Gjykata jep “burg pa afat” për 4 zyrtarët e Bashkisë
Durrës - Gjykata e Durrësit vendosi dje masën e arrestit “burg pa afat” për katër punonjësit e Bashkisë së Durrësit që u arrestuan ditën e enjte nga forcat e policisë nën akuzën e korrupsionit. Gjyqtari Markelian Kola, pasi ka vlerësuar kërkesën e prokurorit Arian Ndoja, vendosi masën e arrestit me “burg pa afat” për ish-shefin e Policisë Bashkiake Rexhep Bulku, ish-kryetarin e Njësisë Administrative Nr. 4, Luan Shaba, si dhe për shtetasit Bashkim Maloku e Lutfi Dervishi, ish-punonjës në policinë bashkiake, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nën akuzën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën. Gjykata vendosi të lërë në burg pa afat edhe shtetasin Fetah Mataj, i cili u arrestua së bashku me ta, pasi dyshohej se kryente rolin e sekserit ndërmjet punonjësve të policisë bashkiake dhe qytetarëve.
30 Mars 2009