E Shtunë, 31 Tetor 2026

“7arte” për Mitrovicën

Në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, të hënën mbrëma, Asociacioni 7arte shfaqi dy filma dokumentarë dhe promovoi video-klipin dedikuar Mitrovicës. Video klipi "Mitrovica" kishte për qëllim të prezantojë imazhe pozitive nga të dy anët e qytetit duke u përpjekur që audiencës së këtij qyteti t’i mundësojë një eksplorim virtual të qytetit në tersi, duke siguruar imazhe edhe nga pjesa veriore e qytetit.

Të rinjtë e Mitrovicës ende nuk kanë arritur të njohin qytetin e tyre ku edhe jetojnë, andaj përmes kësaj videoje asociacioni 7arte synoi të ofrojë imazhe që mund të ngjallin nostalgji dhe po ashtu të ngjallin kureshtjen për të njohur pjesë të reja të qytetit.

Gjithashtu janë realizuar dy filma të shkurtër dokumentarë që promovojnë komunikimin ndëretnik dhe bashkëpunimin konstruktiv të bizneseve apo shoqërisë civile brenda Mitrovicës. Filmat në fjalë janë realizuar në kuadër të projektit "DOKOYOMI" dhe janë implementuar nga "7arte" dhe "Alas", ndërsa kanë gjetur mbështetje nga ABD-UNDP.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›