E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika si rrëfehet. Duke shtirë

Për ta kuptuar se sa ka ndryshuar Amerika, mjafton të shikohet mënyra se si rrëfen për luftërat e veta. Në pak sekonda, dy trailer tregojnë humnerën që është krijuar në më pak se dhjetë vite. I njëjti regjisor (Tom Hanks), i njëjti producent (Steven Spielberg), e njëjta ngjarje (një skuadër ushtarësh të rinj në konfliktin e dytë botëror).

Por kur u xhirua "Band of Brothers" Shtetet e Bashkuara nuk ishin ende nën armë: ndryshimi ishte në ajër, do të ndodhte pikërisht atë shtator 2001 kur seria u shfaq nëpër ekrane. Në video gjenden para se gjithash burrat, ‘banda e vëllezërve’ që në episodin e fundit duket se ndjen atë që ndiejnë ushtarët e mposhtur gjermanë. Vdekja, armët dhe shkatërrimet janë në prapavijë, pa emfazë.

Ndërsa traileri i "Pacific" – që është dhënë për herë të parë të dielën – ka një frazë çelës: “Në çka beson? Unë besoj në projektilë”. Ka marinsë që vrasin me gjakftohtësi, i masakrojnë rivalët, përparojnë përmes tokës së shtruar me kufoma. Ka makina lufte amfibe, aeroplanë dhe flakëhedhës në plan të parë. Asgjësohet një armik alien ngase “kauza jonë është e drejtë”. Më 2001 "Band of brothers" i kishte paraprirë stinës së pushtimeve në emër të lirisë.

E "Pacific", me plojën mbi armiqtë aziatikë, është vetëm histori apo i paraprin frontit të ri të përleshjeve të qytetërimeve?

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›