Si përkthehet dhe kush përkthen
Fusha e përkthimit është më rëndësi të madhe për çdo gjuhë. Si në shumë veprimtari të tjera, Kosova edhe në këtë sferë ka ngecur. Arsyet janë të shumta. Ndërsa mangësitë të pakufishme. Ky shkrim eseistik trajton problematikën e përkthimit në mediat
Ilire Zjami - RUGOVA
Fjala përkthim për herë të parë në histori është bërë e njohur nga mjeku humanist Henri Stejnhoull që, ndër të tjera, përktheu Petrarkën dhe Bokaçion. Sipas Piter Njumark, tek arti i përkthimit kombinohen katër fusha: tekstuale, e referencës, fusha kohezive dhe ajo e natyrshmërisë.
Varësisht nga rëndësia e tri fushave të para, për pjesën më të madhe të përkthimeve vlen postulati i natyrshmërisë. Përkthimi, para së gjithash, duhet të ketë kuptim dhe të tingëllojë natyrshëm. Si i tillë, ai duhet t’i përshtatet situatës së përdorimit të mostrave të gjuhës së synuar, situatë ku duhet të tingëllojë “natyrshëm”.
Sipas autorit të shumë librave mbi teoritë dhe rregullat e përkthimit, Piter Njumark, për përkthime inovative, ekspresive dhe për tekste me prestigj të lartë, ky postulat vlen në një formë të modifikuar. Njumark shkruan se nuk vlen natyrshmëria në vete si kriter për përkthimin, por shkalla e shmangies nga natyrshmëria.
* * *
Ky shkrim eseistik trajton problematikën e përkthimit në mediat elektronike të Kosovës. Fakti që në Kosovë kemi një prani të madhe ndërkombëtare, dëshmon se në media përkthehet gjithçka, duke filluar nga konferencat për shtyp, emisionet debatuese, emisionet argëtuese, filmat dokumentarë, programe të huajtura edukative apo arsimore, dhe zhanre të tjera televizive.
Në tri televizionet tona kombëtare, televizionin publik RTK, dy televizionet komerciale RTV21 e KTV ndeshemi me disa lloje të përkthimeve: përkthimin fjalë për fjalë apo konsekutiv, përkthimin simultan apo të fjalëpërfjalësh dhe përkthimin me titra apo përkthimin kontekstual (të besueshëm).
Lloji i përkthimit varet nga natyra e programeve televizive. Një gamë e programeve përkthehen në mënyrë simultane, siç janë konferencat për shtyp, manifestimet me karakter të ndryshëm, takimet e rëndësishme të mekanizmave ndërkombëtare në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare, pastaj spektakle e ngjarje kulturore nga qendra të ndryshme të botës.
Te përkthimet në mënyrë simultane mund të thuhet se më shumë përshtatet, sesa përkthehet nga gjuha orgjinale në shqip dhe anasjelltas. Kjo, pjesërisht, mund të arsyetohet me shpejtësinë e reagimit dhe kapjen e ritmit në të folur nga gjuha e origjinalit.
Te përkthimi simultan, përveç njohjes së mirë të gjuhës nga e cila përkthehet, kërkohet aftësi dhe gjeturi e madhe e përkthyesit. Në shumë raste në televizionet kosovare kemi parë se përkthyesit ngecin apo fillojnë të artikulojnë fjali të paqarta dhe të pakuptueshme për audiencën. Në këtë metodë, përveç gjuhës, përkthyesit duhet të jenë edhe njohës të problematikës për të cilën flitet në atë program.
* * *
Te përkthimi konsekutiv mundësia e interpretimit është më e mirë, pasi njëherë duhet të përfundohet fjalia a fraza në gjuhën origjinale, për t’u përkthyer më pas në gjuhën shqipe.
Zakonisht, kjo metodë e përkthimit përdoret në studiot televizive, ku ka të ftuar mysafirë të huaj dhe ku përkthyesi, po në të njejtën studio, përkthen përmbajtjen e bisedës aty për aty. Nga aspekti vizual përkthimet konsekutive dalin të tejkaluara, të mërzitshme dhe aspak televizive.
Shembuj tipik hasim në shumë programe. Gjatë bisedave me të ftuar jo shqipfolëës, përkthyesit edhe vetë futen në studiot televizive dhe luajnë rolin e interpretuesve gjuhësorë. Përkthime të tilla dalin të fragmentarizuara dhe jo shumë bindëse, për faktin se shikuesi e humb durimin duke dëgjuar njëherë mysafirin në origjinal, më pas përkthimin në shqip, i cili i shmanget natyrshmërisë dhe besnikërisë së anglishtes. Përkthimi në shqip i tipit të sintagmës: “Zotëria thotë se në këtë aspekt është punuar me përkushtim” etj., del klishe dhe shumë monoton.
Ndërsa përkthimi me titra, në aspektin teknik, është më I lehtë për t’u realizuar, në kuptim se të lejon komoditet në kohë dhe mundësi më të mirë në interpretim.
Te përkthimi me titra marrim shembullin e një seriali latino-amerikan, emetuar në një televizion komercial të Kosovës. Kam kërkuar me ngulm të gjej kuptimin e fjalës së përkthyer në shqip “hacienda”. Kjo fjalë në fjalorin e gjuhës shqipe nuk figuron. Vetëm se duket që është “përshtatur” nga një gjuhë e tretë. Përndryshe është fjalë latine, që në shqipe do të mund të interpretohej si pronë, ndërmarrje, fermë - varërisht nga konteksti i përdorimit. Por përkthimi si hacienda në shqipe del irelevant.
* * *
Siç mund të fitohet përshtypja nga këta shembuj të pakët, te të gjitha llojet e përkthimeve cilësia është jashtëzakonisht e dobët. Mosnjohja e mirë e gjuhës shqipe, veçanërisht e sintaksës që është shtylla identifikuese e një gjuhe, hetohet edhe te përkthimet më të thjeshta qoftë simultane, konsekutive apo me titra.
Në to, në të shumtën e rasteve, konstrukti i fjalisë është i paqartë, përkthimi është jo i natyrshëm dhe she shpesh pa kuptim.
Përkthimeve me titra, përveç cilësisë së dobët të përkthimit, kur u shtohen edhe gabimet drejtshkrimore, bëhen irrituese. Jo rrallë bëhen shkak që shikuesi të mos e ndjekin atë film apo program, dhe të ndërrojnë kanalin.
* * *
Një element tjetër i kësaj problematike, janë gjuhët nga të cilat përkthehet. Pjesa dërrmuese e programeve, emisioneve, spektakleve përkthehen nga gjuha angleze, si gjuhë zotëruese në botë. Pastaj ndeshim përkthime nga gjuha italiane, gjermane, frenge, si dhe gjuhët e komuniteteve etnike që jetojnë në Kosovë, serbishtja, boshnjakishtja, turqishtja etj.
Te përkthimet dygjuhëshe, anglisht – shqip apo italisht – shqip, përkthimet janë më të kapshme përkundër mangësive që i cekëm më lartë. Por kur jemi te përkthimet nga gjuha e tretë, atëherë vërehet diskrepanca që e gjymton përkthimin dhe përshtatjen në shqipe. Gjuha e origjinalit është italiane apo ndonjë tjetër, ndërkaq përkthyesi e përkthen filmin tashmë të përkthyer nga italishtja në anglisht në gjuhën shqipe. Shi për këtë arsye këto përkthime dalin të zbehta, jocilësore, madje. Mund të klasifikohen si të dorës së tretë.
* * *
Një problem me fort rëndësi mund të përmblidhet në pyetje: kush përkthen ?
Me përkthime merren kryesisht të rinj, që njohin gjuhët e huaja, por siç e theksuam nuk njohin mirë gjuhën e tyre amtare. Përkthimet e bëra nga kompani të autorizuara për këtë gjë, dalin si pseudopërkthime. Si gjithçka tjetër në Kosovë, edhe kjo fushë është biznes, prandaj pronarët e këtyre kompanive më shumë i preokupon fitimi, sesa kualiteti dhe niveli i përkthimeve që ofrojnë.
Nga një hulumtim i bërë në Kosovë, mësojmë se edhe niveli i arsimimit të njerëzve që merren me përkthime, nuk është i knaqshëm. Përjashtim bëjnë disa përkthyes profesionistë, që punojnë në administratën ndërkombëtare. Ata e kanë përkryer nivelin dhe kualitetin e përkthimit, si faktor të njohjes së mirë të ambientit dhe situatave në të cilat përkthejnë.
Për mangësitë e shfaqura në mediet elektronike mund të fajësohen televizionet tona, që nuk punësojnë përkthyes profesionistë, njerëz të kualifikuar që i plotësojnë standartet audio-vizuale. Përveç njohjes së shkëlqyer të gjuhës nga e cila përkthejnë, njohjes së standardit të shqipes, përkthyesit simultan duhet të kenë zë radiofonik, të jenë të qartë dhe të artikuluar, kritere që rrallë apo kurrë nuk respektohen.
Në mungesë të këtyre profesionistëve, në mediet tona elektronike edhe për shumë kohë do të kemi përkthime të gjymta, fjali të sakatosura, shprehje konfuze, sllavizma e kalke gjuhësore, që e bastardojnë shqipen.
Fusha e përkthimit është më rëndësi të madhe për çdo gjuhë. Si në shumë veprimtari të tjera, Kosova edhe në këtë sferë ka ngecur. Arsyet janë të shumta. Ndërsa mangësitë të pakufishme.
30 Mars 2009