Si puna e Uruçes...
Gëzim Podgorica
Loja u hap, tani me sa duket do të kemi disa raste si puna e Uruçes. Dorëheqje pa asnjë motiv të arsyeshëm publik dhe civil, dorëheqje të përgatitura në mënyrë klandestine dhe të thëna me gjysmë zëri, dorëheqje si në rastin në fjalë vetëm për arsye që naivisht ajo vetë i citoi dhe i pranoi: Qejfmbetje nga mospërfshirja në listën për deputetë! Shumë kurajo kërkon të bëhet publike një arsye e tillë, por njerëzit e përfitimeve maksimale me investime minimale nuk njohin kufi në reagimin e tyre kur preken në interesa. Por gjasat janë se atë që nuk duroi të mbante për brenda Uruçja, do ta bëjnë edhe të tjerë kur të mësojnë lajmin e trishtë të mospërfshirjes në lista, thua se po bëhet hataja dhe pas moskandidimit të tyre çdo gjë në këtë vend përmbyset dhe padrejtësia ka arritur kulmin. Një pjesë që janë dinjitozë heshtin dhe tërhiqen me elegancë nga një betejë për të cilën nuk janë investuar apo për arsye të ndryshme nuk i rezistojnë, të tjerë si shembulli që po i analizojmë që me abuzivizmin e kthyer në metodë nuk kursehen të bëjnë turbullirën e radhës. Mirë bëjnë se të paktën në këtë zallamahi politikanësh që kanë hyrë kontrabandë do të kemi më pak mashtrues e demagogë të paskrupullt. Në fakt, padrejtësia më e madhe është që ne dhe gjithë njerëzia të merremi me ta, por ja që na ka zënë edhe kjo mesele e i duhet shkuar deri në fund. Se minimalisht fare pak kujt i hyn në punë do jetë kandidat apo kandidate për deputet për në parlamentin e ardhshëm Uruçja apo daja i Erionit, por të mësuar edhe me këto tip lajmesh, jemi të detyruar t’i marrim në konsideratë. Eshtë shumë pak e rëndësishme kjo jo vetëm për personazhin e rastësishëm të cilit i referohemi, por edhe për dallgën propagandistike që u orvat të arrinte, por ajo që mbetet është fakti se mjaft personazhe periferikë apo qendrorë të politikës, në rastin më të parë të mosplotësimit të ambicieve të tyre janë të gatshëm të hedhin në erë gjithçka po të jetë se ballafaqohen me mosplotësimin e objektivave personalë. Një provë për këtë të paralajmëruar si mundësi e dha Uruçja e Shkodrës, por potencialisht të tjera përgatiten në PD, PS apo edhe subjekte të tjera. Megjithatë është shumë më mirë kështu. Le të flasin, le të shpërthejnë, ani se për momentin tipa të tillë mund të duken interesantë dhe mediatikë, mund të krijojnë një ngjarje që partitë në këtë garë elektorale e përkthejnë në fitore mbi kundërshtarin politik, por në fund e çlirojnë realitetin tonë nga një sindrom i keq që e ka mbërthyer: Nga falsiteti i angazhimit gjoja në interes të publikut! Mbase pakkush e kujton se kur Uruçes iu ofrua mundësia e kandidimit për kryetare bashkie në Shkodër, garë të cilën e humbi si të gjitha të tjerat kur provoi të përballej me elektoratin, vuri si kusht emërimin e bashkëshortit drejtor në një ndërmarrje të rëndësishme. Kjo, po edhe ndonjë problem tjetër që lidhet me provimet e studentëve, janë të mjaftueshme për të mosbesuar në rebelimin e saj për motive parimore, por për të besuar realisht në atë që lidhet vetëm me interesin e drejtpërdrejtë të kandidimit me çdo kusht, pavarësisht meritave dhe pranimit nga opinioni publik. Kallaji politik u del shumë shpejt rasteve e personazheve të kësaj natyre, që duan me çdo kusht vetëm të jenë përfitues, duke harruar se në garën politike kërkohen edhe kontribute, edhe luajalitet, edhe devotshmëri, edhe sakrificë, por mbi të gjitha kërkohen edhe disa identifikime publike si i pranuar konsensualisht dhe jo i kontestuar masivisht.
Nuk mund të arsyetosh ndryshe kur vetëm disa ditë më parë përbetimet e Uruçes për liderin e LSI-së, Meta, tronditnin qiellin, ndërsa krejt papritur disa ditë më vonë kur ajo nuhat moskandidimin e mundshëm të saj në krye të listës, mohon jo vetëm deklaratat e veta, por edhe artikulimet publike të devotshmërisë së saj për LSI-në. Pa e personalizuar shumë problemin, pasi vetëm indicia e këtij opinioni lidhet me deklaratën e vonuar të Uruçes, ajo që pritet të ndodhë më intensivisht në skenën politike do të jetë rebelimi i disa aktorëve të politikës nga moskandidimi në listat për deputetë. Kjo mungesë e tyre, ndryshe nga se çfarë mendojnë e llogarisin shumë nga ata, ka fare pak gjasa jo vetëm të tronditë politikën, por edhe opinionin e në mënyrën më minimale të mundshme mbështetësit e tanishëm që i rrethojnë me shumë pikëpyetje. Ndodh kështu jo vetëm nga fakti se tani jemi në metrat e fundit të startit zgjedhor ku janë të përcaktuara profilet e partive dhe të platformave të tyre dhe ku nuk priten të papritura në strategjitë elektorale, por edhe për atë që çdo sjellje politike nuk mundet të atakohet publikisht kur ajo është një standard që është i tillë që prej katër vitesh. Kësisoj një ndryshim i sjelljes së individit në çastet e fundit, nuk mund të ketë kredite të besueshme dhe aq më pak të jetë një reagim për çështje parimore. Pikërisht këtu fillon e humb besueshmërinë dhe të vërtetën çdo reagim në këtë moment final të garës politike, dhe rebelimet lidhen dhe arsyetohen natyrshëm e logjikshëm vetëm me probleme personale dhe aspak parimore, siç përpiqen t’i shesin Uruçja në rastin në fjalë, apo të tjerë para e pas saj. Nëse Koçi, Reçi, Koja, Kokona, Sara, Bilani, Çeço, Keta, Çaka, Lalaj, Çukaj, Nikolli, Rukaj, Marku, e të tjerë u larguan para disa kohësh nga PS-ja, ata e bënë një veprim të tillë pasi më parë kishin konsumuar të gjithë mundësitë institucionale dhe legale të kritikës dhe të kërkesës për ndryshim. Ata dhe të tjerë të larguar nga PS-ja nuk e bënë këtë as pabesisht dhe as kur po përgatiteshin listat për deputetë, përkundrazi e bënë edhe kur ofertat politike dhe më gjerë ishin jo pak tunduese. Ata e bënë pasi kishin kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe brenda forumeve lidershipin socialist për mënyrën se si po sillej me statutin, me strukturat drejtuese, me qëndrimin dhe rolin opozitar dhe mjaft çështje të tjera të rëndësishme që dilnin jashtë rrethit të interesave personale të tyre. Prandaj veprimi i tyre konsiderohet jo vetëm legjitim e me kredo të larta morale, por edhe politikisht korrekt. Ashtu siç konsiderohet i tillë edhe rasti i Ngjelës, Bakallit dhe disa të tjerëve në PD.
Por nuk mund të ketë të njëjtin gjykim e arsyetim për ikjet e këtyre ditëve që lidhen ngushtësisht vetëm me interesin e listës. Ikje të tilla me gjithë investimin për mediatizim, mbeten pa gjurmë dhe nuk arrijnë të konsiderohen të rëndësishme, por nuk mund të arrijnë të marrin as rolin protagonist për të cilin naivisht mendojnë. Protagonizmi i munguar për vite me radhë nuk mund të sponsorizohet nga veprime me karakter irredentist në dukje, por në thelb shumë personal dhe moralisht i dyshimtë. Këto lloj kryengritjesh pa pasues nuk mundet dot as të krijojnë probleme në subjektet ku ndodhin, as të krijojë garanci drejt subjekteve që përpiqen të atashohen. Konsumi publik i këtyre personave në krah të formacionit që divorcohen ka qenë i tillë, sa besueshmëria pas ikjes është zero dhe janë pa impakt tezat që hedhin. Mungon argumenti jo vetëm për të krijuar çarje ashtu siç cilësohen në disa media, por mungon argumenti për të besuar në integritetin e këtyre veprimeve. Aq më keq kur komprometohen nga naiviteti politik siç është rasti i drejtuesit të PS-së lokale të Shkodrës, që ngutej për të bërë ofertën e derës së hapur, për t’ia hedhur ofertës së dhënë nga Milo. Por duket ai nuk ka rakorduar në detaje me kreun e PS-së, Rama, që në mënyrë të drejtpërdrejtë thoshte pak kohë më parë për Uruçen: Nuk është ndonjë problem shumë i madh, le ta hajë edhe ajo një përshesh me kos! Ky me sa duket do të jetë standardi për të gjithë të ikurit e vonuar e kundërshtarët trimoshë të minutës së fundit: Përsheshi me kos, pasi në tryezën politike nuk u është rezervuar diçka më me vlerë për të gjithë këta tipa që bëjnë rebelin dhe antikonformistin. Me këta lloj antikonformistësh vështirë se ka garanci ndonjë forcë politike t’i besojë realisht, pavarësisht kartës së diversitetit që i duhet për momentin. Mund të ketë edhe të tjerë së shpejti si puna e Uruçes, por nuk duhen marrë seriozisht...