Përse luftohet në lindjen e afërt; Uji si armë për realizimin e qëllimeve politike
>Nga Gëzim MEKULI*, Oslo
Fotografitë e forta televizive janë duke mbidominuar në media; si në mediat e Kosovës sonë të vogël e të varfër, e po ashtu edhe në ato botërore. Televizioni ynë transporton foto të ashpra dhe me gjakshumë. Janë këto fotografi pa komente e pa analiza mbi shkakun e gjakderdhjes në lindjen e afërt. Ndoshta televizioni ynë publik dhe ekspertet besnik të këtij mediumi gjinden akoma në pushimet e thella dimërore, apo edhe ndoshta nuk e kanë guximin intelektual e pavarësinë redaktuese të bëjnë një gjë të tillë...Kush e di!?
Pse e them këtë dhe pse mendoj kështu?
Shqiptarët në Kosovë e gjithandej në Ballkan distancohen nga terroristët e të gjitha ngjyrave, religjioneve e kombeve, por njëkohësisht këta edhe distancohen nga qeveria vrasëse e Izraelit dhe mënyrën se si kjo është duke i trajtuar palestinezët dhe fqinjët e tij përreth. Njëkohësisht shqiptarët lehtëkuptojmë frikën, pasigurinë dhe pozitën e brishtë në të cilën gjendet shteti Izraelit; frikën nga aksionet e përditshme terroriste të hamazit dhe atyre vetëvrasëse palestineze. Por sidoqoftë, ajo që po ndodhë sot në Gaza Palestinë-, Libanon dhe ne Lindjen e Afërt, në përgjithësi, është e tmerrshme, është e zezë; jonjerëzore.
Përse ky konflikt? Përse derdhet gjaku, përse luftohet?
Për naftë, ari, dalje në det, hapësirë jetese (Freier Raum, shprehje e nacistit Adolf Hitler), siguri kombëtare apo demokraci? Po, edhe për këto luftohet. Por në prapaskenën dhe politikat gjeostrategjike këtu po luftohet edhe për diçka tjetër; Është fjala për Ujin dhe dominimkontrollimin e saj në tërë rajonin e Lindjes së Afërt.
Lindja e Afërt është një ndër regjionet me mungesë më të madhe të ujit dhe dendësi më të madhe të popullsisë në botë. Para cionizmit izraelit furnizimi me ujë ishte i pa problem dhe nuk paraqiste probleme të mëdha për jetën e vendasve. Por me pushtimin dhe mbipopullimin e rajoneve strategjike (me plot burime uji) nga izraelitët, me mbishtimin e popullsisë së popullit të Palestinës dhe Jordanit, si dhe me ngushtimin e hapësirës territoriale dhe mbylljen e shumë burimeve të ujit të pijshëm nga izraelitët, tensionet sa u shtuan dhe sa bëhen më shpërthyese.
Tensionet e para për ujin në mes shtetit të Izraelit dhe fqinjëve të tij arab filluan në vitet e 50-ta . Nëpërmes planit nacional izraelit të "National Ëater Carrier", shteti Jordanez shihte rrezikun kërcënues dhe jostabilitetin politik sa i përket furnizimit me ujë; ujë që i nevojitej veçanërisht për furnizimin e kampeve të refugjatëve palestinez në Jordani). Sot, kufiri i ekspansionit ka arritur shkallën e fundit
Uji që është në dispozicion të palestinezëve është duke u pakuar dhe shterur, dhe nëse vazhdon kjo politikë okupuese izraelite, së shpejti uji nuk do të mjafton edhe për shuarjen e etjes së fëmijëve.
Burimi kryesor i Izraelit dhe Jordanisë është Pellgu i Jordanit. Sistemi i lumenjve Jordan dhe Yarmuk së bashku me liqenin e Genecaretit përbëjnë burimin kryesor për këto dy shtete. Edhe pse Izraeli përdorimin e ujit -për ekonominë dhe industrinë e sajë të rëndë- "e ka racionalizuar" skajshmërisht, kërkesat "për ngopjen" e industrisë së saj dhe për furnizimin e banorëve izraelit sa vinë e bëhen më të mëdha.
E njëjta gjë vlen edhe për Jordaninë. Rajoni "i ngushtë" i autonomisë, udhëhequr nga palestinezët, furnizohet kryesisht nga Aquiferen, të cilën, palestinezët, me dhunë, duhet ndarë me Izraelin. Kjo ndarje e ujit, edhe sot, është nënë kontrollin e shtetit Izraelit. Kështu furnizimi me ujë të pishëm për palestinezët "e konservuar territorialisht", është i varur plotësisht nga Izraeli. Furnizimi i Izraelit me ujë varet kryesisht nga burimet e ujit të Jordanit, nga të cilat 2 shtrihen në Siri dhe Libanon: shtete të cilat, in punkto, nuk kanë mundësi e vullnet që tensionet e tyre me shtetin Izraelit ti qetësojnë, mu për shkak të kontrollit të ujit nga Izraelitët (Allan; 1996).
Aktualisht, Izraeli ka mundësi të "ushqejë" industrinë dhe ekonominë e sajë të fuqishme nga infuzioni i fuqishëm me ujë, që ky shfrytëzon nga Jordani dhe liqeni Genecaretit. I tërë ky furnizim me ujë i Izraelit, shkon në dëm të Jordanisë, i cili që sot ka vështirësi dhe mungesë të madhe për furnizimin dhe përmbushjen e kapacitetit për popullsinë dhe ekonominë vendase.
Sipas departamenti për analiza strategjike të ministrisë së mbrojtjes Kanadeze (Moore) problemi më i madh për furnizimin me ujë është ai në rajonin e autonomisë së palestinezëve, në perëndim të Jordanisë, aty ku furnizimi minimal me ujë i popullsisë prej 140m3/ në vit, nuk mund të sigurohet në 10 vitet e ardhshëm.
Izraeli, monopol mbi ujin
Si shteti Izraelit po ashtu edhe rajoni autonom i palestinezëve kanë nevojë për ujë të Jordanit perëndimor. Megjithatë, për shkak të okupimit të regjioneve me ujë, Izraeli, aktualisht, gjendet në një pozicion më të fortë e dominues...: Që nga okupimi i rripit të Gazës dhe bregut perëndimor, nga viti 1967, janë lëshuar ligje të rrepta ushtarake mbi furnizimin dhe përdorimin e ujit të pishëm (Ëater and peace in meaddle East, Lesch 1994). E njëjta vlen edhe për lartësinë e Golanit. Palestinezëve u është ndaluar që të bëjnë hulumtime dhe shpime në tokë, për zbulime të reja me burime uji, dhe deri më sot, ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve të ujit pa lejen speciale ushtarake Izraelite.
Që nga viti 1967 numri i popullsisë palestineze në rajonet e okupuara është shtuar në 85%, ndërkaq në të njëjtën kohë, palestinezëve u është lejuar shfrytëzimi i ujit në sfera private dhe një shpuarje toke me një kapacitet prej 20 %.
Që nga viti 1967 palestinezëve nuk u është lejuar asnjë shpuarje toke për qëllime bujqësore e industriale. E këtu duhet të ceket se 30% e palestinezëve sigurojnë jetën e tyre me ndihmën e bujqësisë. Një e katërta e prodhimeve drejte për se drejti është i varur nga agro-kultura. Më tepër se 80% e rripit te Gazës është e ndaluar (për shkaqe sigurie) për peshkim për palestinezët.
Akoma më të vështirë e bënë jetën e palestinezëve pagesa mbi shpenzimin e ujit. Një kubik ujë për agro-ekonomi, palestinezëve u kushton 3 herë më shumë se sa një shtetasi izraelit. Vetëm për përdorimin e ujit për nevoja e qëllime private, palestinezëve uji u kushton 20% më shtrenjtë se sa një shtetasi Izraelit. Po u krahasua kjo me standardin jetësor e ekonomik të palestinezëve dhe Izraeliteve, del se çmimi i ujit për izraelitet është 15 herë më i lire dhe më i favorshëm se sa për palestinezët.(Moore 1995).
Edhe sot, në territoret e autonomisë palestineze vlejnë ligjet e jurispondencës izraelite. Po të ishte themeluar shteti palestinez, natyrisht se nuk do të vlenin këto ligje. Por, në anën tjetër është vështirë për të paramenduar, se si një shtet i civilizuar, i cili njerëzve, edhe pse të konsideruar armiq, nuk u siguron dhe nuk i lejon shuarjen e etjes. Në marrëveshjen e autonomisë palestineze është i paraparë një departament i veçantë për ujin, departament i cili deri më sot as që është formuar. (Land ohne Ëasser" Phoenix 27.12.1999).
Në fund një zgjidhje optimale do të ishte që palët në konflikt të pajtohen që uji të jetë si faktor stabiliteti e jo e kundërta. Gjithsesi duhet që të ndërpritet dhe që të pengohet që uji si element qenësor i jetës të mos shfrytëzohet si mekanizëm trysnie ose si armë, sikurse që ka ndodhur dhe është duke ndodhur sot në lindjen e afërt. Në këtë konstelacion, uji, për banorët e lindjes së afërt, nuk është vetëm jetë, uji donë të thotë gjithashtu edhe Paqe!
Ashtu sikurse izraelitet edhe Rusët kanë kuptuar se monopoli mbi pasuritë nëntokësore ne këtë rast gazi dhe nafta- mund te përdoret si instrument e presion politik. Ketë strategji këta, tanimë, janë duke e zbatuar ngadalë por sigurte. Politikave tona u mbete si mision parësorë qe te analizojnë e te studiojnë pasuritë nëntokësore të hapësirës sonë gjeografike; te mirëanalizohet se kush ka monopol mbi to: NE apo ATA.
Ndaloni palestinizimin e hapësirës sonë...
*Autori është magjistër i shkencave të mediave dhe komunikimit, drejtimi retorikë. (Universiteti i Oslos). Ka studiuar shkencat politike, (Universiteti Johann