Sherri në familje, nusja 21-vjeçare, levë kokës vjehrrës së saj
Daniela Menga ka goditur me mjete të forta vjehrrën e saj, Nafije Mulaj
Fushë-Krujë – Pas një zënke në shtëpi, e reja 21-vjeçare, Daniela Menga, ka marrë një levë dhe ka goditur në kokë vjehrrën e saj. Mësohet se 57-vjeçarja, Nafije Mulaj, është dërguar me urgjencë në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në familjen ku ndodhi krimi duke prangosur 21-vjeçaren Menga, e cila është duke sqaruar në polici shkaqet që e çuan në këtë veprim ekstrem ndaj nënës së bashkëshortit.
Incidenti
Ky nuk është incidenti i parë që ndodh në një familje shqiptare në kuadër të marrëdhënies tradicionalisht të komplikuar nuse-vjehrrë. Raportet e vështira vjehrrë-nuse shpeshherë kanë bërë që fjalët të degjenerojnë në dhunë. Mospërputhje brezash, apo luftë për mashkullin e përbashkët (djalë-burrë), këto janë dy argumentet që diskutohen mes sociologëve kur analizohet ky grup shoqëror. Madje, kot nuk është shpikur legjenda e vjetër mbi nusen dhe vjehrrën, të cilat brez pas brezi e kanë parë njëra-tjetrën si armike të betuara. Sherri i radhës mes tyre ka ndodhur në Fushë-Krujë dhe u shoqërua edhe me një aksident të rëndë.
Rastet
Sipas të dhënave, zënkat e forta mes nuses së re dhe vjehrrës së saj jo rrallë përfundojnë edhe me konfrontim të fortë fizik. Në disa raste, vjehrrat janë dhunuar dhe kanë përfunduar me trauma në spital, por nuk ka munguar edhe ndonjë rast kur ka ndodhur edhe e kundërta. Sipas psikologëve, “marrëdhëniet vjehrrë-nuse kanë qenë problematike gjatë gjithë ekzistencës së njerëzimit dhe ato nuk janë të pranishme vetëm në vendin tonë, por te ne kanë qenë më të theksuara duke qenë se familja është më e fortë dhe më e lidhur”. Sipas tyre, ky është një raport që nuk përfshin vetëm këto dy gra dhe egot e tyre, por krejtësisht familjen. Ky raport në të dy rastet, qoftë i mirë apo i keq, mund të shkaktojë mosmarrëveshje ose marrëveshje mes gjithë pjesëtarëve të familjes. Marrëdhëniet nuse–vjehrrë janë marrëdhënie që duan shumë përkushtim.
30 Mars 2009