“Hëna Coctail”, teatri i varietesë shqiptare
17/03/2010 Janë talentet e reja të artit. Përzgjidhen në një projekt që merr jetë për herë të parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për varietenë “Hana Coctail” që ka për skenarist humoristin Koço Devole dhe që do të çelet më 18 dhe 19 mars me audicionin e parë në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve.
“Për herë të parë në Shqipëri, merr jetë një projekt kaq i rëndësishëm për ngritjen profesionale dhe trajnimin e talenteve të reja në gjininë e humorit, aktrimit, këngës dhe baletit, ku qëllimi final është interpretimi skenik. Në përgjithësi, talenti shqiptar është përballur deri më sot vetëm me performanca televizive ku asnjëherë nuk është punuar seriozisht, por janë përdorur thjesht për mbarëvajtjen dhe qëllimin e programit në fjalë”, shprehen organizatorët e këtij projekti, ndërsa vërejnë se aktualisht mungon një strukturë e trajnimit dhe e përgatitjes skenike në gjinitë e mësipërme. “Duke u bazuar në eksperiencën më të mirë evropiane të shkollave të spektaklit (si p.sh. D.A.M.S. i Bolonjës) ku punohet seriozisht me talentin, menduam të hapim një institucion të ngjashëm për trajnimin dhe përgatitjen e talenteve të reja, përgatitje e cila nuk mësohet aktualisht në sistemet shkollore klasike. Qëllimi kryesor është jo vetëm krijimi i një trupe profesioniste e përbërë nga humoristë, këngëtarë e balerinë, por përgatitja e vërtetë skenike e çdo talenti që në karrierën e tij do të zgjedhë ekranin televiziv”. Kjo qendër e trajnimit e prodhimit artistik, përveç përgatitjes, do t’i ofrojë talenteve të reja mundësinë e interpretimit në skenë dhe në ekranin televiziv dhe do të jetë e hapur edhe për të gjithë talentet e diasporës shqiptare, kudo që ndodhen.
Struktura e trajnimit dhe prodhimit artistik është ngritur në një ambient rreth 1.000 m katrorë në afërsi të sheshit “Zogu i zi” në Tiranë. Në shërbim të talenteve të reja, janë ngritur klasa e aktrimit skenik, salla e baletit, sekretaria artistike, zyra e menaxhimit artistik, studio e regjistrimit audio dhe dopiaxhit, klasa e kantos moderne, gardëroba skenike, dhoma e montazhit skenik, salla e orkestrës. Për vënien në skenë dhe prodhimin televiziv të spektakleve të përgatitura, do të punohet në sallën e ish-Teatrit të Kukullave në Tiranë, e rikonstruktuar kohët e fundit dhe shumë funksionale. Kjo sallë do të kthehet në një studio të vërtetë televizive ku programet e varietesë shqiptare do të kompozohen dhe filmohen totalisht nga stafi i krijuesve dhe artistëve.
Për këtë janë përzgjedhur një staf artistësh e pedagogësh të njohur i përbërë nga Koço Devole, regjisor dhe autor, Bujar Kapexhiu, autor, Gazmend Gjoka, pedagog aktrimi, Gjergj Leka, drejtues muzikor, Flamur Shehu, kompozitor, Joli Gjovreku, koreografe, Erjon Shima– video – grafikë, Pëllumb Kulla, autor, Leka Bungo, autor, Fatmir Minga, skenograf.
Kalendari
Stafi drejtues i qendrës, në datat 18-19 mars do të zhvillojë audicionet mbarëkombëtare të talentit në Akademinë e Arteve. Nga ky audicion në gjinitë e aktrimit, humorit, këngës dhe baletit do të përzgjidhen elementet më të talentuar për krijimin e kompanisë së varietesë shqiptare. Kjo kompani do të përbëhet nga pesë aktorë të rinj, katër balerina, katër këngëtarë, tetë instrumentistë, të cilët do të përgatisin shfaqjen e parë variete, përkrah artistëve të ftuar profesionistë. Shfaqja e parë, premiera, do të jepet në ditët e para të shtatorit. Kjo variete do të prekë skenat më të mira shqiptare në një turne të organizuar nga qendra e spektaklit dhe do të shfaqet në ekran në fund të shtatorit. Është menduar që programi televiziv variete të ketë 16 puntata. Paralelisht me shfaqjen e parë variete, do të prodhohet nga qendra edhe një program tjetër dedikuar festave të dhjetorit dhe kryesisht, programit të vitit të ri 2011. Gjatë muajve të verës 2010 do të organizohet edhe një festival i varietesë shqiptare.