti vinte një ditë edhe djali me postë zonjës Re!
Last Updated on Friday, 09 January 2009 00:30